Nena me ndihmoni ju lutem jam 5 javeshe shtatzene dhe kam probleme me kapsllekun, cfare te bej? Cfare duhet te pi dhe me dhimbjen e barkun po me dhemb shume, kam frike per bebin me thoni dicka?
un kam qene 6 javshe kur kam bere viziten e pare...eshte pak e bezdisshme por shume emocionuse kur degjon zemren e bebit duke rrahur...perderisa mjeku ta ben nuk besoj se eshte e rrezikshme se perndryshe nuk do vinte ne rrezik jeten e bebit
shum shum faleminderit per pergjigjet dhe nji gjo tjeter me kan then qe kur te bejn vizit nga poshte eshte e rrezikshme se te prish shtatzanin se du me ik ne spital te bej nje eko po ato ma bejn viziten nga poshte dhe kam frik si ca te bej
varet se si e ke shtatzanine sepse ne shtatzani pa rrezik femrat shkojne edhe ne pune 8 ore...kto jane normale tani ne fillim...une deri ne muajin katert e kisha barkun shume te rende me dukej sikur po me binte poshte..kurse ne muajin e nente kam pas aq shume energji saqe nuk me dukej normale...vetem doja te levizja e te beja pune
Pershendetje elisabeta .Si fillim te uroj nje shtatzani te mbare .Saper kapllekun dhe une keshtu kam vuajtur ,qe nga javet e para e deri diten qe linda... Mundohu qe ta qetesosh sadopak vetem nepermjet ushqimit ,ha sa me shume supra ,gjera te lengshme dhe konsumo kivi .Diku kam lexuar qe dhe pilafi me oriz te ben mire ...Oroj qe ta kalosh sadobak...Gjith te mirat e dashur :)
elizabeta mundohu sa me shum me henger gjera te lengshme..pi leng portokalli,dhe gjumesht me sheqer kete ma ka rekomandu mua mjekja kur kisha probleme me kapsllekun edhe pse un e kam dit qe qumshti ma shum e veshtirson...
Pershendetje, sa per dhimbje Jan normal,
Per kapsellek 1 lug mjalte me nje gote uje çdo mengjes, edhe konsumo shume spinaq, une kam hjek shume pas lindjes me kapsellek, edhe kumbulla Te thata , ziejj e pije qata uje.
elizabeta pershendetje...une kte problem nuk e kam pasur te kapsllekut asnjeher por te keshilloj qe medikamente ne asnjelloj menyre te mos perdoresh 3 muajt e pare te shtatzanise..provo te hash kivi dhe kur te ngrihesh ne mengjes provo te pish esull nje lug vaj ulliri i cili te ndihmon me vone edhe ne lindje...kurse per dhimbjen e barkut mundohu sa me shume te rrish shtrire se shtatzania tre muajt e pare nuk eshte e sigurt kshq duhet sa me shume te rrish shtrire, e mos te ngresh pesha te renda...ne shtatzanine e pare un kam pas rrezik deshtimi dhe kam ndenj shtrire dy jave rrjesht vec ne banjo kam leviz...duhet te besh pak sakrific tani ne fillim :)
dhimbje barku kam pas edhe un ne fillim gjinekologu me tha se esht normale.ajo dhimbja esht si ne form te shterngimit dhe zgjat disa sekonda.ndersa per kapsllak sdi qte them ndoshta te ndihmon ndonje nen tjeter.te uroj shtatzani te mbar
Nena me ndihmoni ju lutem jam 5 javeshe shtatzene dhe kam probleme me kapsllekun, cfare te bej? Cfare duhet te pi dhe me dhimbjen e barkun po me dhemb shume, kam frike per bebin me thoni dicka?