Se kam pergadite kurre vec e kam rujt receten, e paten postu ne telegraf nese nuk gaboj
(14 vite më parë)
Autore e recetës: fikrie ukelli - ceka
Përbërësit:
* 6 vezë
* 400 gr sheqer
* 400 gr miell
* 1 pluhur paste
* 1vanil sheqer
* 1/2 lit. Ajkë “hoplla”
* ½ lit qumësht
* 300 gr qumësht pluhur “nestlle”
* 1/2 kg karamel.
Përgatitja:
Tunden të bardhat e vezëve gjersa të shkumojnë mirë. Shtohet sheqeri
Për të vazhduar tundja, gjersa masa të formohet shkumë e qëndrueshme.
Shtohen të verdhat dhe vazhdon tundja. Kësaj mase i shtohet mielli i
Përzier me pluhur paste dhe sheqer vanilje, duke e përzier me lugë,
Gjersa masa të kompaktësohet.
Brumi derdhet në tepsi shporeti të shtruar me letër të yndyrshme,ose
Të lyer me yndyrë dhe të përmillur.
Futet në furrë të nxehtë me temp.180 gardë celsius që të piqet për
Afro 30 min. Pasi të ftohet pak përmbyset, largohet letra.
Në tepsi ku është pjekur, derdhet ajka dhe mbi të vendoset pandispanja
E pjekur. Me ½ lit. Qumësht të ftohtë, trazohet qumështi pluhur dhe
Pasi të përzihet mirë, në mënyrë që mos të mbesin kokrriza qumështi,
Përzihet me 1 lit. Qumësht të vakët. Kjo masë qumështi (1,1/2 l.)
Hidhet mbi pandispanjë duke e shpuar me piru në rast nevoje,që ta pijë
Mirë qumështin.
Nëse karameli është mjaftueshëm i trashë, hidhet mbi, e nëse është i
Hollë, mirë është ai të qitet mbi trileqe atëherë, kur edhe
Shërbehet,kuptohet pasi të pritet në katrorë.
Faleminderit shume;;besa mu kete recet e kerkoja ngase e kam hanger ne ks veq me qumesht dhe hopla e me ka pelqy shume e ketu ne ger e gjeta nje recet me nje lloj qumeshtui te sheqerosur sigurisht eshte qaj nesstle po mu be shume e rende edhe e embel;;;;;flm shume dhe nje dite tembare per ju:
perbersit:
400gr miell
400gr sheqer
6 veze
1 pecivo
1 vanile
preaditja:
i ndajm te verdhat e vezeve prej te bardhes. i vrasim te bardhat miiiir shum derisa behen shkum dhe hedhim sheqerin dhe vrasim perseri me mixer derisa te shkrihet mir sheqeri. kur te shkrihet sheqeri shtojm te veerdhat e vezeve dhe vrasim edhe 20 minuta me mixer..e ndalim mixerin dhe shtojm miellin pecivon dhe vanilen dhe perziejm me nje lug te madhe derisa masa te bohet homogjene. ne tepsi shtrojm leter me vaj dhe hedhim masen e pregaditur..e pjekim ne fur.un e pjek ne fur me plin ose me dru shum pak e perdori furen me rrym.kur te pjeket e largojm letren me vaj dhe kthejm brumin perseri ne tepsi. tani marrim 1liter qumesht dhe 500ml hopla i perziejm bashk dhe ja hudhim persiper...kjo ka edhe qumesht nestle por shum ron eshte me gjet edhe eshte shum shtrejnt un e boj vetem me hopla dhe me qumesht...p
Zana edhe un kom qef me dit me qit trileqe po mesa di un duhet me 3 lloj qumshti me qit...ma shum nuk di ;-p
Por hy ne www.tryeza.org besoj qe aty ki me gjet receten per trileqe e shum receta tjera!!
Te pershendes!
Pershendetje nena. A jeni mire, bebet si i keni? A mos e din ndonjera nga ju receten e trileqes? Mbeteni te pershendetura. Zana.