Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Pergaditja e cantes me gjerat qe nevojiten per ne spital!
Pershendetje nena, jam ne javen e 36 +5 te shtatzenise dhe kam fillu te mendoj per gjerat te cilat duhet ti marre ne çanten kur te shkoj ne spital/maternitet per te lind. Pasi qe eshte femiu i pare per mua, nuk kam njohuri nese mundeni dikush te me njoftoni se cilat jane gjerat esenciale te cilat duhet ti kem me veti ne spital? Faleminderit shume!
Kaltrina Kaltrina (12 vite më parë)
Kloa 1 (12 vite më parë)
anoda cjane trenerka dhe patika?
Melissa Ernes Shala (12 vite më parë)
une kam lind ne Peje kom pas lindje normal veq ni nat te na tmbajn beben nuk ta pastrojn hiq veq e fshin me diqka rrobat e bebes i kom pas me veti nsall hahhaha se fill i lypin e ka ndodh se nlindjen e dyt jom vesh vet pa ndimu motra se ke shum e lodhne e ngrata ncnc tesha kom pas per beben e mu diqka qe harrojsha mi sillke motra burri jastak te na nuk lojn veq ni qebe menxise ma lan mars u kon ftoht buzt djalit mu kan pa nxi se nxemjet nuk i nshojshin
Mili e (12 vite më parë)
Une kam lind ne kushte te jashtzakonisht te kqija bebi nuk e pastrun hiq e lan me nje tavoline katastrof e papaster e pa e mbulu me asgje dul motra ne thirr mjekun e harroj beben me ftyre nga dielli e shorten te koka e bebes po fati ka hy pastrusja i thash mbuloje te lutem ajo beri kuku qysh e paskan len e ajo e mbuloj deri sa erdh motra me vesh.
Kaltrina Kaltrina (12 vite më parë)
Flm shume per kohen qe e keni nda,une do te lindi Kosov,dhe sa jam e informuar vetem nje nat te mbajn ne spital nese indja behte normale, me opreracion 3 deri 4 dit. kaloni nje dite te qete.
(12 vite më parë)
Por ne qe jetojm ne ch me duket nuk eshte e nevojshme me marr te gjitha kto gjera...Psh pershqirat, qarqaf e jastek... A mundet dikush qe ka lind ne ch te me tregoj mua qka eshte e nevojshme me marr me vete ???
Anoda , (12 vite më parë)
Edhe une kam lind ne Kosove,ne maternitetin e Pejes,bebin ma kane pastru te nesermen ne mengjes,por dallojne njeri nga tjetri....Ashtu si te ka thene edhe Ela 1,rrobat per te dal nga spitali i kam pas fut ne nje qante tjeter,dhe ate dite qe ka ardh bashkeshorti me me mar mi ka sjelle,une per vete trenerka dhe patika,e per djalin rroba solemne..sukses...
Mili e (12 vite më parë)
Prershendetje mike.heheh me qeshet kur i lexova komentet e nenave qe te kan dhen keshillat per qanten shum me vend te gjitha kto te duhen ne spital po nese lind Kosov gjysmen smund ti perdoresh nisur nga vetja qe kam shku me lind ne Ks nga mosdija 2dit beben pa e pastru fare sikur ka lind e shum parregullsi tjera uroj lindje te let dje bebushe te shendetshme qdo gje harrohet kur ke beben pran
Kloa 1 (12 vite më parë)
Preshendetje Kaltrina! Edhe une sapo e kam bere gati canten: Per beben: tri pale rroba,tri body, nje pale carcafe,tri napa ,pampers dy pale corape,doreza,kapuce,letra te lagura,nje batanie jo shume te trashe,krem,shampo,puder,fasho te posacme per kerthize,biberon,librin e bebes qe tja vendosin gjurmen e kembes dhe te dores. Per veten time: carcafe,peshqir,fustan lindjeje dhe pas lindjes,sapun,kreher,furce dhembesh,pandofla,te brendshme,pampers ,batanie,mundesisht edhe jastek,tualete. Ndersa rrota qe me duhen diten qe do te dal nga spitali do ti le ne shtepi ne nje cante tjeter dhe do me sjelle burri ate dite,aty kam: nje pale rroba per beben,nje pale per vete,portbeben kaq. Lindje te lehte dhe bebe te shendoshe !
Anoda , (12 vite më parë)
Pershendetje Kaltrina. Une nese nuk kam harruar me vete kam marre keto gjera. Per bebin: Tri pale rroba,kapele,doreza,corapa,tri pale pizhama, tri body.pampersa,2 mbulesa 1 per me mbulu e nje poshte krevatit,krem,shampo,palloma te lagura dhe te terura,1 peshqir. Per vete: Tri pale pizhama,çarçafa,bluza te brendeshme,pasten dhe brushen,kozmetiken,corapa,parfum,deo,peshqir per fytyre dhe peshqir per duar,dhe mos e harro fotoaparatin dhe ndonje liber qe te pelqen. Keto i kam marr une me vete,kam qendruar 3 nete ne spital,pasi qe kam pas lindje me operacion. Cdo te mire dhe shuume suksese :)

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?