Pershendetje nenaa... si jeni si po kaloni sot? jam ne javen e 36 dhe mbreme kisha pak dhimbje perfundi barkut dhe si kur me te shpu dikush poshte... edhe lindja ime e pare se deshta te ju pyse a ju ka ndodhe ndonjeres... a do te thote se lindja po afrohet apo qka?
Pershendetje Mimi edhe une kom as lloj dhimbje gati ni jave tash edhe dy dit boj 37 jave mirpo asgje nuk ka , sipas gjitha gjasave edhe sa kam pa edhe tjerat nena ne ket mosh kishin kto lloj ankime , une perveq dhimbjes se fundit tbarkut kom pas edhe kontrasksione ama sot me jan ndal pak me mir jame, ndoshta jane pergaditore, klm
Dhimbjet që ankon, mund të konsiderohen normale. Janë dhimbje përgaditore që përgatisin nënën për momentin e lindjes. Për moshën e shtatzënisë 36 javëshe, nuk rekomandohet asnjë lloj medikamenti për qetësim. Vetëm pozicioni shtrirë anash majtas në momentin kur ke shqetësim, do qetësonte gjendjen tënde. Elimino raportet seksuale dhe qëndrimet e gjata në këmbë dhe qëndro shtrirë sa më gjatë të jetë e mundur.
Duhet të dish që lindja konsiderohet normale pas javës së 37-të të shtatzënisë. nëqoftëse çdo gjë shkon ashtu siç duhet atëherë edhe fëmija do të qnëdroj së bashku me nënën.
Fillimi i aktivitetit të lindjes konsiston në tre moment kryesore. Së pari, rënia e tapës mukoide. Së dyti, fillimi i kontraksioneve uterine. Së treti, pa patur asnjë nga shenjat e mësipërme, mund të plasin ujrat, gjë për të cilën gruaja duhet të drejtohet menjëherë në shtëpinë e lindjes.
Uroj që çdo gjë të kaloj sa më mirë dhe lindja të jetë e sukseshme me një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje nenaa... si jeni si po kaloni sot? jam ne javen e 36 dhe mbreme kisha pak dhimbje perfundi barkut dhe si kur me te shpu dikush poshte... edhe lindja ime e pare se deshta te ju pyse a ju ka ndodhe ndonjeres... a do te thote se lindja po afrohet apo qka?