Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Receta e bakllaves

Nena a e dini, si behet bakllava me pete te gatshme ,, sepse deshta ta mbaroj per vitin e ri po skam qit asnjiher thash teju pys ju ,, ama me pet te gatshme ju lutem ma tregoni proceduren se si shkon flm

Lila . (14 vite më parë)
(14 vite më parë)
Lila, mer 2 pako peta per bakllava, rreth gjysem kg galp dhe arra te thermuara te perziera me pak sheqer e kanelle nese do. Pastaj kerko ne google se ke receta sa te duash, gjithashtu dhe ne youtube e sheh me video si shtrohet e si pritet. E ke me kollaj duke e pare. :))))
Lila . (14 vite më parë)
flm shuuum dafina qe gjete koh teme shkruash receten te uroj nat te mir e gjum te embel
Ogreni Omer (14 vite më parë)
Për një tepsi, nevojiten: • 1 kg petë të bakllavasë • 250 g margarinë ose gjalpë Për shtresën e parë nevojiten: * 125 g margarinë * 2 vezë * gjysmë gote (uji) sheqer * gjysmë luge bakin. Të gjitha këto përzihen mirë, pastaj shtohen 8-10 lugë miell të egër. Krejt kjo përzihet mirë, fitohet një masë homogjene dhe lihet anash. Për shtresën e dytë nevojiten: * 300 g arra të bluara * 2 vezë * gjysmë gote sheqer * lëngu i një limoni. Përzihen mirë dhe lihen anash. Lyhet tepsia me yndyrë. Petët ndahen në 3 pjesë (nga 10 sosh). Shtrohet pjesa e parë e petëve në tepsi dhe secila stërpiket me pak margarinë (pjesa tjetër e margarinës mbetet për lyerje sipër). Mbi këto petë qitet shtresa e parë e masës së përgatitur. Shtrihet mirë në gjithë sipërfaqen. Mbi këtë shtresë shtrohet pjesa e dytë e petëve si dhe shtresa e dytë - arrat e parapërgatitura. Përfundojmë me shtresën e tretë të petëve. Pasi të jetë përvëluar thika, pritet bakllavaja në formë trekëndëshash. Pastaj i hidhet sipër margarina e shkrirë dhe futet për t\'u pjekur kujdesshëm, në temperaturë mesatare. Pasi të piqet, bakllavaja lihet për t\'u ftohur mirë. Sherbeti: 1 kg sheqer, 2-3 gota ujë dhe 3 vanilje. Sapo të vlojë (sheqeri shkrihet mirë), hiqet nga temperatura, që sheqeri të mos trashet. Me këtë sherbet të nxehtë ulet bakllavaja e ftohur. Shërbehet të nesërmen!
Ogreni Omer (14 vite më parë)
Perberesit 1 pako pete 1 gode uji me bajame te thermuara ose arra 1 veze 2 luge gjelle me sheqer pluhur Per sherbetin 2 goda uji me sheqer 2 goda uji 1 luge gjelle me leng limoni Pergatitja Hedhim ne nje ene te thelle bajamet ose arrat e thermuara. Ne te hedhim sheqerin dhe te bardhen e vezes. I perziejme mire qe te perziejme te gjitha bashke. Fillojme dhe hapim peten e madhe me nje nga ata pecet e vegjel te trashe dhe ku e ndajme ne copa katrore te barabarta ose petet e vogla dhe duke i sperkatur me niseshte.Do ti hapni vetem pak. Hedhim mbushjen e pergatitur duke e mbeshtjell si role. E presim me thike ne 3- 4 copa ose ne 2 pjese kjo varet nga deshira juaj. Mbasi i kemi mbushur te gjitha petet sfoliat dhe i kemi prere ne copa fillojme dhe i lyejme me te verdhen e vezes. Ngrohim furren 5 minuta me perpara ne 180 grade dhe ne momentin qe do fusim taven do ta cojme temperaturen e sobes ne 150 grade. Do ta lini 5-10 minuta (kjo varret nga furra juaj)ose sa te marrin nje ngjyre arre dhe pastaj do ta lini ne furre sa te behet sherbeti. Pergatitja e sherbetit Hedhim masat ne nje tenxhere dhe e leme vetem 5 minuta nga momenti i zierjes. Ne momenti qe do ta heqim i hedhim limonin. I hedhim sherbetit ose vaniljen, karafil ose kanell c’fare te deshironi ju. Edhe embelsira edhe sherbeti duhet te jene te nxehta kur t’ja hidhni. E lini te ftohet per nje ore.
(14 vite më parë)
Lila,ide skam,po shko bleje nje te gatshme krejt hahahah

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?