Pershendetje nena, vajza ime edhe 7 dite mbush 5 muaj, mirepo ka 3 jave qe jashteqitjen e ka me ngjyre te gjelbert, pediatri me tha qe nuk po ngopet mire, e ushqej me gji dhe qumesht formule mirepo shume pak pin dhe shume pak po shton ne peshe, ka lind 3.200 dhe tani eshte 6.200, spo di cfare te bej, nese keni pas te njejtin rast me keshilloni cfare ti jap?
Denisa kur foshnjat dalin gjelbert dmth. Ka pas te ftohte. Une kam djalin 3 muaj me ka lindur 3.220 g dhe tash peshon 6.500 g mirpo sa te ftohet del gjelbert kur nuk ftohet mire del.
edhe djali im e ka jashteqitjen e gjelbert prej se ka fillu me hanger, edhe une mendoj se ai ngihet se han 3 deri 4 here ne dite nga 120 gr ushqime si peme, perime me mish, jorugt pa yndyre, si dhe drithera, si dhe pi 600 ml qumesht. Ja kam ba analizat e fecesit dhe i kane dale mire. Para 1 muaji nje e afermja ime ishte ne spitalin amerikan dhe ata e kishin nje kanal ne tv ajo me tha se shumica e bebeve sipas doktoreve dalin gjelbert, ne ate kanal mjeket paraqitnin semundjet si dhe trajtimin e tyre. Pesha e bebit tend eshte super e paska dyfishu une mendoj se ngopet masi ka dyfishu peshen.
denisa per veq keshilles qe te ka dhene yllka bisedo me pediatrin per qumshtin ndoshta nuk i ben mir qe i perzin edhe qumsht gjiri edhe formul ndoshta edhe per ate ka barkqitje nese nuk ke gji jepi veq formul por shiko se cila i pershtatet se ato jan disa lloje e sa per barkqitje une te kisha preferu te marresh nje leng te hipit qe eshte Ors dhe lactis b complec
Preferohet që ushqyerja për foshnjen 5 muajshe të fillohet me drithëra orizi të pasura me hekur gjysëm të lëngshme dhe drithëra të tjera siç janë tërshëra apo elbi.Filloni me 1 lugë të vogël drithërash të thata të përziera me 4-5 lugë të vogla me qumësht gjiri apo formule. Gradualisht këtë masë rriteni deri në 1 lugë të madhe drithërash të përziera me qumësht gjiri apo formule, dy herë në ditë.
Nje recete; Karrotat e holla te vogla jane me te embla, keshtu qe merri ato nese mundesh.
2 te mesme te medha karrota qeroj, largoj kokat, dhe prej ne feta. Hedhi ne nje tengjere me uje te vluar, vendose kapakun ne tengjere dhe 25 min leri te zihen deri te behen shumë te buta. Kulloje ( ujin e karrotes ruaje ne ne ene tjeter) beje pire deri ne masen e bute shto ujin e karrotes sa te eshte e nevojshme.
Fillo ushqeje qysh pediatri e shef qe nuk shton mire edhe nuk te thote me ush ncnc fillo drek jepi karota diten tjeter domate edhe diteve tjera ja perzin karot patate edhe gradualisht fillon edhe perimet tjera mas kto ne drek mas dy dite qe fillon me perime fillo me peme banane me moll qeshtu cdo dite tu ja ndryshu edhe drithra :))
Pershendetje nena, vajza ime edhe 7 dite mbush 5 muaj, mirepo ka 3 jave qe jashteqitjen e ka me ngjyre te gjelbert, pediatri me tha qe nuk po ngopet mire, e ushqej me gji dhe qumesht formule mirepo shume pak pin dhe shume pak po shton ne peshe, ka lind 3.200 dhe tani eshte 6.200, spo di cfare te bej, nese keni pas te njejtin rast me keshilloni cfare ti jap?