Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Rreth reqelit nga ftonjte
Kush din nga nanat ketu me pregatit reqel nga ftonjet tme tregoj?
(14 vite më parë)
Noel Hado (14 vite më parë)
dafina me ke ndihmuar dhe mua me kete recete me duhej,do ta provoj.Ju pershendes.
Ogreni Omer (14 vite më parë)
2 kg ftonj te qeruara 2 kg sheqer 4 goda uje(se ftoi eshte i thate nuk ka leng) 1 kokerr limon(lengun) ose 1 luge kafeje limontos 2-3 gjethe lendersha ose vanilje Marrim ftonjte dhe i heqim lekurat ku me kujdes ti presim sa me te holle. Gjate kohes qe do ti qerojme dhe i presim ne thela thela ku i vendosim ne nje tenxhere te madhe me uje te ftohte qe mos te nga nxihen. Me vone i prisni si te deshironi ose ne copa te vogla ose ne rende. Mbasi i kemi mbaruar te gjithe ftonjte do ti leme te kullojne mire. PERGATITJA E SHURUPIT Marrim sheqerin e hedhim ne tenxhere dhe hedhim 2 gotat e ujit dhe e trazojme mire deri sa te tretet sheqeri. E leme te zieje dhe ne momentin qe fillon te zieje do te nxjerre shkume. Ne kete moment ne do ta heqim shkumen me luge . Ne duhet qe te marim nje tase me uje te ftohet nga cezma ku lugen me shkume ta fusim ne kete ene qe te shpelahet nga shkuma. Ne momentin qe sherbeti nuk nxjere me shkume ne do te hedhim ftonjte dhe do ti zhysim me luge deri sa te mbulohen me sherbete. Mbasi i kemi zhytur mire ftonjte i leme qe te filloj te ziejne. Ne momentin qe fillon te zieje ajo do te nxjerre prape shkume dhe ne duhet qe ta heqim dhe do te marrim enen qe kemi me uje po duke e nderuar vazhdimisht me uje te paster. Ne zjarre do ta leme qe nga momenti i zierjes gati 15 minuta. Kjo mjafton per diten e pare. Diten e dyte do ta leme qe te zieje prape gati per 10 minuta po gjithmon nga momenti i zierjes. E heqim nga zjarri dhe e vendosim ne nje vend jo te nxehte kjo mjafton per diten dyte. Diten e trete na duhet ta ziejme deri sa shurupi te jete i lidhur mire. Ne duhet qe ta provojme here pas here glikon ne nje pjate te vogel per lidhjen e sherbetit. Ne momentin qe glikoja fillon te mbulohet me shkume te kuqe na duhet qe te hedhim limontosin(ose lenge limoni) dhe ta trazojme shpejte se nga limontosi ajo shkumon shume dhe duhet ta heqim menjehere nga zjarri. Reqelin na duhet ta leme 48 ore ne tenxhere pastaj do ta heqim dhe ta hedhim neper enet e deshiruara (e mira eshte qe te vendosen neper gjana te qelqit).
(14 vite më parë)
Vallah moj shqiponja une nga ftonjet asnjher skam marru reqel..a nga kumbullat po..... Po garat qe duhet mi preh ftonjet e mi zij me sheqer... besoj qe qishut ...:S

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?