Te dashura nena uroj te jeni mire,une kam djalin 6 muajsh dhe sot bera nje test shtatzanie dhe me doli pozitiv sa u gezova aq dhe u trishtova se doja te pakten vitin e pare ti perkushtohesh vetem djalit.nuk di cte bej.e dua kete femij qe ndodhet brenda meje por dhe eshte heret per te ber femij tjeter.ju lutem me jepni nje mendim se cte bej.ju pershendes te gjithave perzemersisht
fabiola urime per 7zaninen te uroj nje bebe te shndoshe.nuk je edhe e re per 7zenin e dyte.un jom 20 vjeqare dhe kom djalin 8 muaj e gjysem dhe nese don zoti kur te kem 24 vjeq veq do ta kem femijun e dyte ne duar ,inshaAllah.cdo te mire e shendet per ju dhe antarin e ri qe op vie ne familje
fabiola motra e ka djalin 9muj e shtadzane u mbet 5muj i ka qik i kan thon esdhe une e kom pas qiken pak tvogel kur e kom lind djalin o zot nmengjes zdisha cillin me marr ma perpara me rahatu me ushqy veq shyqyr mka ndimu vjerra burri u kon ni koh nshpi se edhe qikea gjelozojke veq tash nuk ma ndin i kom nrend jon rrit i rriti dyt per niher une tkisha thon me mbajt i rrit dy hek pak po qeshtu e ka jeta gjdo te mir
(14 vite më parë)
fabiola qfar mendimi me te dhan veq te uroj shtatazani te mbar ski qa mendon tjeter sen veq me lind bebin qe ke nis...
pershendendetje,
une do te te keshilloja ta mbaje femijen sepse ta hiqje do te thote te mos e duahs nje femije tendin, te kryesh nje vrasje.
pervec kesaj ti se di kurre te ardhmen dhe se di se si mund te jete fati i secilit femije..
keshtu qe pranoje e kenaqur kete dhurate nga Zoti dhe bej durim se do ja dalesh si cdo nene.
hahahah o Louisa ajo kunata jote qenka shume e forta.shum flm per mbeshtetjen
(14 vite më parë)
Fabiola kunata ime i ka dy femije, njerin me 5 shkurt, ndersa tjetrin me 6 dhjetor. Te dy te lindur ne 2002 :) keshtu qe mos u merakos, kur don me ia arrite dicka ia arrine :) edhe nje shoqe i ka me diference sa ti, dhe krejt ka qene ne rregull :)?
qa ki me bo fabiola i ki edhe 8 muj tjer per mu knaq me djalin . mos e trishto veten duje bebin se mundet zoti me te sprovu e me ta gjet djalin diqka . ka dasht zoti per ni femi tjeter te uroj shtatzani te let
Hafsa dhe une i kam filluar ushqim djalit qe 4 muajsh e gjysem se vetem nga nje gji kam qumesht dhe nuk ngopej,qumshti formul e bente kaps.te uroj nje shtatxani te leht dhe ty.ju faleminderit nga zemra te gjithave qe po jepni kurajo per te mos bere ndonje mekat duke hequr ke te engjell te vogel
Urime per shtatezanine,,shpresoj qe te ece mbare,,nje mike e portalit sot e lindi djalin,e vajza para disa diteve ja mbushi 1 vjet,tash 2 femije i rrit pernjehere,prandaj as mos e diskuto kete pune,,e kuptoj qe je e shqetesuar dhe te dhimbset femija i pare,por me vone do gezohesh qe i ke lind te dy dhe do jene si shoke...cdo te mire ne jete
fabiola se apri urime per 7zanine...un jam 7zene ne javen e 20te..dhe vajzen kam 9 mujashe..une mbeta 7zene kur ishte vajza 5 muajshe dhe i vetmi shqetesim ishte se kisha vajzen evtem em qumesht gjiri dhe posa beri 6 muaj fillova ta ushqej me ushqime solide..dhe e kam mbajtur ne gji deri tash ende ekam ne gji nuk kam qumesht te mjaftueshem i jap edhe qumesht shtese mirepo nganjeher edhe gji..keshtu qe mos e bej dert...
(14 vite më parë)
Fabiola,keto qe i ndjen tani jane normale,une kam mbet shtatezane kur i ka pas djali 10 muaj edhe jam pas merzite se mendojsha se sdo te mundem me dyte,,kam lind vajzen kur djali ishe 19 muajsh,ka qene shume vehstire ne fillim,spo te genjej edhe tani nuk eshte se e kam shume te lehet se jetoj veq me burrin edhe ska kush me ndihmon kurre,por kur i shoh tash si luajne bashke edhe djali nuk mundet me ndejt shume pa vajzen edhe prej gjumit e zgjon,kjo gje me gezon pa mase,une kur u bera me 2 isha 27
Fabiola ta kesh bebin me fat, ti realisht do ti kushtohesh vetem bebit te pare deri sa ai te mbushi me shume se nje vit. Une kam lindur djalin e dyte posa i ka mbush i pari 1 vit. E mandej edhe te tretin. Eshte kenaqesi te rritesh me shume se nje femije te moshes se njejte sepse femijet kane angazhimet e njejta edhe interesimet e njejta dhe kjo eshte perparesi. Dikur jam marre vetem me gjidhenie, pelena e filma vizatimore dhe te tre kane qene ne te njejtat interesime, sot eshet koha kur te tre ecin, shkojne ne shkolle dhe kane tjera intersime qe prape ngjajne si futbolli, filmat ne Junior kanal, kompjuteri etj. Une nuk e kam perjetu veshtire rritjen e tri bebeve njekohesisht - te tre kane qene ne pelena dhe me biberon nje kohesisht, por ka qene kohe e bukur e edhe une e lumtur
ela ..(14 vite më parë)
Aq jam edhe une :) 24 e gjysem do bej se nga fundi i muajit :)
Ndersa persa i perket gjirit mos u bej fare merak, me perpara thonin qe i ben dem etj etj, por une kam kerkuar shume artikuj shkencor, mjekesor, dhe ska asnje problem, mund ta vazhdosh ta ushqesh me gji sa te duash, sigurisht nese nuk do kesh probleme ti vete, vetem se duhet te ushqehesh mire.. ka raste kur i prishet qumeshtit pak shija dhe femija e le vete, por ne pergjithsi sprishet.. une jam tani 14 javeshe dhe asgje ska ndryshuar.. ketu ne portal ka nga ato nena qe ua kane dhene deri naten qe kane shkuar te lindin femijen tjeter. u bera kurioze, sa vjece je Fabiola meqe the jam e re, se as une sjam shume e madhe.. :) te pakten ashtu me duket vetja :)
ela ..(14 vite më parë)
Persh Fabiola.. edhe une ashtu jam si ty, e kam femijen e pare 9 muaj dhe jam 3 muajshe shtatzane me te dytin, por as me shkon ndermend ta abortoj, as ne fillim.. jam e bindur se Zoti do me jape gjene me te mire per mua, dhe nese ndodhi keshtu do te thote qe keshtu duhet te jete, se vendosim dot ne kur do linde ose nese do linde :) Plus qe ne fillim je pak e shokuar po do mesohesh shume shpejt me idene.. une akoma kam ndonjehere pak frike por prap ne pergjithsi ndihem mire.. Dhe ta them me siguri qe Zoti nuk i jep njeriut dicka qe nuk e ngren dot.. psh mua me kaluan 3 muajt e pare, pa e ndjere qe isha shtatzane, shuume me lehte se e para.. kshu qe per mendimin tim as mos e co ndermend ta heqesh, qetesohu dhe mendoje si nje dhurate nga Zoti.. Ka njerez qe po behen cope te kene qofte edhe nje femije, e smunden, kurse neve na i jep Zoti pa u munduar fare :)
fabiola mos ki dert se vitin e pare do ti perkushtohesh vetem djalit se deri sa te bohet i dyti me lind djali yt i ban diku 15 muaj.un jam mundu me mbet kur i ka bo djali 1 vit e gjysem e skam mujt me mbet deri sa i ka boo 3 vjet e mos ke merak se edhe kur te bahet i dyti kan mu rrit bashk.uroj te shkoje 7zanija mbar.
E dashur fabiola nuk esht problemi se je shum e re per te qene nene e dy femijeve por problemi me i madh do jete mundi per ti rritur te dy njehereshne nje diferenc aq te vogel sa do te kene...ti djalin tani e paske me gji por un kam degjuar se po ke nje shtatzani tjeter, duhet me ja shkeput gjirin,duhet te pyesesh per me shum ndonje mjek pediater,ose ate qe te ndjek femijen.te uroj me ndonje vajze tani...qe te plotesohesh...gjith te mirat
ju falenderoj te gjithave,une ne gji e kam djalin dhe vetem nje her me erdhen menstruacionet me pas kam ngel shtatzene dhe tani isha me 20 dite vones por mendoja se kisha crregullim cikli.e dua shume kete femij por jam shume e re per te qene nene e dy femijeve dhe per ti mbyll lindjet kaq heret.gjithsesi them se do e mbaj se nuk dua te bej mekat dhe pse eshte shume e lodhshme
fabjola se pari po te uroj shtatzani te mbare...do e kesh shum te veshtire...si ti gjithashtu dhe une sepse dhe un jam shtatzane perseri nderkohe qe e kam vajzen 20 muajshe...pra i bie te lind djalin, kur vajza ime te kete ber 2 vjet...shum shum e veshtire per ne por...cte besh un nuk e prisha zemren per te ber nje abort a dicka te tille dhe zoti do me fale nje djale...zgjedhja te perket ty e dashur fabiola por qe do e kesh shum te veshtir...rritjen e menjehershme te te dy femijeve..
jo fitore nuk e kam djalin ne gji cikli me ka ardh dje mbas dy muajve qe kam lind po mu mbrojt natyral nuk po ma merr mendja se po frigohem e nuk du tjeter femij njihere kshtu qe mi ka dhan mjekja do tableta edhe ja kom fillu mi perdor
fabijola te uroj shtazani te mbar kurse per vloren kam nje pytje se edhe un e kam djalin dy muaj po e kam ne gji e nuk po guxoj te perdor kurgjea e ju a e keni femin ne gji un jam ka mbrohna ne menyr natyral po hala nuk me ka ardh cikli beso qe per qdo dit po mendoj po thom kuku mos po mes e beba shum shum e vogel
urime e dashur per shtatzanin e di qe dy femij te vegjel eshte rand me u kujdes po dije se ti je shum me fat qe te paska falur allahu edhe nje femij tjeter..un kam vetem nje vajz ne muajt e djalit tand po si kam degju nga nenat tjera eshte kenaqesi te ritesh dy femije menjeher..per mendimin tim shtatzani te mbar e dashur po prap eshte qe ti te vendosesh
fabiola a nuk ke perdor asgje per mbrojte a, po edhe pse je mbet mabje sepse i rrit te dyt pernjihere pak e veshtir po qka me ba ,une e kam djalin qe 2 muj po jam tu perdor tableta mos me mbet shtatzane nji here sepse kom hjek shum edhe ne shtatzani edhe ne lindje
Te dashura nena uroj te jeni mire,une kam djalin 6 muajsh dhe sot bera nje test shtatzanie dhe me doli pozitiv sa u gezova aq dhe u trishtova se doja te pakten vitin e pare ti perkushtohesh vetem djalit.nuk di cte bej.e dua kete femij qe ndodhet brenda meje por dhe eshte heret per te ber femij tjeter.ju lutem me jepni nje mendim se cte bej.ju pershendes te gjithave perzemersisht