Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Rreth lindjes me epidural
A ka ndonje nga ju nena te dashura qe ka lindur ne spitalin Lindja ne menyre natyrale por me perdorimin e anestezionit epidural? ju lutem shume me tregoni si keni kaluar dhe a ka pasur ndonje komplikim qofte bebja ose ju pasiiqe po thon qe gjate lindjes pa dhimbje vjen me shpesh te perdorimi i vakumit, cfare pervoje keni ju?
(14 vite më parë)
(14 vite më parë)
Blerta askund nuk ta preferojne, une jetoj ne ch, nuk me ka preferu pda, mi ka dergu letrat nese une du pda, nje muaj para lindjes, per me vendose me koke te qarte, e jo me thene du pda vetem pse smundem me i rezistu dhimbjet! Me leter me kane ardhe shume info per rreziqet qe sjell pda, por edhe se si vendoset me menyre profesionale etj! Edhe pse vendosa per Jo, ne fund prap u desht me nenshkru qe nese eshte nevoja duhet me pranu! Mirepo une me keshillen e mjekes, jam pergadite shume per lindje qe nga java e 36, akupunkture, çaj nga gjethet e manaferres, ushtrime te lehta, masazhe per mos me pas prerje shqyerje te epiziotomise....plus e kam marre nje ultiva pca, eshte anestezion qe ne vend se me ndi dhimbjen 100%, e ndin 80-90%, edhe e kontrollon vet, si e ndin se po vjen dhimbja e preke, dhe ai te mpine vetem 1 minute! Mirepo une nuk e prekja cdo here, se doja me pa se sa te larta jane dhimbjet! Gjate lindjes sme ka ndihmu kurgja, por lindja ka shku shume me shpejt edhe me lehte se qe e kam mendu! Per 20 minuta kam linde bebin edhe ka dal placenta! Ama ata 20 minuta po shkojshin sa qel e mshel syte, sepse dhimbjet cdo 2 minuta, vec kur kish dhimbje u dashke me shty, kur skish dhimbje mos me shty, dmth pushon pak! Une jam frikesu shume, ama me pas dite qe kaloj aq lehte nuk isha frikesu hiq! Lindje te lehte e bebe te shendetshme
(14 vite më parë)
Faleminderit shume Dita, shpresoj tkaloj mire edhe pse shume kam frike, jashte ne perendim skam dyshim qe kalojne mire sepse atje te trajtojne si njeri ama ketu eshte katastrofale gjendja neper spitale, dhe mua mjekja sma ka preferu epiduralin ndoshta skane pervoje edhe nuk guxojne te tjapin siguri. Zoti na ndihmofte te gjithave.
(14 vite më parë)
pershendetje blerta se pari te uroj nje lindjete leht dhe ishallah jeni shendosh ti dhe bebi, un jetoj ne angli ketu kushtet jan shum te mira neper spitale , un kam lind qe 5 jav lindje normale me anestezion epidural dhe kam kalu shum mir as qepje skam pase , epiduralin jau kisha preferu te gjitha nenave spse tash me epidurali perdoret qe shum koh dhe normal qe per gjdo gja ke rreziqe po sepaku ske dhembje , un per veti kam kalu shum mir me epidural nese me pyet mua un do te them merre epiduralin , te uroj qdo te mir.
(14 vite më parë)
Blerta, thjeshte bisedo me mjeken, pyete nese ka ndonje komplikim a mund te nderhyni?!? Ketu ne portal ka plote nena qe kane lindur ne privat dhe kane pasur pervoja te mira, shpresoj me te ndihmu ato! Ps. Kam dasht me shkru nuk jetoj ne ks, e mendjen qe jetoj ne ch, e e pasna shkru krejt gabim te pergjegja e pare*
(14 vite më parë)
Prandaj kam frke edhe une sepse nuk jane serioz ne pune, jam ne javen e 37 te shtatezanise ama nuk e di cfare te bej, kam nderu shume mjeke sepse kan ber gabime te pafalshme gjate kontrollave, me shku ne QKUK atje kushtet jane katastrofe, mjeku as nuk vjen me te pa, keto privat sjane ende ne nivelin e duhur, se di cfare te bej, me besoni.
(14 vite më parë)
Une nuk jetoj ne ch, vetem nje e aferme e imja ka lindur te lindja, linke normale, ka pas komplikime, ata se kane pas te gatshme sallen e operacionit, e djali ska mujt me perballu lindjen e ju ka demtu zemra, mandej qe dy vite neper itali, e kane shite edhe banesen per me pagu mjekimin :-( nuk do te thot qe secilit i ndodh njejt, ama pls bej kujdes, edhe beja mjekses dhe spitalit pyetjet qe te mundojne
Beska (14 vite më parë)
E dashur mirmbrema une kam lindur djalin ne menyr natyrale por pasi dhimbje nuk kisha duheshte qe te mar medikament qe te me vin dhimbjet, por dhimbjet ishin aq shum sa smund te duroja me, theksoj qe dhimbjet jan te fuqishme per shkak te medikamentit dhe keshtu vendosa te marr ineksion ne kurriz qe tme ndalohen dhimbjet pas marrjes se ineksionit me jan ndalur dhimbjet pra u ben me te buta dhe linda djalin ne menyr natyrale qe sot eshte si drita pa ndihme me vakum. por pasi dhimbjet jan me te buta lindja zgjat me shum. pra deri tash nuk kam patur fare problem as un as djali. ne kete menyr kan lindur edhe disa nena tjera ne familje te pershendes.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?