Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Lindja dhe frika rreth saj

Pershendetje nena si jeni si po kaloni, une jam 37 jave tash edhe dy tri dite hy ne javen e 38 po me ju thane te drejten me ka kap pak frike se si do shkoj lindja, ju kisha ku te me tregoni pak nga eksperienca juaj se si jane dhembjet sa zgjasin dhe a jane dhembje te durueshme sepse shume kam fillu mu frigu sidomos naten me shume me del gjumi, a ju ka ndodh dhe juve te frigoheni para lindjes, ju pershendes dhe ju falenderoj per kohen qe e ndani per pergjegje.

(14 vite më parë)
Trandelina (14 vite më parë)
Dita eshte normale me pase frike, por sa here te kaplon frik mendo sa me fat je qe ke mbete shtatezane dhe kujtoj tjerat qe po luten me ardhe ne ditet tuaja dhe friak ka me te kalu. Mos lejo qe te kaploj frike e madhe se pastaj kjo kalon ne nkath kur ti nga gjendja psiqike ndjen edhe dhembje me te medha se qe jane ne realitet sepse behesh reaksion psikotik dhe nuk te ndihmon kurgje deri te qetesuesi. beso se gjithcka kalon mire dhe po te ishte aq veshtire asnje grua nuk kishte me shku ne salle te lindjes per here te dyte... une per vete i kam tre femije...
(14 vite më parë)
flm shummm mimoza shpresoj dhe une te kaloj leht ishallah shum flm ...
Mimoza <3 (14 vite më parë)
dita valla un ma shum jam frigu ne lindjen e dyt se ne lindjen e par. met than te drejten ne lindjen epar nuk kam hjek shum e ne lindjen e dyt o zot veq dojsha ma mir me vdek. me Qiken e dyt qe e kom gjet mooo nuk um bjen ne mend per femij. Ama kalon shpejt mos u frigo edhe mos i ndegjo shum llafet e gravee me mir asht qe mos te dish asgje. uroj te kesh lindje te leht sikur se un ne lindjen e par. qe per 2 or e kum gjet djalinme dhimt e tonat per 2 or.
(14 vite më parë)
pershendetje sulltanesha mery shumm shumm flm per fjalet e tua me keni nidhmuar shum te gjitha nenat esht nje ndihmes shume e madhe psikologjike kur e ndan me dikend ate qe po te shqeteson ,e ju me keni ndihmuar shum normal esht lindja ime e pare dhe per ate po kam frik po besoni qe tashe jam shum me e qet , po mery do ju tregoj se si kam kaluar vetem e lus allahun te jemi shendodh un e bebi , do ju lajmeroj posa te vi ne shpi ishallah shendosh e mir me gjith beben , ju pershendes shummmm....
Mimi 2014 (14 vite më parë)
Prsh Dita , natyrisht qe frike kemi pas te gjitha para se me lind . Mua me kane zgjatur dhimbjet nga ora 16 :00 deri ora 00:40 kur e kam lindur Adrin . Dhimbjet jane pakëz te veshtira ,shtrenguese rreth belit dhe barkut por normal qe mundesh me i perballu , sepse nese nuk do i perballonim , kushedi se cka do ishte bere me gjithe grate e planetit hehehehhee . Andaj mos u be pesimiste , edhe ti je e forte dhe do ti perballosh , si cdo femer tjeter . Ne momentin kur do e lindesh ,do e përjetosh ndjenjën me te bukur ne bote dhe do i harrosh te gjitha dhimbjet :))) .Te uroj lindje te lehte .Na trego pastaj si ke kalu .Mpuuuq per ty
(14 vite më parë)
amin ishalla te gjitha femrat qe presin me u be nena se shpejti ishalla allahu na ndihmon e kalojm mir edhe ne edhe bebet tona qe mezi po i presim , ju falenderoj shummmmm per pergjegjjet me keni dhene me shum forc dhe friken ma keni hjek paksa me fjalet e juaja mbeshtetse , shum shum flm nga te gjitha ju jeni shum te mira ...
Kloa 1 (14 vite më parë)
pervec se eshte e shkruar qe do vuajme pak, jemi edhe te bekuara nga Zoti . Mendoj qe do jene vuajtje qe do na sjellin gezimin me te madh ne jete. N a shkofte mbare te gjithave
(14 vite më parë)
Dita une sot i kam boo 32 jave edhe une po kam frik boll..po qka meboo.zoti na ka ne dore. e na fal...qka me boo..jemi shrku ne grat me heke paska...:zoti na ka ne dore e na rujte
Kloa 1 (14 vite më parë)
lum ju nena qe keni mbaruar pune me lindjet,sepse ne qe akoma nuk ja kemi nisur po trembemi paksa. Megjithese me shume po e mbaj mendjen tek momenti qe do kem ne krah djalin e mamit te vet. qe tani eshte per mua krejt bota
Egzona Mushica-hoti (14 vite më parë)
Dita nuk ke pse frigohesh te gjitha dhimbjet harrohen vetem lutu zotit te jesh mir ti dhe bebushi yt keshtu kam pas edhe une frik dhe dhimbjet me kan fillu ne gjum jam zgju dhe nuk kam pas koh te mendoj si do tshkoj lindja po vetem kisha deshir sa me shpejt te lind ta kem bebushin ne kreh,te uroj lindje te leht dhe me nje bebush te shendosh...
(14 vite më parë)
pershendetje Dita une jam ne javen e 28 ne shtatzanine e dyte eshte normale qe shqetesohesh ,po mendo pozitivisht se shume shpejt do ta kesh bebin ne dore dhe do te bej shume te lumtur,dhimbjet ne fillim jane si te menstruacioneve pastaj vin duke u shpeshtuar ,jane te durushme se mu kan shume veshtire qysh e pershkrujn me fjale ,kerkush nuk kish mendu per fmien e dyte, te uroj lindje lehte egjitha te mirat
(14 vite më parë)
ju falenderoj shum te gjithave me keni qetsuar me fjalet e juaja do mundohem qe mos te kem frik shum, kur ju po me thuani se do kaloj mir gjithqka ather po nihna shum mir , shum shummm flm nga ju nena ...
(14 vite më parë)
dita mos u frigo mendo qe do ta kesh at engjell ne duar e frika nuk do ket vend tek ti te uroj shendet
Amar Anuar (14 vite më parë)
pershendetje dita edhe une jam ne javen e 36 e kam lindjen e dyte ne lindjen e pare skam pasur friken fare po tash po kam me shume frike sidomos naten e kam djalin e vogle ende si ka dy vite edhe jetoj ne gjermani se di si do ja beje me djalin kush do te kujdeset, te deshiroj lindje te lehte ty e te gjithave nena qe jan shtatzene e bebusha te shendoshe normal bebi pa dhimbje nuk vjen ja vlene per te gjitha sepes bebi eshte gjithcka ne kete bote ...
(14 vite më parë)
dita ishalla ke lindje te leht dhe bebi te shendosh....kur jan dhembjet qdo 5 min athere esht lindja afer edhe normal qe jan dhembje te durushme se zoti i ka len aq sa munesh mi duru....po hiqe friken dhe shijoj edhe pak dit shtatzanin se do shkoj gjithqka si me se miri
(14 vite më parë)
shkendije shum flm per pergjegjjen ishallah edhe mua me shkon mir e jemi mir edhe une e bebushi se valla boll po tutna , shumm flm per pergjegjjen...
Lanika Lanika (14 vite më parë)
dita qdo grua kur te vie koha e lindjes ka frik esht shum normale amo mos ta nin se qdo gje do shkoj mir dhe do jesh mir ti dhe bebushi yt edhe un jom tut teper amo u kry si esht me se miri

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?