Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Nena, me ka ra tapa mukoide!

Si jeni nena, me uroni fat?! Mua para 2 ore me ka ra tapa mukoide, dhe po kam dhimbje here pas here... po pres deri sa dhimbjet te me kapin cdo 5 min dhe te shkoj ne spital e ta lindi engjellushen time! Sipas pervojes suaj, sa zgjat koha deri tek lindja pas renies se tapes mukoide?

(14 vite më parë)
Era 11 (6 vite më parë)
Pershendetje ! Une kam 3 dite qe me ka rene tapa mukoide dhe nuk kam asnje dhimbje . Cfare duhet te bej ? Deri dje kisha pak si te kafta tani skam me .
Lanika Lanika (14 vite më parë)
bila 3 dit ren kom pas kapak gjak diten e 3 7 mengjesit mu ka derdh ujt edhe mkan rrok dhimbjet prej 6 kom pas dhimbjen 10 e 30 min dites kom lind
Aulona Bejleri (14 vite më parë)
Bila un as nuk e kam par fare ate tapen vetem se kisha nga pak rrjedhje uji dhe me cun ne spital ne Oren 9 pa dhimbje ne oren10:40 me filluan dhimbjet e ne 1:50 linda ka qen e diel ehhhh
(14 vite më parë)
ishalla sa ma shpejte clirohesh,si tkesh dhimbje tmdhaja ma mire shko ne spital.Dhimbje e lindjes jane kur ne fund te kurrizit ki dhimbje e smundesh me ndejt as ulur as shtrit,se aty behet hapja dhe behet gati beba me dal.Po mos u ben merak se nuk eshte edhe kush e di sa te paperballueshme ato dhimbje.Edhe hec sa me shume neper shkalle se te ndihmon mu qel ma shpejte
(14 vite më parë)
Valla lina her po kom dhimbje ma shpesh her ma rrall...Zdi qa po bohet hiiq :-(
(14 vite më parë)
Bila,mu me ka zgjat 23 ore deri kam lind prej se me ka ra tapa mukoide.Po ti a tu kane shpeshtu dhimbjet?
(14 vite më parë)
Edhe kaniher po ligna shuum...durt sidomos pom ligen shum edhe po kom si munim?? As me hanger spo muj, spom kana...dy kifle i kum hanger deri tash dhe nje dardh :-(
(14 vite më parë)
Shkendije sa vazhdon me pas gjak derdhje kjo tapa...un pre ora 12 kur um ka ra, tash hala kom kapak gjakderdhje??
Lanika Lanika (14 vite më parë)
bila mu kur mka ra tapa mukoide un ma shum u merzita qe duhet me shku me nejt spital se per tut qe ka me lind sme rajke mend haha se nuk mu rrike spital
Dija Dija (14 vite më parë)
E di qe ti je tut shum un sjam tut hiq e kur po kam dhimt kaniher po thom ho mos po lindi ejam lodhshum haha
(14 vite më parë)
Oj Dija e krejt ju nana qe po pritni mu be me femi: un si kom hy ne mujn e 9 um pat hy friga, oo qdo nat kah 1 a ma shum veq lindjen e mendojsha...por tash qe po e di qe lindjen e kom afer ooo krejt tuta mu ka hjek!!!! Ooo Zoti eshte i madh!!! Edhe burri pom vren qe spo tutna mo... Kshtu qe mos u tutni se veq stres vetit pa nevoj po i bojshim :-)
Dija Dija (14 vite më parë)
Bila um emocionove edhe mu tash qe jam afer.te uroj te shlirohesh me kojllajllek ishalla
Vina D (14 vite më parë)
Mua me ka ra tapa mukoide 2 dit para se mem shperthy uji, te uroj lindje te leht
(14 vite më parë)
Por ashtu siq ka then edhe Tina, tha mjekja qe ndodh noshta sonte lind noshta neser por ndodh edhe mas 4-5 dite... E me tha te hy ne vask dhe te provoj me flejt nese muj.. E qe e shoh qe dhimbe behet te pranushme qdo 5min me shku n\'spital...
(14 vite më parë)
Valla Iris mjekja eshte zvicrrane...edhe motrau u qudit pse sum nalen ne spital por un 10min e kom larg spitalin edhe spitali eshte privat per ata noshta sum kan majt... Ti Iris a edhe ty t\'ka ndodh met ra tapa mukoide a??
(14 vite më parë)
Bila te uroj lindje te lehte dhe bebush te shendoshe :))))
Ina Ani (14 vite më parë)
Bila flm per spjegimin, uroj te kalosh sa me lehte dhe presim lajme te bukura nga ti :))
Aulona Bejleri (14 vite më parë)
Kush esht ajo mjeke qe e ká then kete moj jo mi zemer shko urgjent atje sdihet ca ndodh té uroj fat
(14 vite më parë)
Faleminderit nena pa fund per fjal te mira e kshilla!!! Tash jam ne javen e 38+4 dite...Un mbrem kam pas shum levizjete bebit dhe dhimbje ne vagin, qdo 5min kom shku ne wc... Sot e vrejta qe hala kam dhimbje e shkova te mjeku, kisha dhimbje jo te shpesh, dhe me kqyri posht isha qel 2cm...pastaj meniher ma ra tapa...tapa ish si menstracionet por edhe me do copa te zeza te gjakut... Tash jam kthy ne shpi, se mjekja tha deri te bene dhimbjet qdo 5min pastaj vjen ne spital...
Lila . (14 vite më parë)
bila te rekomandoj te shkosh te mjeku qe jaki besu shtatzenin deri tash e nese te thot shko per spita ateher shko pse po pret lindje te leht
Jeta Jeta (14 vite më parë)
Bila lindje sa me te leht ishalla
Lanika Lanika (14 vite më parë)
3 dit para lindjes me ka ra tapa mukoide lindje te leht e bebe te shendosh bila
Qendresa H (14 vite më parë)
bila te uroj lindje te lehte dhe nje voglushe te shendetshme.
Ina Ani (14 vite më parë)
Bila te uroj shum shum fat ty dhe bebit...a mundesh mem tregu qka osht qikjo tapa mukoide, si duket..qysh e ke vrejt se te ka ra. Sa jav i ke se une 37+3 e nganjeher i kam do dhimbje ne fund te barkut sikur kur don me te ardh cikli. Te uroj suksese dhe mos u stresoo :))
Tina Re (14 vite më parë)
fillo mati dhimbjet une deri sa i kisha nderm.dhimbjeve me pak se 10 min.nuk ka shkuar ne spital,dhe kur shkova isha 4 cm e hapur u ktheva ne shpi dhe nuk kalun 2 ore shkova perseri dhe isha 7,8 cm, be banjo me uje te ngrohet,pastasj shalllet hyp-zbrit,dhe ushtrime te frymarrjes kur te vin dhimbjet...une keshtu kam kalu shum let...fattt...
Erjona Kapaj (14 vite më parë)
Lindje sa me te thjeshte e te jeni mire qe te dyja . Sa emocionuese :)
Eliona* * (14 vite më parë)
Te uroj lindje te lehte dhe ishalla sa me parë e ke engjullun tend ne duar.suksese
Serina Sh (14 vite më parë)
bila te uroj lindje te leht e sa ma shpejt ta kesh ne dore vajzushen tende
Tina Re (14 vite më parë)
Te uroj fat e dashur dhe lindje te leht, mua masi me ra kalun 2 ore me kapen dhimbjet dhe fillova te hapem,kurse linda mas 4,5 oreve, mirepo mundet deri me 5 dite te rrish pa tapen.me te lehtat dhe shum fate...inshAllah..
Majlinda ... (14 vite më parë)
Bile pse nuk shkon menjhere te mjeku mos prit me tu shpeshtu dhimbjet se eshte lindja e pare e mos rreziko ne shtepi, ndodh deri ne mbrajme nuk linde, mvaret sa je e hapne, te uroj lindje te lehte e ishalla nje bebush te shendoshe...
(14 vite më parë)
Bila,nvaret si i ke dhimbjet e lindjes.Te disa per shume pak ore e te disa me gjate.Te uroj nje lindje te lehte e me nje bebush te shendetshem
Liridona Beqiri (14 vite më parë)
Bila te deshiroj lindje te lehte mpuch

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?