Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

llojet e supave..
Supa me leng perimesh e miell
Me lengun e perimeve pergatitet nje supe e holle duke i shtuar miell gruri. Merren 250 gram leng perimesh, shtohen 8-12 gram miell gruri i skuqur (2-3 luge caji), vihen ne zjarr per 10-15 minuta dhe ne fund shtohet nje luge kafeje gjalpe ose vaj.
Kjo supe mund te fillohet nga muaji i 5-te ose i 6-te ne rast se mjeku e keshillon ne vend te purese. Me kalimin e muajve sasia e miellit pakesohet dhe ne vend te miellit perdoret buke e thekur, e thermuar, dhe ne fillim te vitit te dyte oriz ose makarona te imta. Zakonisht me kalimin e muajve vlen perdorimi i supave me perime dhe me shtesa te tjera


Superat me perime
Superat me perime jane te vlefshme per ushqyerjen e femijes pas muajit te 6-te te jetes. Ato mund te zevendesojne superat me leng perimesh e miell.
Merren 250 gram perime te ndryshme si patate, karota, pazi, spinaq, kunguj, fasule te lara e te qeruara, sipas rastit. Ato futen ne 500 gram uje me pak kripe ku lihen te ziejne per nje ore ose me gjate deri sa te shkrihen mire. Me pas perimet kalohen neper nje site te imet, shtohet lengu ne te cilin ato kane zier, shtohet nje luge caji gjalpe ose vaj. Sasia e supes qe mbetet ne fund te gatuarjes eshte prej rreth 250 gram. Supat me perime sipas rastit pasurohen me 10-20 gram miell gruri ose buke te thekur te thermuar. Me vone atyre u shtohet oriz ose makarona te imta.
Ne rast se e verdha e vezes nuk eshte dhene me ushqime te tjera ajo mund t\'i shtohet supes duke filluar nga muaji i 6-te ose i 7-te.


Supe me leng mishi e perime
Merren 250 gram perime te ndryshme si patate, karota, spinaq, kunguj, falsule, te lara e te qeruara, sipas rastit, futen ne 300 gram uje ku lihen per t\'u zier deri sa te shkrihen mire. Me pas perimet kalohen neper site se bashku me lengun ne te cilin jane zier, shtohet nje luge caji me gjalpe ose me vaj, 50-100 gram leng mishi, pak kripe dhe i jepet perseri vale. Sasia e supes qe mbetet eshte rreth 250-280 gram. Zakonisht perdoret nga muaji i 7-te. Kjo supe mund te pergatitet edhe duke i zier perimet direkt ne lengun e mishit.

Supa me leng mishi, perime e miell
Kjo supe pergatitet si supa me leng mishi e perime.
Ne fund te pergatitjes shtohen 20 gram miell gruri ose buke e thekur e thermuar dhe i jepet nje vale qe zgjat per rreth 15 minuta. Zakonisht perdoret nga muaji i 7-te.

Leng mishi me te verdhe veze
Rrihet nje e verdhe veze me pak miell gruri, hidhen ne lengun e mishit dhe zihet per disa minuta.
Perdoret ne femijet pas muajit te 7-te.

Supat me mish
Pas muajit te 10-te, ndonjehere edhe me shpejt, superave mund t\'u shtohet nje sasi mishi prej 10-20 gramesh. Mishi zihet mire ne lengun e tij, grihet dhe mundesisht kalohet ne site.
Ky mish i shtohet supes nga fundi i pergatitjes se saj, dhe zihet se bashku me te deri sa te shkrihet plotesisht.
Ne rast se supes i shtojme mishin, nuk eshte nevoja t\'i shtohet lengu i mishit.


Supe me buke
Merren dy copa buke gruri te prera holle, theken mire, vihen ne nje tigan dhe hidhet mbi te leng mishi i valuar.
U jeper femijeve nga fundi i vitit te pare.


Supe me oriz
Ne 250 gram leng perimesh ose leng mishi hidhen 20-30 gram oriz, pak kripe dhe lihet ne zjarr deri sa te jete tretur mire orizi.
Supes me oriz mund t\'i shtohet nje luge caji gjalpe. Mund t\'i shtohet edhe nje e verdhe veze. I jepet femijes nga fundi i vitit te pare dhe fillimi i vitit te dyte.


Supe me makarona
Ne 250 gram leng perimesh ose leng mishi hidhen 20-30 gram makarona te imta e te vogla, pak kripe dhe lihen te ziejne deri sa makaronat te jene zbutur mire. Supes me makarona i shtohet ne fund nje luge caji me gjalpe. Mund t\'i shtohet edhe pak djathe. Perdoret nga fundi i vitit te pare dhe fillimi i vitit te dyte.


Dita Pr (14 vite më parë)
Dita Pr (14 vite më parë)
Flm ...Qershiza,,renea;genta,,,,,mbasi hulumtova ne per web site ,per ushqime per vajzen dhe gjeta disa ,,shpreha deshire qe ti publikoj ketu ... Per ata te cilat kan nevoj per bebushat e vegjel...Shpresoj te ju kem ndihmuar sa do pak... Shendet gjitheve..
Genta Rina (14 vite më parë)
Dita flm shum beso se me ke ndihmuar mjaft dhe receta qe vlejne gjate:)
(14 vite më parë)
Shume mire te konsumohen keso lloj supash, edhe une iu pergatis femijeve supe shtepie, sepse ska me te pashendetshme se supat e gatshme ne qese.
Qershiza Qershiza (14 vite më parë)
Te falemderit shume Dita qe gjete kohe me naj shku supat, se une vetem gjella kam dhane supat me sherije nuk mi do djali as te blerat smi han do i provoj kerto ma merr mendja qe do i haje, nuk don me i qte buke brenda vetem me blu pa buke.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?