Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Nena kto sapo e lexova ne net!

Nuk rekomandohet tu jepet paracetamol bebeve... Nëse bebeve u jepen ilaçe që përmbajnë cilëndo formë të paracetamolit, atëherë ekziston rreziku më imadh që ato do të sëmuren nga astma në vitet e mëvonshme, pohojnë hulumtuesit. Studimi i fundit nga Danimarka sugjeron në lidhjen e tabletave kundër dhimbjeve dhe astmës, në bazë të hulumtimeve të mëhershme të kryera te të rriturit dhe bebet. Shkencëtarët besojnë që paracetamoli mund të shkaktojë ndryshime në trup të cilat fëmijën e bëjnë të ndjeshëm në inflamacione dhe alergji. Megjithatë, në studimin e publikuar në revistën "Journal of Allergy and Clinical Immunology" pohohet se si nuk është dëshmuar që paracetamoli shkakton astmën. Por hulumtuesi Hans Bisgaard, profesor i pediatrisë në Universitetin e Kopenhagës këshillon prindërit që ilaçet t'i përdorin vetëm atëherë kur janë me të vërtetë të nevojshme, si në rastin kur fëmija ka temperaturë. Në studim kanë marrë pjesë 336 fëmijë të përcjellë nga lindja e deri te mosha e tyre shtatëvjeçare, nënat e të cilëve kanë pasur astmë. Është vërtetuar që 19 për qind të fëmijëve kanë pasur simptoma të astmës - frymëmarrje të vështirësuar ose kollitje. Ekipi i Bisgaard ka vërtetuar që rreziku përgjithësisht rritet kur fëmijëve u jepen më shpesh tableta që përmbajnë paracetamol në vitin e parë të jetës. Për çdo ditë të dhënies së tabletës, shanset për astmë dyfishohen, ashtu që në fund rreziku nga sëmundja përbën 28 për qind. Një nga studimet e fundit ka vërtetuat se si ilaçet si ibuprofeni dhe naproxeni po ashtu rrisin rrezikun nga astma. Studimi ndërkombëtar në të cilin kanë marrë pjesë 300.000 adoleshentë në 50 vende po ashtu ka zbuluar se si përdoruesit e paracetamolit kanë rrezik më të lartë për të pasur ekzema të lëkurës ose të bëhen të prirur ndaj alergjive.

Ogreni Omer (14 vite më parë)
Miesa M (14 vite më parë)
Ufff po qka me ju dhan bre un ku jetoj astana mjeku me ka then qe supostet diclofen e shkaktoj te thatin
Ogreni Omer (14 vite më parë)
as une po ish interesant me lexu edhe ndoshta eshte e vertet
Meri H. (14 vite më parë)
Dadina shumeflm perinfo...veq kogja si shume pom nis mehumb besimin ne qeto hulumtime qe po i qesin ne net,,sot thojn i damshem neser kthehn e thojn ka efekte pozitive sen e vene...une asni lloj barne sekom qef veq kur e shoh zorin ama shume pomdoket qe kujna pi teket po qesin info ne net. ishalla e kam gabim,

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?