Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Eko abdominale

Pershendetje nena. Djali me nxjerr qumeshtin, nga pak shume here, here si qumesht dhe here si kos. Sot pediatria me rekomandoi ti bej nje eko abdominale. Ju lutem me thoni nese ndonjera nga ju e ka bere kete dhe per cfare eshte? Faleminderit shume.

(14 vite më parë)
(14 vite më parë)
Faleminderit te gjithave. Anea shume flm per informacionin, une e mbaj gjithmone per te gromesitur por gjithesesi po e provoj me metodatat qe ka thene dr.Teuta. Sapo u ktheva nga vizita dhe pediatria me tha qe nuk eshte asgje per tu shqetesuar pasi shtimin ne peshe e ka shume te mire.
Noel Hado (14 vite më parë)
eko adominale kam bere une dhe ska asgje per tu shqetesuar.Eshte e ngjashme me ato qe behen gjate shtatzanise.Shikohen te gjitha organet per te vertetuar nese gjithcka shkon mire.
(14 vite më parë)
mund te ndodh qe nuk keziston intolerancqa ne laktoze por problemi i poshte cekur. ne kete rast i jepet foshnjes formule qumesht AR
(14 vite më parë)
NE internet e gjeta nje pergjigje te neonatologes Teuta Hasbahta: Me të vërtetë nëse foshnja e kthen ushqimin herë pas here (por me rëndësi është se a e kthen secilin racion apo herë pas here), duhet marrë masa preventive siç është mbajtja e foshnjës pas çdo racioni në krah për të “gogësuar”, e poashtu edhe vendosja e foshnjës në krahun e djathtë (sepse tretja e ushqimit bëhet më mirë) si dhe në pozitë 45 shkallë (me kokë më lartë). Këto janë masa të domosdoshme për prevenimin e aspirimit (shkuarja e qumështit të kthyer në rrugët e frymëmarrjes), por unë mendoj se nuk duhet neglizhuar problemin dhe mendoj se duhet të vizitoni edhe neonatologun. Me rëndësi do të ishte të dija ecurinë e shtimit të peshës trupore të foshnjës qysh nga lindja, sepse kjo do të tregonte se kthimi i ushqimit a është i pakët (kjo mendoj se nuk do të ishte problem por do duhej të ndërmerrni masat e lartshënuara), apo foshnja nuk shton në peshë apo edhe humbë (kjo do të mund të na drejtonte se mos kemi të bëjmë me ndonjë patologji si të ashtuquajturin reflux gastroezofageal apo ndonjë stenozë hipertrofike e pilorusit probleme këto që mund të diagnostikohen me incizime radiologjike me kontrast të rrugëve të sipërme të tretjes).Por, prapë ju kisha këshilluar që t’i përmbaheni masave që ju ceka më lartë dhe po ashtu nëse vazhdon problemi dhe kemi ngecje të peshës trupore, atëherë të konsultoni mjekun pediatër e jo atë familjar. Më vjen keq nëse nuk arrita t’ju ndihmoj aq sa duhet. Përshëndetjet e mija.
Valizake Thaçi Celina (14 vite më parë)
Djana, provo jepi qumesht pa laktoze, shiko se mos eshte jotolerant ne laktoze....
(14 vite më parë)
Shkendije, une jetoj ne tirane. Djali shton mire ne peshe, dhe ne kete periudhe qe nxjerr ka shtuar ne peshe normal.
(14 vite më parë)
Dijana, eko abdominale dhe e zemres eshte e rekomanduar qe te behet deri ne nje vit por dhe pas nje viti ben. une me rekomandim te pediatrit u kam bere te dy femijeve qe te mos i le asgje rastit. ti mund te i besh ndonje test per alergji ne laktoze. edhe ne kosove behet kjo.
Tigje ..... (14 vite më parë)
edhe harrova mju than edhe mjeki tha ket problem e kan edhe thmija shum kut pin qumsht e kthejn
Tigje ..... (14 vite më parë)
tash se di une perveti qysh se kam qen beb thet nana jeme sa her se kam pi qumshtin shum e kam vjell e kam kthy edhe ajo ka zgat deri sa jem martu qashtu problemi me qumsht sa her se kam hanger djath kos i kam kthy ku jam ardh gjermani ma kan ba nje test ks mdoket ska as sdin q a asht kja mkan than ki problem me laktose i thash qa asht kja tha ti sguxon me perdor produkte tamlit hiq hiq edhe si i kam ndalu ma sme ka ndodh kurr me kthy ks skan dit prej qkafit vjen kja .
Lanika Lanika (14 vite më parë)
dijana ku jeton ti mu ktu ne ch me tha pediatri krejt bebet e qesin qumshtin del teprica por nese nuk shton ne pesh ateher esht diqka per tu brengosur
(14 vite më parë)
me fal 3 muaj e 13 dite
(14 vite më parë)
Velizake, djalin e kam 2 muaj e 13 dite dhe e ushqej vetem me qumesht gjiri. Nuk ka patur kurr problem, ka 2 jave qe po e ben keshtu.
(14 vite më parë)
Edhe djali im Shkendije nuk ka patur probleme, por tani ka 2 jave qe e nxjerr, i ndodh vetem diten, naten Jo. Sot pediatria me sygjeroi ti bej eko abdominale, por po lexoj ne portal qe nuk rekomandohet per femije kaq te vegjel. Nuk di cte bej, e kam vizituar djalin 3 here brenda 2 javeve.
Valizake Thaçi Celina (14 vite më parë)
Djana eko e barkut, po mos e ke djalin alergjik ne qumesht? Cfare qumeshti i jep, cfare moshe ka djali?
Lanika Lanika (14 vite më parë)
diana spe di as un valla edhe djali im shpesh po e qet qumshtin qe pja jap naten sme ka ndodh kurr me qit qumshtin nga goja as kur esht fjeten sespe shpesh her fjet e ushqej qe mos mja prish gjumin amo kur pe majna ne dor ndodh shum her e qet qumshtin nga goja kaniher edhe kogja shum bile

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?