Nana te dashura, kam nje pytje. Sot prapa kokes vajzes time ju shfaq nje e skuqur,nuk po muj me i defini a jane puqra apo veq skuqje, lekura po duket e irituar, e ne ndonje vend pak puqrra te imta. Tash tu ja ndru pamperin verejta se edhe buzet e vagines ju kishin aj pak, e me nje vend e skuqura e njejt si e prapa kokes!
Para dy dite ja kam provu shijen e nje perzimje te frutave te nestles po 2 a 3 maje luge, dje i dhash 2 a 3 maje luge dritha me qumsht gjiri. A mendoni qe kan ndiku kto sot? Vajzen e kam 3 muj e 3 jav.
Une mjeken e kam nderru ne shtatezani,jo pse nuknkam qene e kenaqur, por kam vendos me lind ne spital privat, tjeter nga ai qe ma ka propozu mjekja per te cilin ajo nuk ka qene e akredituar! Mjekja tjeter eshte dhjetra here me e mire me krahasu me te paren, dhe mandej nuk u ktheva me te e para! Per vajzen kam qene e kenaqur, por tash nuk jemi me ne Zürich qe nga 1 Nentori, dhe ia kam gjete nje tjeter, mirepo ende nuk e ka kontrollu, se dy here qe pata nevoje, te dy herat ke ora 23, dhe ora 19, dmth ordinanca e mjekes mbylle! Ama ketu mos me lexu vet, e mos me ju ndejt gati, e mos me i lodhe me pyetje, ose me shkru e me ja tregu cdo detaj, ata vec e kqyrin femija po qeshe e po luan, ska asgje! Une i thahs kur isha heren e fundit, kontrolle me mire, se nuk jam nje nane me nje bebe te porsalindur e me pru kot te mjeku, tani tha pak fytin e veshin, meqe ska temperature nuk eshte asgje, mirepo ja po ta pershkruaj nje ilaq
po me duket qe edhe na nanat e kti shekulli jemi ngarku shume tu lexu e po e kqyrim cdo reakcion me vemendje te plote, e najhere kur kushton rendesi shume e koncentrohesh te rritet n kry.
me t than te drejten louisa ne zvicer jam, po dicka s jam e knaqun me mjekt ktu, m ka hup besimi prej kur m than me abortu.e per qata jom mundu me i zgjedh mjekt si per vete si per vajzen me pervoje shume vjeqare mos te them edhe para penzionit ndoshta jane.
nuk jam nji nane qe e e mbaj si kristal vajzen po mendoj qe i kushtoj rendesi normale.
po sot jam ma e qete,se fillun me ju zbeh skuqjet ne koke.
faleminderit qe po ndan kohe ti e tjerat nana
Kana une e pata dy here vajzen per shkak qe kishte akuqje ne lekure, nje here be Notfall, se Premed tha mos ka alergji e i ngushtohen rruget e frymemarrjes, kur shkova asgje, ju hjek, aj tha ndoshta ka preke bizhu, ose loder te re, une i tregova qe ia kam blere nje loder te re, edhe ja kam lare, mirepo skuqja i eshte shkaktu mas 4-5 ditesh! Tha qo ne shpi se po lun e qeshe ska asgje! Kur erdha ne shpi, e lexo e lexo, mu duke qe i ka Ringröteln! E qova ne kinderpermanance, qe punojne cdo dite 12-20:00, e mundesh me shku pa termin, sikur ne spital, ajo tha ndoshta i ka ringröteln, ndoshta jo... Alergji sbesonte... Thash kontrolloja veshet edhe fytin, tha ok, tani tha i ka pak te skuqura, me pershkrujti ikaq dy dite...tash eshte mire...e spo e di a e ka pas nga kujulla (edhe pse ja bleva kishe te shtrejte, e te kontrollume), apo nga qaj virus, vetem se edhe ktu me duket shume e bejne mizen elefant e elefantin mize!
louisa faleinderit.
po mendoj se e gjeta nga cka.
ka 2 dite qe vajzen po e vendosi ne at tepihun e bebave me lodra per tu mundu me i kap, e ke parasysh cili, dhe sot e verejta qe nga ai e ka.
po te premtoj ty e tjerave qe mbas ores 5 do t ju tregoj cka me ka than pediatri.
mbasi po kruhet ka alergji.mbrame mbeta deri 4 mengjes tu lexu ne net per eczema.
une perdori marken pampers, po dikund thuheshte qe kohe pas kohe me ja ndru marken e pantolinave per mos mu shfaq ndonje reakcion.
degjohemi me vone me shkrime.
deri atehere mirembetshi
Kana sa i perket problemit te vajzes, nese te duket qe ka alergji, me mire dergo kontrollo, ngaqe munden me iu ngushtu rruget e frymemarrjes! alergjia mund te vije nga ushqimi, por edhe nga ndonje loder apo rrobe e re, qe e ka preke te blere te re, qe nuk eshte lare ende! sa i perket ushqimeve ato jane 4+, po nuk preferohet me ja jap pa keshille te pediatrit, po per me u siguru me mire vete pediatrin, me mire se ai qe e ndjek zhvillimim e vajzes tende nuk mundet me te keshillu askush! Mu meka thene para 5 muajsh as nje gje, perpos qumesht gjiri, ne rast nevoje çaj ose uje! E mandej pas 5 muajsh, me fillu me karrote ne dreke, me fillu nje muaj para terminit te kontrolles, e mandej ne kontrollen me 6 muaj e ka kontrollu edhe me ka tregu se si me ja shtu dritherat, pemet, kombinimet e perimeve! Une kam filli pak pa i be 6 muaj me ushqim, dhe pak pa i be 7 e kam pas kontrolle dhe vaksine!
besaaa, para se ma jap drithin, e lexova si duhet, thojke me qumsht ose me uj, po nuk u ceke qfar qumshti.
po une mbasi e kam veq me gji e perdora qumshtin e gjirit.
pampersin ja ndroj shume shpesh 5 6 here ne dite.
shpesh para se me ja ndru pampersin e la nja 5 mituta pa kurgjo edhe luj me te sa eshte shtrire.
myk n shpi s kam, pluhun jo se i ri gati shpis shume.
po ndoshta alergji prej ndonje veshjes apo edhe zbutsit te teshave.
jam tu ja percjell gjendjen.
Per qudi frutat e nestles qe i mora shkrujke 4+ njiashtu edhe mielli i orizit 4.
Sidoqofte ju falenderoj hida b dhe louisa.
Une ma shume dyshova ne ndonje ushqim qe kam hanger une ndoshta e ju ka percjell me gji.po vajza po livrit po gilatet si zakonisht.
Paqi nje dite te mbare
Faleminderit nana. Gji kam mjaft. Po vajza filloi me na percjell tu hanger neve edhe i livritke buzet bashke me neve. E di qka thuhet per ushqyerje prej 4+ , ose 6.
Mbrame naten kerkova ne net, dhe anglisht gjeta diqka e mu largu meraku. Thonin qe eshte normale.
Po une deshta te me tregoni nese ndonjera ka pas kete problem.
Nese numroni 3a 4 maje luge te vogel, s po na del as nje lug e plote.
Nese vakcinat ban me i mar para kohes se duhun atehere edhe fillimi i nje luge frutash per shije s paraqet problem.
Nejse shohim sot te pediatri se edhe ashtu e ka vakcinen e mujit t 4 sot vajza.
Faleminderit te gjithave
Para moshes 5 muajshe ushqimi shtese preferohet vetem me lejen e pediatrit! Nje bebi 3 muajsh, ushqimi shtese i ben vetem dem! Dhe kur fillon me ushqy, zakonisht prej 5 muaj e ca dite, fillohet diten e pare 1 luge te bebit, te dyten 2, cdo dite duke shtuar nga nje luge deri te porcioni i plote!
besaaaaaaaaaaa(14 vite më parë)
kana, vajza eshte shume e vogel per ushqime solide. nuk po di cfare drithi i ke jap. po besoje qe dhe drithi te ka udhezu qe nga muaji i 4 mund ta ushqesh vajzen.alergjia zakonisht dhe gjithmone i shfaq shenjat e veta dy ore pas asaj qe ke ngrene.nga kjo filloje qe nuk eshte alergji nga ushqimi. mund te jete alergji ne pluhur te shtepise, nepolen, ne myk etj., dhe nga kjo mund te ndodh qe i skuqen pjese te caktuara te trupit e zakonisht shfaqet ne fytyre dhe shoqerohet me krurje. buzet e vagines nuk po ma merr mendja qe ju kan ajur. lyeje me ndonje krem qe permban znik dhe do i largohet irritimi qe ka pesu nga lageshtia dhe mos ajrosja. ushqime apsolut mos i jep tani dhe ai drithi i nestles nuk e besoje qe udhezon te behet me qumesht gjiri pasiqe per kete moshe zakonisht keto qullra permbajne ne vete qumeshtin formule andaj dhe duhet te pergaditen me uje. uroje te i kaloje vajzes.
Pershendetje vajza ime ka pas pak infeksion urinar ,po skuqje ne koke nuk ka pas , as enjte ne vendet intime, keshtu qe mundet me qen alergji, spo jam e sigurt se vajza ime nuk ka pas alergji asnjehere ,a nuk ke pas mjaft gji a pse ke fillu kaq heret me ushqyer? Te pershendes ishalla I kalon
Qershiza, faleminderit qe sa jam tu jqyr a po m jep dikush sygjerim.
Gjumin se ka kur t gjate, prej qe ka libd nuk flen shume 30 min max nji cikel. Me qajt shume jo.
Po s po di kjo skuqje e kokes edhe buzt e vagines qe ju kishin aj m bonen marak. Neser ne 4 mbasdite kam termin te pediatri, po prap po pres sugjerimet e juaja.
Faleminderit qershiza
Kana nese vajza te qan nuk ka dsponim, nuk rehatohet gjate dites, nuk flen mire naten si dhe kur zgjohet prej gjumit tuj qajt mundet me pas infeksion urinar.
Para dy dite ja kam provu shijen e nje perzimje te frutave te nestles po 2 a 3 maje luge, dje i dhash 2 a 3 maje luge dritha me qumsht gjiri. A mendoni qe kan ndiku kto sot? Vajzen e kam 3 muj e 3 jav.