Pershendetje nena, desha te di se kush nga ju ka provuar ta ushqej beben para 6 muaj me qumesht vita apo alpsko dhe si ka qene reagimi i bebes tuaj nga ndryshimi i qumeshtit?
Mire e ka Anea shume, qumshti Vita ma shume permban uje se sa qumshte, tash spo di veq une kam fillu me Dukat 7 vitamina, i ka pelqy shume, edhe ky Anea qe e ka cek ska fjale shume i mire, mirpo une vajzes ia kam fillu me kete dhe do e vazhdoj, me eshte dasht me ia nderpre gjirin se isha prape shtatzene se perndryshe kurr nuk ia kisha ndai gjirin, mirpo nuk e dashti qushmtin formula edhe nuk pata zgjidhje tjeter.
Nita ja bera like dhe Louises per mos me ezgjat une me te njejtat. para moshes 2 vjeq nuk preferohet qumeshti i lopes. une kam filluar me qumesht lope tek vajza 1.5 vjeq sepse me nuk e ka dashur formulen tek djali 1 vjeq ngase nuk ka pire asnje lloj qumeshti e formulen sidomos nuk e ka dashur por as gjirin. ne rast se e ke ne gji vazhdo vetem me gji ne rast se e ke me formule vazhdo me te. Une nuk besoje qe ka ndonje pediater qe rekomandon qumeshtin e lopes per foshnje nder nje vit ngase qmeshti i lopes nuk perputhet me ate qe organizmit te femijes i nevojitet. nen nje ka proteina shume me shume se sa melqia e foshnjes mund te i perpunoje e nese keto proteina nuk mund te perpunohen atehere dhe demtohet perjetesisht melqia. Une per vete ne rast se nuk do i kisha kushtet buke nuk do haja e foshnjes do ja blija formulen. edhe pas nje viti ne Kosove eshte ne treg nje produket qumesht gjerman qe une ua jap femijeve edhe pse nuk po rekomandohetme H-Milch qumesht qe eshte i velar ne me shume se 100 grade ngase po shduket vlerat ushqyese po eshte 100% produkt gjerman dhe une e perdori ate. e sa per vita mos zemer se femijes i nevojiten kalorite e ai permban me shume uje se sa qumesht e aplpsko eshte zgjidhej qe nese nuk ki tjeter mund ta pedoresh po asnjenjeri as tjetri nuk jane mire te pasterizuar. une nuk e konsumoje per vete.
Shume e vertete qe preferohet me shume formula se te tjera qumshtet, mirepo pyetem se si neve ne ate kohe na kan rritur prinderit me shishe po pa formula, po thjesht me qumesht komercial dhe kemi qene te shendetshem, Egzona une sot e provova ti jap alpdkon dhe e piu pa kundershtim shpresoj qe gjithqka te mi shkoj vajzes ne rregull
pershendetje Nita mua pediatri i vajzes me ka then tja nderpres qumshin formuladhe te vazhdoj me qumsh lope vita ose alpsko dhe fillova mirpo vajza shishen e par as qe e dojke me pi dhe e lash fillova me formule prap
(14 vite më parë)
Nese nje femije ushqehet me qumesht lope, ka bark te ngopur, tru permanent te uritur. Qumeshti i lopes nuk preferohet para moshes 1 vjece asesi, mirepo as pas moshes1 vjece nese ke mundesi me mire eshte formula. Me e mira eshte i gjirit, por po nisem nga ajo qe nuk e ke bebin ne gji. Pra qumeshti i nenes i ploteson nevojat e femiut, qumeshti i lopes ato te viçit dhe qumeshti formule eshte, bile ne gjermanisht edhe quhet zavendesim i qumeshtit te nenes. Tash vijme te pika nr 2, se me as qumeshti i lopes nuk eshte ai qe duhet te ishte, sepse lopet me nuk po ushqehen me bari, po me drithera, deri edhe pleh artificial po ju qitshin per me uaje me shume. Sa i perket alpsko se di, mirepo per vita, te gjithr fshatareve qe ua ka ble qumeshtin ua ka pas nderpre, edhe flitej qe e prodhon me qumesht pluhur, por tash une nuk jetoj ne ks dhe nuk kam njohuri. Tash je ti ajo qe ke pergjegjedi ndaj femiut tend dhe je ti ajo qe vendos se me cka me ushqy. Une ne portal kam lexu nje koment shokues, ku njera ka thene beben 6 muajshe e ushqej vetem me ushqim shtese dhe me kesi langje pemesh tetrapak per femije qe jane vetem ngjyre, e skan aspak leng frutash, edhe ju duke qe edhe pa qumesht po i zhvillohet bebi si duhet.
Pershendetje nena, desha te di se kush nga ju ka provuar ta ushqej beben para 6 muaj me qumesht vita apo alpsko dhe si ka qene reagimi i bebes tuaj nga ndryshimi i qumeshtit?