Cka sinjalizojne sekrecionet e kafta?
Nena te dashura, se pari ju pershendes. Jam nje antare e re e kesaj faqeje te bukur. Kam afer nje vit qe provoj te ngelem shtatzane. Ciklin nuk e kam gjithmone te rregullt, koheve te fundit ka filluar te me rregullohet. Dje jane bere nje muaj qe kam pas ciklin. Ne mes te kesaj kohe me date 23. kam pas ca shenja te gjakut te lehte vetem nje dite. Pastaj gjoksin e kam te fryere dhe shume te ndijshem. Por dje e sot me kane filluar sekrecione te kafta, nganjehere te errta dhe me dhimbje barku e sidomos ne mesidite. Dje pasdite bera edhe nje test shtatzanie, por me doli negativ. Gjoksin akoma e kame te ndieshem ne prekje dhe te fryre,si dhe me shoqerojne keto sekrecione me ngjyre kafe...cfare mund te jete? Cikli normal akoma nuk me fillon.
Melisa .
(14 vite më parë)

