Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Përgatitja për operacion cezarian

Pershendetje, jam ne javen e 36 te shtatzenise edhe 2 jave do te lindi, kam vendosur per operacion cezarian dhe mjeku e ka perkrahur idene time. Meqe eshte shtatzenia ime e pare nuk di çfare te marr me vete ne spital, dhe ju qe keni lindur me operacion ju lutem mi tregoni pervojat a juaja. Ju falenderoj te gjithave dhe pres pergjigje nga ju. Eda :)

Eda (13 vite më parë)
Dhurata (13 vite më parë)
Po Eda ne spital duhet te marresh teshat e bebit (pampersa, palloma + veshje) per vete se pari nje fustan nate (per lindje) mandej pixhama per vete dhe te mbrendshme, sukseseeeeeee.
Mimoza (13 vite më parë)
Na shkruaj pasi te kthehesh nga spitali me anetarin e ri te familjes:)
Eda (13 vite më parë)
Shqipe te felenderoj per keshilla, shpresoj se edhe une do t'kem lindje te lehte ashtu sikur edhe ju qe keni pasur. Me komentet tuaja me keni japur zemer edhe me shume. Pershendetje dhe shpresoj qe djali te t'beje nenen me te lumtur ne bote :)
Shqipe (13 vite më parë)
Eda, une kam linde djalin me operacion lokal qe 9 muaj, lindjen e pare edhe une e kam pas. Gjerat i kam marr normal per bebe, per vete te duhen pampersa se ke gjakderdhje shume, pixhame e gjate, edhe nje tjeter te paster se ajo te gjakoset e para, palloma te lagta, breke, Kese per urinim nuk kam marr une. Mundesh me pas vjellje mirepo une nuk kam pas asnje komplikim, te them sinqerisht mos u tut aspak une shume lehte e kom kalu. Krej 30 min zgjat bile qaq shpejt kam linde sa qe kur kam pyet a jam gati me kane thane motrat je duke kep se djali nuk ka qajt ne momentin e pare. Te nesermen kam ece as dhimte nuk kam pas aspak, mas 3 dite e kam hek fashen se duhet varra mu ajros. Nonstop je nen kontroll, te japin ushqim artificial dhe ineksione kunder dhimbjes. Beben e shen ne momentin qe linde, edhe te nesermen kur te lajrgojne prej dhomes intenzive ta bijne ne dhome. Mas 3 dite te lirojne prej spitali. Une te deshiroj lindje te sukseshme dhe jete te gjate bebes.
Eda (13 vite më parë)
Mimoza te falenderoj nga zemra per keshillat dhe kete ndihme te madhe qe ma ke japur dhe ne te njejten kohe me ke jep vullnet per operacion.Tani e kam te qarte se si duhet te pergatitem :) Te falenderoj edhe nje here dhe uroj qe ti dhe beba te keni jete te gjate dhe te lumtur :)
Mimoza (13 vite më parë)
Pershendetje Eda, urime per lindjen dhe te uroj nje lindje sa me te lete. Nese ke me lind ne spital ne Prishtine se ne tjera vende nuk i di kushtet te nevoiten: qarshafa, pampersa, letra te lakta, dhe nje kese me ilace dhe qetesues, mu me kane kerku trodona me marre por per ate konsultohu me mjekun dhe nje supozitore per diten e neserme e cila te ndihmon per jashteqitje (emri nuk po me kujtohet) dhe keset per urinim. Me vete ne intenzive e merr nje shishe me uje jane disa sikur cucllat e femijeve masi ke me pas veshtire me livrit 24 oret e para dhe kursesi mos e haro nje limon kur te del pija mundet me te ardh me vjell dhe i merr ere dhe i lyen buzet e mjaft te ndihmon, nje kese bombon mentoll per me u fresku dhe peceta intime (ulloshka) dhe pampersa te bebes i len afer se mundesh me pas me shume gjak derdhje e te ndihmojne motrat. Une kam lind me operacion dhe ka qene bash lehte dhe muj me thon qe edhe kenaqesi se as nuk kam pas dhimbje dhe kam qene ne gjendje krejt te qete per me e pa beben time, normal qe nje jave pastaj pak ke me pas problem me varren po te kesh kujdes lidhe barkun me shall kur don me hec se e ke ma lehte dhe krejt operacioni prej momentit te pare deri sa kom dale prej salles ka zgjat 45 minuta me duket shume shkurt ka qene dhe bash lehte. Shpresoj qe munden me te ndihmu keto qe i shkrova.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?