Nena te dashura desha tju pyes mas sa muajve ju ka ardh cikli i par pas lindjes une qe 4muaj kam lind dhe ende sme kan ardhur,dhe kam degjuar se eshte ma veshtir me mbet shtatzane,edhe pse une perdori masa mbrojtese se kam frik..flm per mirkuptim
jo une kam nis ta ushqei djalin me ca ushqime tlehta,djali me 1dhjetor mbush 5muaj..i kam ca dhimbje sikuske para ciklit dhe me kap shum nje nervoz,kam siklet pra i kam shenjat sikurse do me vie cikli...
mestruacionet me jane kthyer rreth 6 muaj e gjysem nga lindja e djalit,ateher kur fillova ta ushqeja me ushqime shtese.Nese ti i ploteson nevojat e bebit per qumesht pa shtuar qofte edhe nji pike uje,kjo pengon ciklin.
Nëse nuk keni probleme shëndetsore që lidhen me ciklin menstrual, dua t’ju them se vazhdimi i ndalesës së tij pas lindjes, është normale nëse ju e ushqeni fëmijën tuaj vetëm me qumësht gjiri. Deri rreth muajit të 6-të pas lindjes, nëse fëmijën tuaj vazhdoni ta ushqeni vetëm me qumësh gjiri, deri në 70-80% të rasteve, ovulacioni juaj është i ndërprerë dhe biologjikisht jeni e mbrojtur nga një shtatzëni e padëshiruar. Megjithatë edhe përpara por në veçanti pas muajit të gjashtë është mirë të drejtoheni pranë qëndrave të planifikimit familjar, për të konsultuar situatën tuaj si dhe për të zgjedhur një nga metodat e kontracepsionit për t’u mbrojtur nga shtatzënitë e padëshiruara.
Mungesa e menstruacioneve pas lindjes është e ndryshme në individ të ndryshëm. Tek gratë që nuk e ushqejnë fëmijën e tyre vetëm me qumshtin e gjirit, menstruacionet vijnë më herët ndoshta edhe 45 ditë pas lindjes. Ndërsa tek gratë që e ushqejnë fëmijën vetëm me qumështin e gjirit, periudha e vonesës menstruale ka mundësi të zgjasë edhe deri në 1 vit pas lindjes.
Rina djali un me 24do i bej 8muaj dhe hala nuk mka erdh cikli po gjinekologja me tha qe pasi qe e jam djalin ne gji dej nje vite eshte normale mos mem ardh
Rina ate dite qe djali i ka mbush 6 muaj ate dite me kane ardh perdiodat,sa me shume e mban ne gji bebin aq me gjate te vonohen...por prej 6 muajsh,tani i kam cdo 28 dite asnjehere nuk me jane vonuar...
Nena te dashura desha tju pyes mas sa muajve ju ka ardh cikli i par pas lindjes une qe 4muaj kam lind dhe ende sme kan ardhur,dhe kam degjuar se eshte ma veshtir me mbet shtatzane,edhe pse une perdori masa mbrojtese se kam frik..flm per mirkuptim