Pershendetje. Kam vajzen 9 muajshe sot, dhe vajza rri ulur po nuk ka filluar te zvarritet. Une e le shtrire permbys po nuk e ka qejf fare, asnjehere se ka patur qejf gjithmone qan. Mundohem ta mesoj te zvarritet po e ka shume te veshtire. Kur rri ulur vajza eshte shume aktive leviz duar e kembe, biles ka filluar edhe te qellon me duar. Doja tju pyesja kur fillon te zvarritet apo te ece kembadorasi femija, se keto nenat thone qe duhet te kishte filluar 9 muajshe. Flm.
po Rea per rrethoren e kisha :). Une e kam vene qe 8 muajshe gocen, gjithashtu edhe motra ime dhe per bukuri i kemi gocat :). Me then te drejten perpos fjales se pediatrit shumica e njerezve qe njoh e kane perdorur rrethoren per femijet, nuk di ndonje rast qe ti beje dem, gjithsesi ti e di vete nese do apo jo ta perdoresh.
sorry per vonesen e pergjigjes, por skisha hyre fare ne portal.
Ilda rodhan i thua rrethores? Une nuk e kam vene ne rrethore se pediatri me ka thene qe nuk u ben mire femijeve. Edhe ketu ne kete site kam lexuar po kete. Mbase e ka dhe nga kjo, po une kam frike ta ve te rrethorja meqe thote dr.
Rea nuk ka ndonje gje per tu shqetesuar, pasi varet nga femija. Vajza ime 9 muajshe filloi te ecte kemba dorazi, sot eshte 11 muajshe e 10 diteshe dhe filloi te hedhe hapat e para vete pa e mbajtur per dore, kuptohet nja 3-4 hapa dhe hop rezohet. Por mos u shqeteso e dashur ka femije qe edhe pasi mbushin 1 vjec akoma nuk ecin as kemba dorazi. Rendesi ka qe ta kesh mire dhe te mos shohesh ndonje problem qe ty te shqetson, te tjerat lerja femijes te vendosi se kur dhe si do filloje te eci :). Rea po ne rrodhan e mban, ecen me te?
Kam degjuar qe ka femije qe cohen direkt ne kembe dhe ecin. Pa kaluar fazen e zvarritjes. vajza ime eshte 5 muajshe e gjysem dhe ka shum qef te rrije permbys dhe te eci mbrapsht. Gjithsesi varet nga femija. Gjithe te mirat
REA vajza ime nuk esht zvarritur fare kur ka ber nje vit ka filluar te ngrihet per divanesh dhe nje vit e dy muaj ka ecur vet varet tek femija ska asgje per tu shqetsuar gjith te mirat ty dhe vajzes