Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Dhembje barku ne shtatzani

Pershendetje nena si jeni a jeni mire, une mire jam, jam ne javen e 39 po e presim bebin me na ardhe kysmet ishallah veq eshte bebi shendosh dhe une, po du me ju pyet se naten nuk po muj hiq me flejt nga dhembja e barkut ne fund te barkut edhe vetem kur rrotullohem me dhem shum sidomos ne anen e majt , a ju ka ndodh dhe juve keshtu se jam bo merak pse po me dhem ma shum ne anen e majt barku , ndersa gjat dites me dhem ne te dy anet e vezoreve nganjeher menxi qe po qohem edhe kur exi me dhem nganjeher po jo shum , ajo qka po mesheqetson esht naten , a ju ka ndodh juve keshtu ... ju pershendes shummm...

(12 vite më parë)
(12 vite më parë)
pershendetje Z S te falenderoj per pergjegjjen , un bera pytje edhe gjinekologut ketu te beba ime dhe me tha qe jan normale keshtu qe nuk ka vend per shqetsim sigurisht jan dhembje pregaditore , dhe un te uroj ty nje lindje te leht dhe bebe te shendosh ...
(12 vite më parë)
Ela1.mua ne lindjen e pare me kan kapur dhimbjet,ndersa ne te dyten njeher plasja e ujrave ngaqe kam marr stimulues
Medina O (12 vite më parë)
Pershendetje Dita, edhe une kam tnjejtat dhimbje ka dy jave sa qe spO mundem as me flejt bile sidomis ana e djathte , jame ne javen e 35 edhe nje dite. Bash kam qen ne merak se qfar po ndodhe nkotroll kam qen em ka than qdo gje nrregull nuk po e di arsyen , shpresoj qe do kesh nje lindje te lehte e fmi te shendosh ishalla
Kosovare 1 (12 vite më parë)
Ka raste te ndryshme,nder to te disa gra ndodhe qe i plasen ujrat pa pasur dhimbje etj
Kloa 1 (12 vite më parë)
ne shumicen e rasteve cila ndodh me para: plasja e ujrave apo dhimbjet?
Kosovare 1 (12 vite më parë)
Dhimbjet që ankon, mund të konsiderohen normale. Janë dhimbje përgaditore që përgatisin nënën për momentin e lindjes. Për moshën e shtatzënisë 39javëshe, nuk rekomandohet asnjë lloj medikamenti për qetësim. Vetëm pozicioni shtrirë anash majtas në momentin kur ke shqetësim, do qetësonte gjendjen tënde. Elimino raportet seksuale dhe qëndrimet e gjata në këmbë dhe qëndro shtrirë sa më gjatë të jetë e mundur. Duhet të dish që lindja konsiderohet normale pas javës së 37-të të shtatzënisë. Fillimi i aktivitetit të lindjes konsiston në tre moment kryesore. Së pari, rënia e tapës mukoide. Së dyti, fillimi i kontraksioneve uterine. Së treti, pa patur asnjë nga shenjat e mësipërme, mund të plasin ujrat, gjë për të cilën gruaja duhet të drejtohet menjëherë në shtëpinë e lindjes. Uroj që çdo gjë të kaloj sa më mirë dhe lindja të jetë e sukseshme me një fëmijë të shëndetshëm.
(12 vite më parë)
te falenderoj albulena shum per pergjegjjen , shpresoj dhe une qe gjithqka te me shkoj mir...
Albulena Ismaili Musa (12 vite më parë)
pershendetje dita, mos u shqetso per asnje dhimt, se te ti ne keto dit secila dhemt duhet te merret si normale bebi qenka nisur te vij ne duart tua edhe shum shpejt ndoshta as minuti nuk e pret e jo dita,suksese lindje te leht edhe nje bebush te shendosh ta kesh mos u shqeteso per dhimbjet se tash bebi ben presionin e vet qe ta hap rrugen e daljes ok gjithqka mendoj se duhet te jet ne rregull nese ti je e qet
(12 vite më parë)
hahahahhaha oj ina jo valla spo du me shty hiq kur e ka shkru zoti tashe veq po pres ,neser kam termin te mjeku po thashe te ju pyes dhe juve se mos i ka ndodh ndonjeres si un , te pershendes shumm....
Ina Ani (12 vite më parë)
Oj Dita po me duket te paska pelqy shtatezania e po don mi shty edhe naj dit :)..shko e beje nje kontroll te mjeku dhe hiqe merakun..te uroj lindje te lehte dhe femij te shendosh :)
(12 vite më parë)
hahahhahahaha jo ela me te than te drejten vetem qe po me dhem barku ne anen e majt me shum per ate po behem merak se jo , kontrrollen e fundit e kam pas para nje jave tashe neser kam me shku prap ne kontrroll , faleminderit per pergjegjjen te pershendes shum...
Kloa 1 (12 vite më parë)
dita besoj qe jane dhimbje normale sepse ti je shume afer lindjes. pse po behesh mos ndoshta deshiron ta mbash me zor bebin ne bark hahahaha.Kur e ke bere kontrollin e fundit??? Mos u shqeteso

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?