Ne cilen jave fillon muaji i nente (9) i shtatzanise?
Pershendetja te nderuara! Uroj te jeni mire ju dhe familjet e juaja :) Ne cilen jave fillon muaji i 9 i shtatzanise, ne javen e 34 apo ne te 36-ten? Pasi ne javen e 34 shkruan se "dita e madhe eshte vetem nje muaj larg" ndersa disa me kane thene se fillon ne te 36-ten! Dite te mbare!
Yllka faleminderit per pergjigjen :)
H & k une tash jam ne mbarim te javes se 35-te, faleminderit per tekstin e postuar.
Te uroj shtatezani te mbare deri ne fund me nje bebush te shendetshem :)
Rita un gjeta ket pershkrim te mujait te 9, dmth ne javen e 36, edhe gjera tjera qe besoj qe do hyjn ne pun:
Në muajin e nëntë (afërsisht në javët 36 – 40): Emocionalisht ju jeni e acaruar, jeni shumë e ndjeshme, keni
më shumë ankth, më shumë frikë, harroni akoma më shumë. Fizikisht ju mund të ndjeni më pak shkelma nga
fëmija, por më shumë dridhje, (spërdredhje), sepse fetusi ka më pak hapësirë për të lëvizur. Ngathtësia rritet,
keni vështirësi për të lëvizur, (mezi lëvizni). Mund të keni shtim të oreksit ose edhe humbje të oreksit. Në këtë
fazë shtohen energjitë ose lodhja, ose mund të keni herë njërën dhe herë tjetrën në periudha të alternuara.
Ju gjithashtu mund të ndjeni kapsllëk, uth (djeg-je stomaku), përzjerje stomaku, fryrje barku. Herë mbas here
do të ndjeni dhimbje koke, marrje mendsh dhe humbje ndjenjash (të fikët). Në këtë fazë do të ndjeni bllokim
hundësh, rrallë rrjedhje gjaku nga hundët, të del gjak nga mishrat e dhëmbëve, si edhe rëndim të dëgjuari. Do
të keni ngërç në këmbë, zakonisht gjatë natës, do të shtohen dhimbjet e mezit dhe do të keni një rëndesë të
përgjithshme. Nuk do të ndjeheni rehat, madje do të keni edhe dhimbje në të ndenjurat dhe në mitër. Ënjtja e
kyçeve dhe e këmbëve shtohet, dhe gjithashtu edhe e duarve dhe e fytyrës. Duken variçe në këmbë. Mbasi
bie poshtë fëmija do të vini re lehtësim në frymëmarrje, por urinim më të shpeshtë, sepse kur bie foshnja ajo
do të shtypë më shumë fshikëzën e urinës. Në këtë periudhë do të keni më shumë kontraksione dhe shpesh
disa nga ato janë shumë të dhimbshme.
Pershendetja te nderuara! Uroj te jeni mire ju dhe familjet e juaja :) Ne cilen jave fillon muaji i 9 i shtatzanise, ne javen e 34 apo ne te 36-ten? Pasi ne javen e 34 shkruan se "dita e madhe eshte vetem nje muaj larg" ndersa disa me kane thene se fillon ne te 36-ten! Dite te mbare!