Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Djersitja e kokes tek djali
Pershendetje nena, po ju shkruaj sepse Noelin keto dite e kam me viroze por sot me djersitet shume ne koke sa here qe pi ose kur leviz shume. Po mundohem te lidhem ne tel me pediatren por nuk me pergjigjet. Mund ta kete nga viroza apo eshte ftohur?? Ju lutem me ndihmoni nga eksperiencat tuaja.
(14 vite më parë)
(14 vite më parë)
Faleminderit ilda, gjithe te mirat ty dhe familjes tende.
Ilda Shyle (14 vite më parë)
Djana vajza ime per pak dite ben 1 vjec dhe qe kur ka lindur edhe deri tani koka pothuajse gjithe kohes ashtu i behet me djerse, sidomos kur luan, pi qumesht apo kur fle gjume. Mjeku me ka thene qe nuk ka gje, eshte femija qe djersin ashtu. Dhe tashme jam mesuar dhe me duket si gje normale tek vajza. Por djali jot ndoshta e ka nga viroza perderisa nuk e ka patuur me pare. Te shkuara djalit.
Floa Gra (14 vite më parë)
Denisa dhe djana mos u shqetesoni sepse ka shume femije ashtu,varet nga lloji i femijes,asnje nuk ngjason me tjetrin,une njoh shume femije ashtu dhe nuk eshte asgje per tu shqetesuar
(14 vite më parë)
Denissa, djalit tim zakonisht nuk i ndodh por keto dite qe eshte me viroze, po, kam frike mos eshte ftohur prandaj i pyeta nenat se mos dinin ndonje gje nga eksperiencat e tyre pasi nuk po me pergjigjet pediatria ne tel :(
Denissa Gashi (14 vite më parë)
edhe une kam dashur ta bej kete pyetje, ngase vajza ime ka 7 muaj dhe qdo here djersitet ne gjume gjate dites dhe gjate nates edhe koka shume i djersitet, spo di a eshte normale a jo
Lanika Lanika (14 vite më parë)
Dijana djali im sa e pat ket grip kur pike qumsht ose kur lujke shum qe e mundojke veten u njerske shum e pata te pediatri po at dit mtha e ka nga gripi dhe mos e vesh trash

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?