Pershendetje nena! Mora shkas te shkruaj per problemin tim, pasi pashe edhe nena te tjera qe kishin te njejtin problem. Te pakten kjo gje me ngushelloi se nuk isha e vetmja qe ndihesha keq, pasi me dukej sikur te gjitha nenat ishin te lumtura dhe se nuk ishte asnjera si une. Deri muajin e dyte te jetes se djalit tim ndihesha njeriu me i lumtur ne bote, pasi kalova edhe nje shtatzani perfekte. Por diten qe djali im mbushi dy muaj, a thua sikur dikush ndryshoi gjithcka me dore. E mbaj mend edhe diten kur me filluan disa mendime jo te mira per shkak te te cilave vetem qaja. Kur ngrihesha ne mengjez, kisha ankth se edhe dita ne vijim do me sillte po te njejtat mendime. Kjo gjendje me kaloi disi pasi ndryshova rutinen e perditshme. Por tani qe djali im eshte shtate muaj dhe nderkohe kam dale edhe ne pune, ndonjehere me ndodh te ndihem keq si me pare. Akoma me keq ndihem kur mendoj se a do me kaloje kjo gjendje dhe se mos me zgjate gjithe jeten. Ju lutem ju nena qe jeni ndier si une dhe keni arritur ta kaloni kete gjendje, te me tregonit dhe keshillonit nga pervoja juaj?!
Kela ela(14 vite më parë)
Kela ela(14 vite më parë)
Ju falenderoj te gjithave per keto keshilla dhe per kohen qe keni shpenzuar. Gjithashtu ju uroj gjithe te mirat dhe qofshi te lumtura.
vijnë ditët gri, si të mos bini në depresion? Metereo-patia. Kështu cilësohet sëmundja, e cila ka lidhje me efektet që shfaqin tek ne kushtet e motit. Dhe që tashmë, me mbërritjen e sezonit gri, të shirave të vjeshtës dhe më pas, ditëve të ftohta e tepër të shkurtra, bëhen edhe më të dukshme. Njihet si një sëmundje e veçantë, e cila sjell trazira të konsiderueshme tek ata që vuajnë nga ajo që quhet ndarje midis \\\"personit të verës” dhe “personit të dimrit”, shoqëruar me çrregullime të dukshme të personalitetit. Simptomat e saj, fillojnë të shfaqen në mes të shtatorit dhe tetorit, si letargji, shtim në peshë dhe humor i keq, të cilat janë edhe më të zakonshmet. Në mënyrë të veçantë, mjekët dhe psikologët përballen me pacientët metereopatikë, që shfaqin depresion, pesimizëm për të ardhmen, mungesë të energjisë, apati, rritje të nevojës për gjumë apo vështirësi zgjimi në mëngjes. Shoqëruar me nervozizëm, qarje, ulje të dëshirës seksuale etj. Në prani të më shumë se një prej këtyre shenjave, është gjithmonë mirë që të konsultoheni me një mjek për t’u diagnostikuar, nëse ato shfaqen nga lodhja kronike apo ndryshimi i stinës. Por si mund të trajtohet kjo sëmundje? Ilaçi kryesor i saj, është drita. Në fakt, shumë trajtime konvencionale mjekësore përfshijnë përdorimin e burimeve të lehta të dritës, si edhe llambat, kombinuar shpesh me anti-depresivë, për të rregulluar pikërisht serotonin, hormonin e kënaqësisë dhe mirëqënies mendore. Ndërsa në mënyrë praktike, ju mund ta kuroni veten përmes stërvitjeve, sidomos jashtë në natyrë, dhe kështu ulet niveli i sëmundjes. Disa masa të tjera që mund të jenë të dobishme dhe që nuk duhet të nënvlerësohen janë rritja e dritës natyrore në shtëpi, dalja në mesditë edhe në dimër, dushe të nxehta, por edhe lëvizjet e shumta në natyrë.
me beso se edhe une qe skam nje beb ta kesh me jete o zot, kjo gjendje eshte prej kohes, cdo person ka dite si keto te tuat dhe nuk je e vetmja. Te uroj me te mirat per ty dhe bebushin tend
Kela ndoshta nuk je ne depresion por ne ty eshte zgjuar ndjenja e intuites se nenes se mos i ndodh dicka femijes se saj. Ke frike mos i ndodh dicka dhe mendon vetem gjera negative. Mos i qo mendt asajde se femijet i ruan zoti ndersa ti ji krenare qe je nene. Gjithe te mirat.
e dashura Kela te uroj ne ket moment te nalesh ti mbyllesh syt dhe tmendosh nga vjen depresjoni? dhe mendojke por sikur djali im te ishte i semuar fizikisht apo psiqikisht? sikur te kisha probleme te mdhaja ne qift apo familje a do kishe depresjon mendoj qe njeri vet e qet veten ne depresjon e sidomos pa naj arsyje ej bonu psikolog i vetvetes e dashur mendo sa femra osht qe e endrron nje femi ta kat pran veti mendoh mir dhe e sheh sa let osht te kalohet depresjoni, un ende skam lind plus jam regjim shtrati shendeti jo edhe aq i mir jam ne mergim burri ne pun gjat dites un vet pa as kond por as nje her nuk kam ren ne depresjon sepse nuk e lejoj veten te perqafoj ty e bebush dhe pse nuk te njoh thjesht u ngrita nga shtrati per te ndihmuar sa do pak.
Pershendetje Klea une kam vajzen 5 muajshe, une nuk e kam provu kete depresion, mirepo edhe kur behem nervoz e po mbetem pa gjume gjithashtu edhe une dal ne pune dhe po lodhem teper, por vetem duhet ta mendosh ate qe duhet te jeshe me e lumtura ngase ke nje femije te shendetshem, dikush do te jepte qdo gje dhe do te bente te pamunduren per nje bebe dhe ti e ke ate, une kur jam nervoz ndegjoj muzike dhe me kalon, mos i fut vetes mendime te keqija ne koke , jeta eshte e shkurter sja vlene te merzisim veteveten, mendo vetem pozitivisht dhe shume shpejt ke me e tejkalu kete situate.
E dashur Kela nuk je e vetmja qe je keshtu. Edhe une kam depresion pas lindjes qe kam nje vit e ca qe kam lindur e ende ka dite qe ndihem shume keq. Ti cfare shenjash ke? Cfare mendime te vijne?