Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Testi i amniocentezes

Pershendetje nena, deshta tu ju pyes, a keni bere najkush testin e amniocentezes? se a eshte i rrezikshem, a mund te lendohet femija? ju lutem shume kush ka bere le te me tregon se kam termin te henen me ba, flm shume.

Aferdita Krasniqi (14 vite më parë)
Eraa Era (14 vite më parë)
Aferdita une e kam bere ate test.Ne fakt une e kam bere CVS qe eshte njelloj si amniocenteza vetem se behet me heret.CVS behet ne javen e 12 dhe amniocenteza ne 16.Procedura dhe rezultati jane njelloj.Une e bera pasi kisha histori me down sindrom dhe nuk e bera fare tripletestin por kerkova vete te beja kete analize.Mjeket jan te detyruar te tregojne per te gjitha rreziqet e mundshme por jane shume shume te vogla.Zakonisht rekomandohet nese numrat qe dlin nga tripletesti jane dyshues dhe amniocenteza eshte 100% e sigurte.Ajo nuk zbulon vetem down sindromin por edhe shume defekte te tjera gjenetike.Procedura eshte e thjeshte.Eshte nje gjilpere e holle dhe shume e gjateqe futet ne bark , deperton ne placente dhe merr lengun e bebes.Qelizat e lengut amniotik jane te njejta me qelizat e trupit te bebit.Me pas nuk eshte e thene te rrish patjeter shtrire por te pushosh, mos te ecesh shume,te mos peshosh asgje me shume 1 kg etj.Une e kisha edhe vajzen e vogel e me duhej te kujdesesha per te dhe asgje nuk me ndodhi.Rreziqet jane shume te paperfillshme.Une them qe duhet bere nese mjeku e rekomandon pasi eshte me mire te rrish e qete dhe te kesh nje beb te shendetshem gjithe jeten .Perfundimisht nga eksperienca ime them qe eshte me shume frike nga ideja qe shpohet barku se rreziku i vertete.Shpimin nuk e ndjen fare, bebi mbahet nen kontroll me eko dhe shikohet nese po e prek aksidentalisht gjilpera.Me kete analize zbulohet edhe 100% e sigurte gjinia e bebit.Une pas 1 jave mora gjysmen e pergjigjeve dhe me dolen mire.Sot djali im eshte 7 javesh dhe gezon shendet te plote.Nese do isha perseri shtatezene do e beja perseri kete analize po ti vendos si te duash dhe si te te rekomandoje mjeku.Pasi qe nese tripletesti te del psh 98% eshte nje shifer shume e madhe dhe rreziku per anomali eshte i vogel e nuk ke pse e ben amniocentezen.Gjithe te mirat!
(14 vite më parë)
nje ne 500 e me shume lind me pasoja pas vitete te 35-ta. aminocenteza behet pas berjes se tripel tesitit. nese ai tregon ndonje medyshje atehere duhet te behet. Se di sa javeshe je. procedua eshte kjo. mbi markun e nenes futut nje gjilpere e holle, duke e percjellur gjithmone me ultraze dhe mirret uji i bebes(aminotiku). Rreziku per abort ekziston por me sa di ndodh rrall. lendime tek fryti mund te ndodhin por dhe kjo eshte shume e rralle. ti konsultohu dhe nje here mire e mire me gjinekologun. por kjo nuk bene pa u bere. mos e anashkalo ne rast se testet te kane treguar dicka.
Dija Dija (14 vite më parë)
oj Aferdita vjehrra jem kur i kaa pas 38 e ka niss qikenn e fundit qe e kaa pa tro behanee walla per ata qysh e ka shkru Zoti veqq..te uroj qdo tmir
Lejla Emrullai (14 vite më parë)
gjithashtu te sygjeroj te mendosh pozitivisht, pa stres dhe pa nervoz ta besh testin...
Lejla Emrullai (14 vite më parë)
Aferdita, une nuk e kam bere, por nje kolegja ime e beri pasi qe kishte 35 vjet. Rrezik ka, por eshte minimal, por nga ana tjeter eshte mire ta besh dhe pasi ta besh testin te duhet 3-4 dite pushim te rish me shume shtrire... Kolegja ime e lindi djalin dhe nuk pati pasoja. Te uroj shtatzani te lehte dhe te lindish nje bebush te shendosh. pershendetje

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?