A ju kane keshilluar mjeket te kryeni ushtrime qe ju pergatisin per nje lindje me te lehte? Cilat jane ato ushtrime sepse kam deshire qe te paktikohem?
Ela, une kam bere joga cdo mbremje para se me flejt.kam nis step by step sa kam mundur.ke shum ushtrime praktike per shtatzane ne youtube.com, poashtu duhet te ecesh ne natyre -tempo,sic te ka thene majlinda.akupunktura eshte gjithashtu nje menyre qe praktikohet para lindjes.lindje te lehte
Pershedetje Ela,
Une nga fundi i muajit te tete dhe derisa kam lindur, sporti te cilin e kam praktikuar e qe me ka ndihmuar te lind ( e kam pasur lindjen e pare dhe kam lindur normal, pa kurrfare nderhyrje), ka qene padyshim ecja. Jo ecja neper shtepi, as ne pune, por ecja ne ambient te hapur, ne natyre. Kam bere diku 2 - 3 kilometra qdo te dyten dite, pos qe kam punuar deri nje dite para se ta lindja djalin.
Te deshiroj lindje te lehte dhe shendet per ty e bebin!