Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Plasja e ujerave...
Pershendetje nena fillimisht shpresoj te jeni mire,jam ne javen e 37+4,dhe isha fjet dhe pasi jom zgju ne kemb vetem kur e kam par veten duke u lagur por pa dhimbje edhe tani nuk kam dhimbje a mund te jete ky uje i bebes apo cfare?
Pres oergjigjiet e juaja flm shume.
(14 vite më parë)
(14 vite më parë)
po more ka mundesi me qen uji i bebes.se edhe mu qashtu me ka ndodhur mu ka derth uji por skam pas dhimbje dhimbjet me kan ardh me von shumm.ike ne spital
(14 vite më parë)
Faleminderit shume Bila jam bere gati tash po nisem per ne spital edhepse nuk kam asnje dhimbje por i ndegjova keshillat e juaja dhe po shkoj me mire per siguri te bebes dhe te vehtes faleminderit edhe njeher shume prej te gjithave.
(14 vite më parë)
Besarata un sonte 3 jav kish dhimbje ngapak dhe bona nje vask...me pushun pak dhimbjet dhe mendova qe edhe nuk eshte koha e lindjes....rash me flejt, kur ndjeva nje si thyrje ose krisje mbrena vetit dhe vreja qe po lagem posht, shkova ne wc uji vazhdonte te dilte, pastaj fillun dhimbjet pernimend...meniher kam thirr ne spital, dhe kam shku... Ne ora 1 te mesnates me esht derdh uji ne ora 4:58 kam lind vajzen :-) Kshtu qe zemer qu bonu gati kadal dal e nisu per spital se lindjen e ki shuuum afer!!! Suksese e ishalla lind leht e lind nje bebi te shendosh!!!
(14 vite më parë)
Besarta,ti duhesh me shku ne spital kur te plasin ujerat edhe nese nuk ke aspak dhimbje.Per siguri te bebes eshte me mire te te kontrolloj mjeku,ti maten rrahjet e zemres,dhe brenda 24 oreve nese nuk ke dhimbje te lindjes te marrish stimulues.Kam degju se disa nena kane ndejt edhe 4-5 dite pasi ju kane plas ujerat,po rreziku per infeksion eshte i madh.Te uroj nje lindje te lehte dhe nje bebe te shendetshem
(14 vite më parë)
Faleminderit shume per ndihmen tuaj tina dhe shkendije.
Lanika Lanika (14 vite më parë)
besarta un te kisha then qe te shkosh ne spital jo te rrish ne shtepi mi prit dhimbjet se tash bebi jet pa uj duhet mja kontrollu gjendjen me e sigurt je ne spital
Tina R (14 vite më parë)
Si shenjë e parë e fillimit të aktivitetit të lindjes, është shkëputja e “tapës mukoide”. Kjo është një përzjerje e trashë viskoze, ndonjëherë e shoqëruar me rrema gjaku e cila del nga vagina pa u sforcuar. Mirë është, që mjeku të lajmërohet për këtë ndodhi. “Plasja e ujrave”, është shenja e dytë e fillimit të aktivitetit të lindjes. Rrjedhja e këtij, lëngu ndodh pa u ndjerë. Pa tapën mukoide dhe me ujra të plasura, shtatzëna mund të qëndrojë edhe 24 orë pa pasur kontraksione. E vetma mundësi, është infeksioni në rastet kur mungon higjena personale. Lajmërimi i mjekut që do ndjekë proçesin e lindjes, është i domosdoshëm. Nëse afrohet kalimi i 24 orëve, shtatzënat duhet të drejtohen menjëherë në maternitet/shtëpinë e lindjes. Si shenjë të tretë, janë kontraksionet. Kontraksionet fillojnë si një forcim i barkut, të shoqëruar me rëndim në fund të tij. Kohëzgjatja e kontraksioneve dhe intervali midis tyre, i bëhen të njohura mjekut. Në këtë fazë, frymëmarrja dhe frymënxjerrja me gojë apo me hundë, ndihmon në kalimin më të lehtë të kontraksionit. Dilatacioni/hapja e qafës së mitrës ndodh gradualisht, afërsisht 1cm në orë. Lindja ndodh kur qafa e mitrës është hapur 10 cm. Shpresoj se kam qënë e vlefshme në shpjegim.
(14 vite më parë)
Flm Shkendie shume a duhet qe menjeher te drejtohem per ne spital apo te pres deri sa te me fillojn dhimbjet sepse nuk kam kurfar dhimbje flm shume edhe njeher.
Lanika Lanika (14 vite më parë)
besarta un mendoj qe esht uji i bebes mu mka ndodh mu ka derdh uji ne 7 mengjesit tani ma von ja kan nis dhimbjet

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?