Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Udhetimi ne javen e 35-36 te shtatzenise
Pershendetje nena, shpresoj qe tju gjej mire te gjitha, deshiroj te di nga ju se a mundem te udhteoj ne javen e 35, 36 rreth 5 ore? pres ndonje pergjegje nga ju, cdo te mire.
Arjona Jona (14 vite më parë)
(14 vite më parë)
Arjona nuk jemi te gjitha njesoj une 13 ore kom udhetu me vetur Slloveni-Kosove ne javen e 26 dmth para 3 jave 13 ore kur kom shku edhe 13 ore kur kom ardhe ketu nuk do te thot qe mundesh ta perballosh nje udhetim te gjate por sidoqoft konsultohu me mejkun tuaj per te qene me e sigurt dhe me pak probleme te pershendes.
Jeta . (14 vite më parë)
Arjona, une ne javen e 27 kam udhetuar me veture 4 ore.gjendja ime gjate gjith shtatzanise kam qene stabile dhe e kenaqeshme por nga ky udhetim une pata lodhje te madhe fizike.edhe pse kemi bere ndalesa, nga ajo dite e derisa linda shtylla kurrizore me ka dhimbt vazhdimisht.cdo konstruksionn i trupit dhe organizem eshte ndryshe kete duhet patur parasyshe.nese merr guximin te udhetosh atehere beje pregaditje e duhur ne menyre qe tju shmangesh lodhjeve te teperta fizike.nje rol te rendesishem ketu luan dhe tipi i veture, preferohet te jete me e re dhe me klime, se e ndjen lodhjen me pak.udhetim te mbare
Trandelina (14 vite më parë)
E dashur krejt varet nga gjendja jote, ne ketu ne portal kurrgje nuk dime se si ti po kalon shtatezanine, mendoj qe mund te udhetosh por duhet te konsultosh mjekun qe te ka percjelle shtatezanine dhe prape ka me mbet vendimi tek ti. Fat ty e bebit
Kosovare 1 (14 vite më parë)
Gjatë shtatzënisë është mirë të udhëtohet sa më pak të jetë e mundur. Kjo rekomandohet për të shmangur tronditjet e vazhdueshme qoftë edhe të gropave ku shkelin rrotat e automjetit, frenimet e herë pas herëshme si dhe emocionet që shkakton jo rrallë udhëtimi me automjet dhe që mund të kenë pasoja direkte apo indirekte, tek zhvillimi normal i shtatzënisë. Nëse udhëtimi duhet të kryhet pa tjetër, rekomandohet që; gjatë udhëtimit të kryhen ushtrime të thjeshta për shpirje dhe qarkullim të gjakut duke lëvizur duar, këmbët, belin dhe qafën apo shpatullat, cdo 2 orë të ndalohet për clodhje duke kryer ushtrime për shpirje dhe qarkullim të gjakut. Në muajin e fundit, rekomandohet që absolutisht nuk duhet të udhëtohet me automjet.
Mimoza <3 (14 vite më parë)
ne javenn e 33 mua ma kandalu mjekja udhetimin per vetem 2 or nuk eshte mir net ketoo jav qe je te udhetossh por prap se prap nese ke vendos udhetim ateher te uroj rrug te mbar
Floa Gra (14 vite më parë)
Po Arjona mundesh vetem se duhet te ndalosh cdo 2 ore qe te clodhesh dhe te marresh ajer te fresket,,une gjate shtatezanise kam udhetuar shume here me makine,udhetimi me i gjate ka zgjatur 8 ore por ndaloja shume here,,te pershendes

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?