Per ato femra qe kane bere hsg per hapjen e tubave
Pershendetje nena. Do doja nga ju nje info te detajuar rreth tubave te fallopit, si mund te kuptohet se tubat jane te mbyllur, a eshte e dhimbshme procedura qe perdoret per hapjen e tyre dhe a kushton shume? ju lutem me ndihmoni se kam bere shume analiza tani kjo me ka ngelur pa bere, nese keni mundesi te me thoni cdo gje qe dini lidhur me tubat e fallopit. Ju flm nga zemra.
prsh adisa une personalisht e kam ber i ka fro 1 vit kjo behet permes organit gjenital me nje far si injeksion ta lshon mrena do far kontrasti e ne rentgen i kqyr a po kalon neper tuba qata nuk esht e dhembshme une e kam ber ne prizren dhe me ka kushtu 100 euro privat e kam ber nese e don adresen mundem me ta dhen
adisa sa ke qe tenton per shtatzani?une kam 2vjet dhe i kam bere te gjitha analizat vetem kete jo pasi dr tha qe kjo duhet ber ne fund.besoj se edhe une kam per ta ber se te gjitha te tjerat me kan dal mir.
Adisa.. Kalueshmeria e tubave te fallopit vleresohet permes hsg.
Mua mjekja me ka thene se nuk eshte procedure e veshtire, eshte pak e dhimbshme por jo shume, hsg behet pas ciklit.. Une kam pas me bo, sepse edhe une si ti kam kry plot analiza, mirepo pikerisht kur kam pas me bo hsg, per fat ate muaj kam ngel shtatzene.. Sa per cmimin nuk jam e informuar... Qfar lloj analiza ke bere ti dhe si te kan dale? Te uroj qdo te mire dhe shendet
(14 vite më parë)
un e kam ber adisa per te kuptuar qe a jan tubat e mbyllur behet hsg,po mu nuk me kan dal tubat e mbyllur nuk kam pas nevoj per nderhyrje tjeter,mu me kan dhan ungjikcijon ne krah per qetsim se esht e dhimbshme nuk e di sa kushton se un pa pare e kam ba se e paguj sigurimin te pershendes
Histerosalpingografia hsg, është ekzaminim i cili shërben për të parë kalueshmërinë e tubave të fallopit. Ajo realizohet nëpërmjet një aparati që injekton contrast dhe më pas bëhet grafia dhe verifikohet kalueshmëria e tubave. Proçedura nuk eshte e vështirë dhe aspak e dhëmbshme.
Ky ekzaminim bëhet në ditën e 5-të pas menstruacioneve,keshtu kam lexuar ne literature se se kam provuar vete...