Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Si ta ushqej femijen 1 vjeqar?

Pershendetje nena si jeni dhe si i keni voglushet, se pari po u uroj suksese ne 2013, une desha te ju pyse se si i ushqeni femijet tuaj kur i kan mbushur 1 vit, sepse un e kam djalin tash i ka mbushur 1 vit por dhembet ende nuk i kan dalur dhe nga ushqimet e qullta si duket eshte gerditur me mirepo ushqime me te forta nuk po guxoj ti jap sepse ende nuk ka me qka ti pertyp, kisha pasur deshir te me tregoni se sa shujta ne dit i jepni dhe qka i jepni ne mengjes, drek e ne mbremje , ju falemionderit per mirkuptim

Albulena Ismaili Musa (14 vite më parë)
Ilda Shyle (14 vite më parë)
Hida H B , tani supe e quaj une por ndoshta squhet ashtu :) gjithsesi e pergatis ne kete menyre: ziej orizin me uje pak kripe dhe vaj ulliri, derisa te zbutet mjaftueshem per moshen e vajzes, e le me pak fare leng, nderkohe qe kam rahur 1 koker veze ( apo ndoshta edhe gjysem ne varesi te sasise qe do pergatis ) dhe shtoj tek veza kos 3-4 luge gjelle, i perziej bashke me orizin dhe i le pak fare sa te marin valen e fundit. Behet e shijshme dhe vajza ma ha me qejf.
Edlira Tirane (14 vite më parë)
Albulena e dashur, trahana ne ne Shqiperi i themi nje lloj ushqimi qe perdoret ne dimer por qe pergatitet qe ne vere, miell e perziejme me qumesht te thartuar ose kos te tharte e mbyllim ne thes prej cope e leme disa dite te thartohet diku 1 jave dhe pastaj e hapim brumin te thahet pak ne nje carcaf dhe te nesermen e therrmojme me dore edhe e bejme te imet fare , e leme te thahet mire e mire edhe e perdorim per dimer, duke e ziere ne uje edhe ajo trashet vte i hedhim vaj ulliri kripe e pak djathe edhe i persheshim buken. thierzat jane tek familja e bishtajave, permbajne hekur si fasulet .
Hida H B (14 vite më parë)
Hhahaha jo tamam ashtu diet ama buke burme nuk po i dhe , ja kam ndal doren pak , 14 muj gati 13 kg
Albulena Ismaili Musa (14 vite më parë)
hida si ehste e mundur nje femi i vogel me dieta sa kg i ka vajza dhe me qkar e ke ushqyer
Hida H B (14 vite më parë)
Albulena supat r gatshme une e di qe nuk ben me ua dhene, edhe vajzes time 14 muajshe monte e gjera te tjera te ëmbla nuk i jap , pastaj po mesohen keq nuk po i han perimet, une te tregova i jap me shume perime buken ja kam ndal se i ka gati 13 kg , te pershendese
Albulena Ismaili Musa (14 vite më parë)
faleminderit nena shum qe me keni dhen ndihmen tuaj duke me treguar se si i ushqeni ju femijet tuaj, un cope buke ne dor nuk i kam dhene asnjeher do te provoj mok, por thjerrza nuk po e kuptoj se qka jan ilda ndoshta e di por e njoh me ndonje emer tjeter, as ket buk vale s paskam ndegjar anjeher , ndersa tek edlira kete trahana nuk e kuptova se qka eshte ndoshta nuk u bera e tepert por desha te pershkruaj edhe une menyn ditore qe i jap djalit dhe me tregoni se a veproj drejt > ne mengjes po i jap vetem sup qe ham edhe te rriturit keto supat e gatshme qe jan sup gjeli apo magi supa me perime ndonjeher e psheshi me therrmija buke te ftoht , pastaj e ve ne gjum se shum shpejt lodhet paradite pas dy ore qe eshte zgjuar e ve ne gjum prap e kur te zgjohet pastaj i jap nje jogurt frutash, apo nje cop monte se keto i ka me ne qef sepse me frutat e bluara ne blender si ja kam pergatitur sa ishte me i vogel tash nuk po i han nganjeher po i jap edhe kos me pshesh buke ne drek dhe ndonje gjell te holl qe i ziej me perime si karro,t brokulli , patellgjan, kungulleshk edhe mish viqi apo pule te gjitha keto po i zij dhe po i bluaj ne blender ,mirepo keto gjella nuk po i han me shije nje dit i dhash ne drek pershk te bluar te konzervuar te nje shoqe e imja dhe e hengri por se di a eshte i demshem, eun vet nuk e pergatis peshkun se nuk mund ta duroj eren se une nuk e ha vet , pas dite i jap ndonje cop dardhe, banane, mandarin apo anannasi e ne mbremje para gjumit te nates i ziej griz me nje copez kinder qoko ket e ha me shije dhe prej kur ishte 6 muaj gjithher para gjumit te nates i jap ket griz me qoko , tash ju lutem me tregoni a ben ta ushqej keshtu a jo dhe qka ben e qka nuk ben . ju faleminderit per mirkuptim
Hida H B (14 vite më parë)
Ilda Shyle si e pergatit supen me kos dhe veze skam degjuar nese nuk ka problem te me tregosh, albulena Ty nuk mundem te te ndihmoj sepse kam vajzen ne dieta se me ka shtuar shume kg, keshtu heheh
Ilda Shyle (14 vite më parë)
Albulena edhe une njesoj si Edlira do te sygjeroja. Une veproj keshtu me vajzen time, ne mengjes pershesh me qumesht dhe me pak biskota ose drithera te ndryshme, me pas banane me kos, ne dreke supe me perime, ose supe orizi me kos dhe me veze, ose fasule te shtypura, ose thjerrza, ose pure me patate, me pas qumesht ose fruta, ne mbremje vajza ime ka qejf shume buke vale e quaj une, por ndoshta mund te kete tjeter emer, pergatitet me buke qe zjehet me pak uje djath dhe vaj ulliri, ose makarona me qumesht ose me djathe. Te permenda varacione, pasi gjithmone ja alternoj, por edhe mund te kem haruar ndonje gje :) nese i pelqen dhe e ha ushqimin qe kam pergatitur edhe per vete ja jap. Vajza ime po ben 14 muajshe tani dhe i kane dale dhembet, por edhe kur kishte vetem 2 mundohesha edhe me ushqime jo te qullta, por ja shtypja pak me pirun. Gjithe te mirat ty dhe djalit.
Edlira Tirane (14 vite më parë)
Albulena,une e kam vajzen gati 1 vjece por I kane dale dhembet qe 7 muajshe e pak. Keshtu qe une I kam dhene copa buke edhe frutash qe ti mbante ne dore, filloi ti hante ushqimet jo shume te bluara. Per shembull une supen me makarona nuk ia bluaj ne blender, fasulet ia pershesh lengun e tyre me pak buke,pilafin me oriz I hedh pak kos. Zakonisht ne mengjes I jap qull me miell nga drithera te ndryshme ose trahana( nuk e di si e quajne ne Kosove), per dreke I bej supe me perime e mish ose makarona, nese kam pergatitur per vete ndonje supe te holle I jap nga ajo qe hame edhe ne, per mbasdite ndonje frut si banane a tjeter me pak kos , per darke I bej makarona te vogla me qumesht ose vetem I ziej edhe I hedh pak kripe e vaj ulliri e dy pika limon, nese I kam dhene makarona per dreke atehere I jap miell nga dritherat por qe treten lehte ne darke. Zakonisht ka kete lloj menyje vajza , por ka edhe dite qe I jap ndonje ushqim te ri qe mund ta shikoj une se e eshte I pershtatshem per vajzen. Shpresoj te kem ndihmuar sadopak!
(14 vite më parë)
albulena edhe pse ska dhemb jepi qa te hani ju veq gjerat pa kryp ose shum pak...psh edhe cop buke te madhe mundesh ai kapak shkon tu e henger.qika e migjes e ka nje qik,kur e kam pa une ka pas 8 muaj pa asnje dhemb dhe qdo gje i japke i hajke kapak ka pak se edhe pse ska dhemb mundet te mertypet nga pak....

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?