Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

A jane shansat me te medhaja per te konceptu djale ne ditet e ovulimit?

Nena me kane thene se kur ke marredhenje ne diten e ovulimit shansat jane me te medhaja per te lind djale, nuk e di sa eshte e vertete, me kane thene djemte jane me te shpejte se vajzat por jetojne me pak nqs dini diqka ma shpjegoni? Flm per ju qe shkruani.

Mire Thaqi (14 vite më parë)
Mire Thaqi (14 vite më parë)
per qka eke fjalen floa
Floa Gra (14 vite më parë)
Shqiptaret e shkrete gjithmone te prapambetur do ngelen
Kloa 1 (14 vite më parë)
Sikur te ishte kaq e thjeshte qe te zgjidhet gjinia e femijes atehere nuk do kishte vajza te pakten ne familjet shqiptare hahahahhahaaahhahhahahaa. E rendesishme eshte te mos mbetet cift pa femije dhe te jene te shendetshme nuk ka rendesi djale apo vajze
Kloa 1 (14 vite më parë)
Karakteristika e qelizave seksuale Për t’u kuptuar çështja e metodave të përcaktimit të seksit të njeriut, doemos është që të njihen disa karakteristika themelore të qelizave seksuale. Teoritë paraprijëse mbi seleksionimin seksual bazohen në faktin që qelizat seksuale, spermatozoidi dhe qeliza vezë, kanë 23 kromozome, dhe bartin nga një kromozom seksual. Seksi i fëmiut përcaktohet gjatë mbarësimit, d.m.th. nëse qeliza vezë e frytnon spermën me kromozom x, do të fitojmë fëmi femër, por nëse sperma përmban kromozom y, do të kemi fëmi mashkull. Seksi i fëmiut, pra, në tërësi varet nga sperma e cila e ka frytnuar qelizën vezë e cila të gruaja del një herë në mes dy menstruacioneve. Ekuacioni i seksit femëror është: veza x + sperma x = xx = fëmi femër. Ndërsa mashkull: veza x + sperma y = xy = fëmi mashkull. Sperma përbëhet nga përzierja x dhe y kromozomeve, të cilat për shkak të karakteristikave do ta quajmë “x ekzistues” dhe “y i shpejtë”, ndërsa marrëdhënia e tyre në spermë është përafërsisht 50:50. “X ekzistues” është bartës i seksit femëror, spermatozoidët x janë më të mëdhenj, më të ngadalshëm dhe jetojnë më gjatë. Janë shumë më rezistentë në florën vagjinale dhe mund të mbijetojnë bile edhe 5-6 ditë. “Y i shpejtë” është bartës i seksit mashkullor, spermatozoidët y janë më të vegjël, por kanë bisht më të gjatë që i bën më të shpejtë dhe më të lëvizshëm, por nuk janë rezistentë dhe nuk mund të jetojnë gjatë, dhe në shumicën e rasteve vdesin në afat prej dy ditësh. Në bazë të këtyre karakteristikave të dukshme të spermatozoideve x dhe y, janë zhvillluar teoritë për atë se si mund të ndikojmë në rritjen e shanseve në fitimin e fëmijës së dëshiruar femër ose mashkull. Përveç kësaj, është me rëndësi të përcaktojmë ditën e saktë të ovulacionit me njërën nga metodat standarde. Ovulimi paraqet lirimin e një ose më shumë qelizave vezore nga vezorja të cilat janë të përgatitura për mbarësim, dhe kjo në realitet paraqet periudhën mbarësuese të gruas. Meqe ju thoni se po te kryesh mardhenie ne diten e 14 del djale:::Vertete mund te kryhet mardhenie ne diten e 14 te ovulimit por mund te ndodhe qe spermatozoidi y te shkoje tek veza ne diten e 15 Metodat mjekësore për zgjedhjen e seksit të fëmijes Metoda e parë: Metoda natyrale e cila bazohet në përcaktimin e seksit të fëmijes duke bërë abortin e fetusit nëse nuk është seksi i dëshiruar. Metoda e Ericssonit bëhet me mënyrën e mbarësimit artificial pa marrë parasysh qoftë e jashtme (i ashtuquajtur fëmi nga epruveta), ose e brendshme, përqindja e suksesit të shtatëzënisë është 25%, ndërsa të fituarit e seksit të dëshiruar arrin deri në 80%. Metoda e tretë: Metoda e Johnsonit bëhet nëpërmes mikro-inseminimit jashtë trupit të femrës e cila është shumë më precize, dhe pas vërtetimit të seksit të fëmjes, fëmija embrion vendoset në mitër, ndërsa përqindja e suksesit me këtë metodë është 50%, kurse fitimi i seksit të dëshiruar arrin përqindjen bile deri në 99%.
(14 vite më parë)
Un kam ndegju qe nese ne diten e 14 behet ovlimi ateher femija ka shanca te jet djal e ne ditet tjera vajz, sepse sperma e djemve jeton ma shkurt edhe kjo dita e 14 pas menstracioneve eshte shanca ma e madhe me i ovulu femra...un kam rast qe vet nje grua ka dasht djal ta ket femijn edhe edhe gjat dites se 14 ka bo mardhenje dhe tash ka djal. Por prap nuk e di sa eshte e sigurt kjo, po flas ne baz te mjeksis dhe ne provoj te shoqes.
Floa Gra (14 vite më parë)
A bravo ela1 se ngelen me djale keto aman
Mire Thaqi (14 vite më parë)
Flm shum nena desha te pyes se kam degjuar,dhe thash jeni nena mos ndokush e provu.
Yllka Sopjani (14 vite më parë)
jo mire nuk eshte e vertet,pajtohem me elen qe thote edhe djemet edhe vajzat ndoshin ne ditet e evoluimit ama ate se cfare ka me lind e cakton veq Allahu
Kloa 1 (14 vite më parë)
me cfare di une edhe djemte edhe vajzat ndodhin vetem ne ditet e ovulimit,sepse nqs femra nuk ka ovulim atehere ajo nuk mund te mbetet shtatzene
Alda Alda (14 vite më parë)
edhe une keshtu kam degjuar po nuk e di sa eshte e vertete

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?