Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Rreth prolaktines

Mirembrema nena sapo u ktheva nga gjinekologia e me tha je shum mir nuk shof naj problem ne vezore ose ne miter po problemi se nuk kisha mbetur ishte nga prolaktina sepse para nji muajit me kan rrjedh leng nga gjiri edhe i diftova e me tha me ba analizat se kjo do te jet.... a ka ndonje nene qe kur esht kuruar nga prolaktina a ka mbetur mbrapa shtatzen mas kures ju faleminderit shum per pergjigjet e juaja me ndimoni shum ju puth

Silvi Silvushja (14 vite më parë)
yllks (14 vite më parë)
une sapo i kam marr disa tabbleta per kit problem menjehere kam mbet shtatzene n mujin tjeter. mos u brengos behet mire a
Emine Rufati-shabani (14 vite më parë)
silvi mos u merzit se un kam prolaktin te lart per shkak se kam probleme me hipofizen, mjeku specialist endokrinollog me dh terapi dhe me beri me dije se mund mos me ngel kur shtatzane, por pasi pranova nga 1/4 dostinex tre muaj nje here ne jav menjeher ngela shtatzane gje qe u habiten dhe mjeket, shtatzanin e kisha nen kontroll te mjekve por fal zotit dhe tash kam vajzen 3 muajshe dhe e kam ne gji, shendosh e mir, prandaj drejtohu tek nje endokrinolog
Lule E Bukur (14 vite më parë)
edhe une jam duke u perball me kete prb silvi pom rritet prolaktina me duket qe ky eshte shkaku qe spo mbes shtatzan doktoresha me tha qe prolaktina e humb kualitetin e vezoreve dhe ato nuk fekondohen
Aferdita .... (14 vite më parë)
Po un e kisha ate prb dhe me dhan udhexim oer me hy ne magnetorezonanc me ma inqizu hipofizen dhe aty nuk kisha sdgje e vertetuan qe ne baz nervore te njejtin prb kishte dhe ni shoqja ime poasaj I dhan disa hapa per me ja nderpre pss3muajve mbeti shtatzane
Tina R (14 vite më parë)
Në gjinekologji, njihet termi hiperprolaktinemi e cila shoqërohet edhe me galaktore (rrjedhje qumështi nga gjiri) edhe kur gruaja nuk është gjidhënëse. Këto gjendje mund të ndodhin nga disa ndryshime në gjendrën e hipofizës, e cila shkakton stimulacion dhe rrit nivelin e prolaktinës. Ankesa e gruas është një rrjedhje e bardhë nga gjiri, e shoqëruar me infertilitet (mungesë shtatzënie). Ka edhe shkaqe të panjohura, të cilat lidhen me hiperprolaktineminë. Ka shume raste te trajtimit te prolaktinese dhe me pas te ngeljes shtatzene. Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?