Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Jam shume e pikelluar

Jam nje anetare e re ne portal, po lexoj cdo gje qe shkruhet nga ju, me pelqen shume. Une jam shtatzene, jetoj ne gyrbet po merztem shume per cdo gje me vjen te qaj... kam ndryshu shume a keni qene edhe ju si une? Ju pershendes te gjithave.

Dita Gjinii (13 vite më parë)
Ela Ela (13 vite më parë)
uhaaaa une hala nuk e kom pa dit q jam shtatzane veq kajsha e u merzitsha,bile mami jem um diktoj e mtha mos pahiri je shtatzan,mu as qe ma merke mendja bile,edhe tani mas do jave e mora vesh qe jom,un prej 5 tes jav kom pas qregullime t hormoneve,e sa here i thojsha vetit hajt se skom mu merzit po e kott,kjo osht me hormone,psh un nuk kom pas asni problem rreth shtatzanis,e kom pas ni shtatzani shum shum t leht,ama me hormone kuku,u pata bo si budall hahaha,ishalla t heket kapak kapak se po m dhimesh,ishalla hasmin nuk e shoh qashtu,se e kom provu edhe vet,po teke efundit shko te naj mjek e t jep hapa per me tejkalu,un se kom dit ama mami jem e kish pas t njejtin problem kur u kon shtatzan,ama ajo kish mar hapa e kjo pun i ka para 26 vjetve,qe dmth nuk osht turp me shku te mjeku e mu sheru sesa me hek psiqikisht,me bo me pas njet edhe n shtatzanin e dyt meniere kom me shku te mjeku,sesa me hek sa kom hek. suksese
Dita Xhini (13 vite më parë)
O te Lumt gojaa oj Elaa qe ke shkruajt se me duket vetja vetem une jam kam e piklluar ne kete shtatzanii,po tash ka me mendu vetem per bebin mos ta lendoj ma teper..oj zemer vetem ne javen e 15 jam deri ta lindi bebushin tem hahaha zemer te pershendes shummm
Ela Ela (13 vite më parë)
Dita mos i shti vetit stres se edhe un jom kon n pozit tonden bile edhe shum ma keq,veq kom qajt,jom prek shum prej fjalve t gjithkujt,a para se me kon shtatzan nuk mka intresu hiq kurgjo bash hiq as nuk ma ka ndi,po shpresoj qe kur ta lind engjellin ose engjellushen t kalon. Suksese n shtatzani.
Lule E Bukur (13 vite më parë)
shtatzania te bene me te ndejshme krejt kete pillim e ke nga shtatzania
Lule E Bukur (13 vite më parë)
shtatzania te bene me te ndejshme krejt kete pillim e ke nga shtatzania
Dita Xhini (13 vite më parë)
Ooo ju falenderoj nenaa shume nga zemra, ishe dje te mjeku me tha qe jam shume e stresuar dhe zemra e bebit po rreh shummme... Me duket vetja shume e humbur nga te gjithe, cdo gje me pengon, sikur e tere bota me ka faj... e po keshtu qenka jetaaa. Ju pershendes nena, jeni te mrekullueshmeee!
Linda Linda (13 vite më parë)
pershendetje drita edhe une jetoj ne mergin edhe te te kuptoj se qfar halli ke edhe une jam shtatzan edhe ne fillim shum u merzitsha sikur ti veq qajsha se her kam fol me nenen time kan qajt mirpo dikur e kam kuptu se veq vetes bebes edhe burrit dam po i baj tash mundohem me mendu se sa gzim ka mu kan kur tem lind bebea edhe edi se edhe nena jote apo e jema jan ma te lumtura nese tshohin ty te gzume domethen me merzi i merzitin tjetr e veten mendo pozitv veq
Liza Z (13 vite më parë)
Shtatzenia eshte nje moment shume delikat ne jeten e nje gruaje, por pa dyshim eshte edhe per fetusin dhe per familjaret. Nje hulumtim ka treguar se ne qofte se nena kalon nje stres te forte gjate muajve te shtatzenise, edhe femija i nenshtrohet stresit dhe kjo do te reflektohet ne te gjithe jeten e tij si femije dhe ne moshen e rritur.Shtatzenia duhet jetuar ne menyre te qete dhe te relaksuar, problemet, ankthet dhe shqetesimet duhet te mbahen te gjitha larg.Natyrisht ne nuk jemi makina dhe eshte normale te kemi shqetesime, e rendesishme eshte te evitoni stresin ne doza te larta, si per shembull grindjet e dhunshme te ciftit.
Qershiza Qershiza (13 vite më parë)
Ne shtatzani trupi i njeriut ndyshon, ajo eshte ne nje gjendje tjeter eshte normale e dashur, Edhe une jam merzite kam qajt kur e lija nenen vetem mu ndajke zemra ne copa. Por kur e lind bebin ski me pas kohe as flokt me i la e le ma tjerat.
Besa Lara (13 vite më parë)
te keshilloj dhe un njejt si Eni mos mendo gjera negative por vetem pozitive mendo se si do ta mbash bebin ne duar e gjera e gjera te tjera ndodh te shum shtatzana qe te nryshojne hormonet dhe te jen me te ndjeshme...e ndjeshme kam qen dhe un deri ne muajin e 4 por pastaj ve ndryshova duke menduar gjera pozitive
Eni Deon (13 vite më parë)
dita falendero Zotin qe do te te fal nje bebush e mos e streso veten. mendo pozitivisht se se shpejti do te behesh nene, gjeja me e mrekullueshme ne bote

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?