Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Rreth lindjes me prerje cezariane

Nena si ju kam, une dje isha ne kontroll dhe bebi mir me tha qe eshte, jam ne javen e 39 dhe jam lodhur shummmm nga pagjumesia nga hemoroidet nga te gjitha, dhe mjeku me propozoi me prerje cezariane me tha qe ende mundesh mu demtu gjat lindjes nga hemoroidet dhe edne nuk isha hapur. qfar te bej me ndihmoni me ka kap stres :-( me shum jam per preje cezariane se per lindje normale, me ndihmoni ju ato nenat qe keni lindur me prerje si eshte si keni kalur?

Valmira Shala (14 vite më parë)
Lanika Lanika (14 vite më parë)
Valmira un kom lind me prerje cezariane sepse su qelsh gjat operacionit nuk kam ndje asgje po mas operacionit e di un qka kom hjek mat forta jon kan dhimbjet mas operacionet se sa kur mkan rrok dhimbet e lindjes 1 jav mu ka dasht koh mu qu nkam tmija katastrof neser mem fal zoti fmi do e lindi normal nese shkon gjithqka ne rregull sot ende me dhem varra pak me ndrru moti mu me dhemb qajo pjes e kam kruarje
Eliza Muharremi (14 vite më parë)
o sa mendime te ndryshme te kan dhen hahahha por diqka e ki te leht se 80% i ki per lindje cezarjane 20% per lindje normale.Un per vete skam ende femi,ishalla don zoti edhe un e prejetoj kete ndjenj por qe tash endrroj me lind me premje cezarjane,sepse aty esht tmerri botes,duke i shiku te gjitha ato gra tu kukat e tu qajt o zot i madh.un isha me motren para 5 muajsh dhe ndejta me te nje nat ne spital ajo lindi normal po qaq pat lindje te veshtir sa me men smuni me mar por ma e keqja e gjith kesaj qe gjat lindjes asaj i plasi nje gjakderdhje ne bark dhe pat gjakderdhje te jashtzakonshme dhe barku filloj te rritej,e moren e quan prap ne sall e kepen nga brenda ne miter edhe jasht ne vagin,qe kur ka dal motra nga salla aq shum kam qajt sa qe te gjith me kan shiku se qka i paska ndodh,ajo perjetoj nje tmerr te vertet.Kshtu qe nga ate her kam then qe slindi kurr normal por me premje se ti ashtu ashtu e preme po je bilem prehesh edhe je e pime.por prap i mbetet gjdo kujt vendimi i vet me nvendos se qka me vepru.te pershendes
(14 vite më parë)
Anoda une kam pas problem, e ketu ne portal kam lexu qe edhe me cezariane kane pas! Mu me eshte shfaq 8 jave pas lindjes, e mandej kom ba dy here ushtrime ne spital, therat ne shpi, ma skam problem! Une prap nuk do vendosja per cezarian, nese nuk eshte ne rrezik jeta ime ose e bebit! Baza e legenit demtohet gjate shtatezanise, muskujt vaginal jane muskuj elastik! Sa i perket urinimit ne moshen 40, secila grua duhet me i be ushtrimet e paslindjes, vetem se femrat me lindje normale e kane me te lehte se mund te fillojne menjehere me ushtrimet e lehta te paslindjes per me forcu bazen e legenit dhe muskujt e bazes se legenit, ndersa ato me cezarian duhet te presin shkaku i varres, dhe pa ua dhene mjeku nje Ok nuk guxojne me fillu me i be keto ushtrime!
Dija Dija (14 vite më parë)
Valmira un kam pas lindje normale dhe shumm ma mir sepse si ta kish bebinn ndor ma kurfar dhimtsh nukk ndjenn vetem forcohesh qdo her e me shumm...e per lindjee cezariane ke ni paciente 4 dit tha skam mujt as me livrit prej varree po nejse ishalla Zoti te ndihmon e lind bebushin si o mas mirii
Valmira Shala (14 vite më parë)
flm shum Serina ishalla nuk me mundoj hemorroidet se me mbyten, as nuk rri ne kemb shum as nuk rri ulur shum as nuk ha ushqime te djegsta dhe te thata por krejt prej shtatzanis sigurisht peshes se bebit
Serina Sh (14 vite më parë)
valmira un kam lind me operacion po prap se prap hemorroidet mkan mundu e per me qef kisha lind normal se aty per aty dhimbje e tani ma shpejt po forcohesh po secila i kemi mendimet e ndryshme te uroj fat qka do qoft qe vendos
Valmira Shala (14 vite më parë)
flm shummmmmmm prej te gjithave shum ma keni lehtesuar punen, ju uroj gjitha te mirat juve dhe bebeve tuaja mir mbetshi
(14 vite më parë)
Ok Valmira nuk e dita qe bebin me pesh kaq te madhe e eshte arsyje me e madhe qe te lindesh me operacion...sukese e ishalla t\'shkon mir gjithqka!!
Eda + Ambla. (14 vite më parë)
une linda te premten ne 6 te darkes dhe te dielen ne 12 ika ne shtepi.ne shtepi nuk ndenja asnje dite ne rroba.une linda ne gusht.mora 3 ose 4 fustan.mora 2 komplete carcaf.peshqira.4 veshje te bebit,shapka.shampot dhe kremin e bebit,pampers per bebin dhe,, per vete te medha... letra te lagura per bebin.per momentin keto mbaj mend
Anoda , (14 vite më parë)
Po t\'a tregoj proceduren time,kam shkuar te marten ne ora 17. ma ka shiku bebin me ultraze,pastaj i kam vesh pizhamat,i kam jep disa nenshkrime she kam ike per analiza,pastaj kam shku dhe ma kane qit kateterin. Mandej jam pershendet me burrin dhe vjehrren dhe kam ike ne salle,kur kam hy jam zhvesh,dhe ma kane vesh 1 perparese.kane qene diku 7 presona ne staf..1 anesteziliolog me ka mabjt tjetri ma ka jep injeksionin ne shpind,mandej me kane thene shtrihu,jam shtri,ma kane qit oksigjenin aty mu ka sjelle cdo gje,i kam thene per 1 me te vogel,ma kane nderru. pas diku 15 minutash e kam ndi te qajturen e bebit. ma kane afru e kam prek me njeren dore,dajlin e kane dergu larte,mua me kane qepe,pastaj kam shku ne dhome,i kam jep me pi,pas 24 oreve jam ngrit,te premten kemi shkuar ne shtepi,te marten kam filluar me punet e shtepise,pasi qe mi kane heq penjet aty shume kam pas dhimbje..dhe pas 9 diteve pas lindjes kam filluar mardhenien..e sheh sa lehte eshte haha..kam hy ne salle ne 19:00 kam lind djalin 19:20.ka peshuar 4 kg//por koken 24 ore mos e ngrit larte,une as nuk kam dhim,bje shpinde,as te varres,dhe as te kokes...
Ani Jani (14 vite më parë)
me vete duhet te kesh per bebin pampersa,palloma te lagura,tesha per bebin po me kapuq mu pa kapuq nuk me kan lon.....PO mu me eshte dok ma mir mi mar shpihoza,badi,pizhama ....Per vete pizhama,te mbrendeshme qorapa,olloshka,peshqir,po e kam mar edh enje plav ( Qebe- Batanie) te bebit
Ani Jani (14 vite më parë)
Valmira une kur kam lind ne ora 1 e 10 kam hy ne sall deri ma kan dhen opiumin spinal dhe ne ora 1e25 kam lind djalin ne ora 130 kam qen ne dhom.....24 or nuk kam guxuar te leviz koken as te qohem shkaku i opiumit.....mbas 24 ore vet kam shku ne wc vet jam zgju per sende te mija se me bebin eshte marr kunata....me 223maj kam lind me 26 kam ardh ne shtepi ....
Valmira Shala (14 vite më parë)
po ashtu me ka then te mos haj asgje dhe te bej miniklizem ne shtepi, me tha ne ora 7 te mengjesit te jem aty, e tregom me shum sa zgjat prerja cezariane, sa dit duhet te rri dhe qfar gjerave te nevojiten per maternitet?
Valmira Shala (14 vite më parë)
bila nuk eshte vetem puna e hemoroideve por edhe bebin e kam pak me te madh se normalja, dhe deri tani kam qen shum e fort dhe vendimi ka qen vetem per lindje normale, tash diteve te fundit shum po stresohna sepse bebi shummmm po me leviz dhe e mbyti lemza ne bark po me dhimbset mezi po pres ta kap ne duar me duket shum gjat deri sa te me vjen termini
Anoda , (14 vite më parë)
Louise une kam degju nga gjinekologu se kush lind normal ka problem me hemorroide,sepse ato qe lindin me operacion se paku 1 jave hajne vetem gjera te lehta,por mendoj qe eshte individuale,,,Valmira nuk paske problem pasi qe paske te nohur,plus ai kujdeset per ty gati 24 ore,,te uroj shuuume fat,a te tha qe para se te shkosh 6 ore mos te hash asgje dhe t\'a besh miniklizmen ne shtepi...
Trandelina (14 vite më parë)
Valmira une i kam linde tre femije me prerje cezariane, per arsye shendetesore jo pse ka qene zgjedhja ime sipas deshires. kam kalu shume mire dhe asnje problem nuk kam pasur, prape nese lind shkoj me opercaion cezarian, se veq ke me ra ne gjume dhe me u zgju me nje pllumb ne krahe, edhe cka eshte shume me rendesi bebi sigurte nuk lendohet as infektohet me prerje cezariane - del si mbret prej ketu edhe ka dale emri prerje cezariane se kjo metode eshte praktiku ne Rome kur kane linde grate e cezareve dhe jane prite me linde cezaret e vegjel, sukses
Ani Jani (14 vite më parë)
Te uroj nje bebush te shendosh valmira dhe gjitha te mirat per ty....Nuk do pendohesh nese e zgjedh lindjen cezare ser ka me shku shum mir...
Valmira Shala (14 vite më parë)
flm shummmmmm prej gjithave me keni dhen shum forc, Anoda edhe une e kam mjekin te aferm nga familja ime edhe ai mbrem me tha sikurse ty, je ende e re, te prejn posht te zgjerohen kukat etj etj, nese vendosi me operacon terminin ma caktoj te enjten ne mengjes heret sepse aty ishte kujdestar gjat nates dhe me ka nen kontroll
(14 vite më parë)
Valmira un neser i bej 3 jav qe kam lind vajzen, edhe mua gjat shtatzanis mu paten fshaq homoroidet, edhe para lindjes mu mjeku me ka tregu qe ka mundsi qe ki me pas ma shum problem me homoroide pas lindjes...un e vrej qe hala me shum ma ka dal jasht zora e trash amo niher per niher hiq nuk me dhem e as nuk me pengon, e as nuk kam problem me jashtqitje... Kshtu qe, sipas mendimit tim veq per asryje te homoroideve nuk ki nevoj me lind me operacion ok por prap eshte vendimi yt!! Gjithsesi lindje te leht e bebin e shendosh ishalla!!
(14 vite më parë)
Valmira une jom ne te 35-en,mu m\'tha beba pak me e madhe se normalja e e di qe ko me m\'thon me op. po nese m\'thot per normal une kom vendos qe me op. me e kry lindjen, ishalla e kemi fatin e ktyne nenave qe kan kalu mire ne lindje me op. E kush e din pse dikush e kalon aq lehte e dikush shume vshtire, ka dhimbje t\'medha e shkon gjate deri te sherohet? Nese munet me tregu dikush?
Meri H. (14 vite më parë)
Valmira une kom lind normal veq pot kallzoj qe gazepin e zi e kom pa edhe jam infektu masanena e sun jam qu 5 jave...me dite qe apet hjeki qashtu kurrrrr nuk lindi tash normal.
(14 vite më parë)
Valmira une kam lexu dhe nga nena te thera qe kane lind me cezarian por kane probleme me hemorroidet! Hemorroidet e shtatezanise sherohen nese ben ushtrime dhe i rri gati me ushqime! Une per vete ne rast se nuk do rrezikoja jeten e bebit apo timen gjate lindjes, perhere do te zgjidhja lindje normale! E nese rrezikohet jeta e bebit ose e imja, atehere nuk do kisha mendu dy here, por kisha zgjedhe ate cezariane!
Anoda , (14 vite më parë)
O Valmira aq mire kam kalu me prerje cezariane,sa edhe 10 femije nuk pritoj mi lind,une vet kam vendos per lindje me operacion. Gjinekolgu te cilin e kemi te aferm me ka thene se shume me mire eshte per ty lindja me operacion,sepse lindja e pare,te prejne poshte,zgjerohen kukat,pas moshes 40 vjeqare gjate kollitjes dhe teshtitjes urinon paez ne breke etj.. Kam shku me lind si me shku ne dasem nga gezimi,shume mire kam kaluar ne lindje dhe pas saj.pas 1 jave kam filluar me te gjitha proceset normale.. TE uroj shuume fat dhe per cka do pyet pa problem..
Jeta Jeta (14 vite më parë)
Valmira edhe une kam lind me operacion dhe shum mire kam kaluar,dhe po ta tregoj pervojen time,se une i kam perjetuar edhe dhembjet e lindjes,se me kan dhan stimulus,per lindje normale,por prap nuk kam mujt me lind normal,por tash duke i krahasuar te dyja dhembjet dhembjet me operacion as qe i kam ndi. Edhe 10 here nese lindi prap me operacion do ta beja lindjen,mbetesh e pershendetur.
Ina Ani (14 vite më parë)
Valmira une para 2 jave kam lind me operacion...lindja kalon shum leht por pastaj mbas lindjes eshte nje periudh shum e veshtir. Tri ditet e para jan shum te veshtira, une per veti as ne banjo nuk kom mujt me shku vet. Nuk isha ne gjendje as per beben mu kujdes. Nese ki mundesi me lind normal provoje se aty hek 5 min edhe kfillesh, e me operacion ma veshtir e ke. Tash jom shum mir, mbas nje jave e kom marr veten, vetem ne qato tri ditet e para kom hek shum. Te uroj lindje te leht si do qe te vendosesh dhe bebe te shendosh...
Eda + Ambla. (14 vite më parë)
prsh valmira.une kam lindur me prerje cezariale.per 30 min mbaron gjithcka,nuk ndien asgje.vetem degjon zerat dhe shikon bebin kur del.une linda ne 6 te darkes dhe ne mengjes jam ngritur ne kembe.shtrova vet carcafet e krevatit.une kete lindje e zgjodha me deshire.nuk pata asnje problem.edhe plaga mu sherua shpejt.vetem theksoj qe 16 dite nuk e laga plagen.te uroj lindje te lehte.klm
Eni Deon (14 vite më parë)
Valmira lindja cezariane per mua ka qene shume e lehte. sepse e kam shijuar lindjen e bebit. rri e qete. mendo se cfare engjelli do sjellesh ne jete. te uroj mbaresi
Ani Jani (14 vite më parë)
Valmira une kam lind me prerje cezare shum mir kam kalu,as qe ekom ndi...Nese do me prerje cezare as mos u mendo ma shum ... Shpresoj qe edhe ti shum mir ke me kalu

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?