Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Depresioni pas lindjes

Pershendetje nena te dashura, desha te bej nje pyetje lidhur me depresionin pas lindjes, sepse kam 8 jave qe e kam lindur bebushen time, mirepo me duket se jam ne depresion sepse shume shpesh po me vjen me qajt por gjithashtu edhe po frikesohem se mos burri po me tradheton e tani po me kap njefare stresi shume i madh veq po qaj edhe po rri si e frikesume, ju lutem ndihmomeni nese ndonjera nga ju e ka pas kete problem?

Ela Ela (12 vite më parë)
Brissida (12 vite më parë)
E dashur Ela te kuptoj sh mire per gjendjen ne te cilen ndodhesh sepse kam kaluar vete depresion pas lindjes e me keq se ty. Kam qene sh keq e mora mjekime. Me ka zjgatur nje vit e ca gati. Mos u merzit sepse eshte nje gjendje qe do durim por ne fund do kaloje. Une e kalova keq sepse skisha me ke te flsija pervec burrit pasi jetoj jashte dhe e pata sh te veshtire jeten time te re plus e lodhja me bebin. Menyra me e mire per ta kaluar eshte mos te qendrosh ne shpi por te dalesh sa me sh. qofte e nje shetitje e vogel cdo dite te ben mjaft mire. Mos e lere veten te kalosh ne depresion te rende. Po problem m bebin ke? Pasi une kishte momente qe kisha frike te rrija vetem me bebin tim ne shpi mos i beja keq. Eshte e cuditshme por kur je ne kete gjendje mendon se nga casti ne cast do besh dicka te keqe. Por kjo ndodh nga hormonet, kalon. Te pershendes e dashur e te uroj gjithe te mirat.
Zana . (12 vite më parë)
O Ela une kam qen ne depresion pas lindjes,kam qajt shume,jam frikesu qe spo di mu kujdes per djalin,jam frikesu e po vdes,,,dikur qaja mos e kam hidheru nenen time ndonjehere e sa shume me paska dasht ajo mu,,,dikur qaja per nenat e afrikes ne qfar kushte i rrisin femijet,,e dilja nga banesa e harroja qelesin brenda pasi e mbullja deren mu kujtojke qka kam be!etj,,,nje liste e gjate problemesh qe me preokupjshin ate kohe e me te cilat tash qeshi,kur me kujtohen,,,zemer une te kuptoi shume mire po pas nje kohe edhe ti ke me qesh me vete,veten,,,shijoje kohen duaje bebin shume e tjetrat leri gjerat le te hecin vet,,mu me ka kuptu shume mire dhe me ka perkrah burri,,,fol me te tregoi,,lexoni bashk ne internet,bisedo me nena qe kan qen ne te njejten gjendje te ndihmon shume kur e din qe kjo qe po te ndodh ty ju ka ndodh edhe tjerafe dhe eshte normal.mpuq
Moza M. (12 vite më parë)
Ela, une kam pas depresion te pas lindjes, jo baby blues i cili zgjat vetem 1-2 muaj, nese kalon kjo kohe athere vertet ke te beje me depreson, une nuk e di se ku jeton por nese jeton ne Kosove, Prshtne te kisha thene qe mos me u lodh shume me psikolog se nuk te kryejn pune..mundohu me bisedu me burrin me i tregu atij se ne cfare gjendje je dhe mos prit qe ai me te kuptu ne start, nese e njef gjuhen angleze athere ne google shkruaje post partum for dummies dhe mundesh me e hap nje liber shume i suksesshem...eshte shume normale qe i ke keto ndryshime duhesh me fllu nga vetja: me hanger me shendetshem se depresioni mundet me ardh dhe nga anemia, me be gjumin me te mire, me e be nje orare e di qe nuk mundesh njehere ne jave por spaku mundohu dy here ne muaj dil me shoqet ose thiri shoqet ne mramje kur flen beba...kam lexu se njerezit intelegjent perballen me depresone ( dmth na jemi intelegjente hehe)...blej dicka per vete edhe pse ndeshta nuk e ke trupin si perpara por ska lidhje se prej atij trupi e ke be ate bebe..pas disa vite ke me e pa burrin tend me te trashe e ai ska lind fare...fillo shiqoje nje seri te mire cdo mramje kur flen beba thjesht be dicka per veten tende nese don tjeret me te vleresu dhe po thuaj trunit tend mjaft une di me i kontrollu gjerat dhe une tani kam me te tregu ty se nuk e ki me drejt...une nuk jom tip xheloz por pas lindjes xhelozija ime pat fillu deri ne semundje sepse u pata trashe shume, nuk kam dal fare, buri ne mengjes u veshke parfymsoke dhe shkojke ne pune e dilke ne pauze e une nuk bejsha asgje interesante dhe nuk kisha koh ndonjehere as floket me i pastru se me i rregullu ish lluks..por pas nje viti filluan gjerat te rregullohen dhe cdo gje eshte me se me mire
Jeta . (12 vite më parë)
Ela, rreth 25% e grave ne gjith planetin preken nga depresioni i quajtur postpartum.Postpartum fillon 2 jave pas lindjes dhe zgjat disa muaj por ka raste qe zgjat deri ne 1 vjet.Tretmanet te cilat parashihen si efikase per kete lloj depresioni jane: si fillestar dhe i efkshem eshte trajtimi i komunikimit tende me persona, dhe i dyti jane medikamentet.Shume nena e kalojn kete gjendje vetem me ane te ndihmes se familjes shoqerise, njohjes se nenave te reja sic eshte shembull beba ime, dhe shum shum e rendesishme eshte vetebesimi jot ne vetevete.Ela keshilla ime eshte qe problemin qe ke ta bisedosh me dikend qe e ndjen te afert, duhet patjeter te gjesh dikend me te cilin ti te paraqesish te gjith shqetesimin qe ke, kij besim tek vetevetja,mos i jep mund vetevetes me mendime qe ti nuk je nene e mir apo te ngjajshme,ndaj shqetesimin tend me dikend, kujdesu me shum per pamjen tende te jashtme sepse te ben ndonjehere te ndjehesh mire, grimoju, vishu bukur,mundohu te pushosh,merre beben dhe dil ne shetitje me shpesh duke takuar miq shoqe per tu ndje mire, ndonjehere lerja bebin dikujt per disa ore dhe kalo disa caste te mira me bashkeshortin.eshte kalimtare por te duhet ketu patjeter dhe mbeshtetja e familjes e parnerit dhe shoqerise.te uroj ta kalosh sa me shpejt gjendjen dhe besoj qe ajo do ndodh shpejt.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?