Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Lindje pa ose me epidural?
Pershendetje nana dje kom pas nje takim me mjekun anestezist, me tha a do te lindesh menyr natyrale a me epidural? i thash qe dua te ja la momentit se nuk e di a muj ose nuk muj ti perballoj dhimbjet se nuk e di si jan lindja e par po ashtu e veta a osht rrezik diqka dr me tha vetem 1% egziston rreziku po motra edhe burri pom friksjon bajagi kishe qe osht rrezik me marr qka me bo nana nga provoja jujaj kush nga ju ka lind me epidural a keni pas naj pasoj po ashtu a ju kan nal dhimbjet e lindjes hic? un gjeta informacion po ka shum rendesi edhe mendimi dhe provoja juaj. Faleminderit
(14 vite më parë)
Dija Dija (14 vite më parë)
Bleona un kur jam qel 4gisht qe thojnnn ii kam than mjekut pee duu at ineksionin ne shpinnn se duu me dek heheh ,senn soo si te marshh ooh sa mir ske dhembjee hiqq maa un kam fjet 1 or tmir masi qe e kam mar ...edhe saher boj fmi gjith kam me mar kete ineksionn
(14 vite më parë)
Faleminderit shum nana per zotin hic spo di edhe vet kom mendu mja lan kohes te kqyri a po muj e perballoj nashta kom fatin edhe un me pas ma pak dhimbje se boll kom hek qe 11 jav jom me kontrakjsone edhe po thom masi e kom qafen e mitres vec 1.5 nashta hapna ma shpejt bre valla spo di zoti na ndimoft deri tash oo stres po lindi para kohe tash java 37 o stres dej te lindi qysh ko me kan a ko me hek shum ee500 pytje tjera tu ja bo vetit zoti mndimoft sikur juve ju perqafoj aq shum bebushet e juaja x x
Ina ** (14 vite më parë)
Bleona, une kam lindur vete, pa asgje, dhe sjam fare pishman..skam as shqetesimin e dhimbjen me te vogel.. Te jem e sinqerte dhimbjet sishin te forta, dhe i thoja burrit te me bejne dicka se mbarova, por kaloi dhe tani them shyqyr qe sme paska lene te bej gje.. Plus qe eshte ndjesi shuuume tjeter ti kesh kaluar ato dhimbje e vuajtje.. Dhe mendoj se cdo femer eshte krijuar ne menyre te tille qe ti perballoje, pervecse kur eshte e domosdoshme.. Mua me futen njehere ne salle operacioni se menduan se sdo lindja dot vete se femija kishte probleme, por me ndihmoi Zoti dhe me nxorren prap se kiste filluar procesi i lindjes :) kshu qe pa frike, une them nese doktori se sheh te nevojshme, mos rreziko kot te kesh shqetesime me vone, dhe me vjen mire qe nenat qe kane shkruar spaskan patur, por rreziku ekziston..
(14 vite më parë)
Pershendetje bleona un kam lind qe tre muaj me epidural dhe kam kalu shummmmm mir , dhembjet posa ta maresh epiduralin fillojn te largohen saqe sndjen fare dhembje por kur ka ardh koha ta shtyj bebin per te dal me kan lan pa epidural se me than duhesh te kesh pak dhembje per me dit kur me shty po kom kalu shum mir i falenderohem allahut se edhe un dhe bebi kemi qen mir, te uroj dhe ty te kalosh sa me leht dhe nje bebe te shendosh .
(14 vite më parë)
Bleona un kam lind qe 2 muj, ktu ne Ch vin do letra per mi plotsu do pytje ne lidhje me lindjen etj...edhe un pata nenshkru qe nuk du me marr anestezin....poooor kur dhimbjet u ben te pa durushme pranova edhe mir valla...prej lindje nuk kam kurfar shqetsimi, as dhimbje koke, as shpine... Nje duhet ta kesh shum parasysh at qast kur ta japin anestezin nuk duhet te levizesh as nje milimeter se nese leviz ateher do kesh pasoja, mu kshtu me ka then anesteziologu... Duhet te rrish ne poziten ulur, nese ke burrin ngat kapkja doren e shtrengoje fort edhe dhembet e tu i shtrengon qe mos te levizes se kur hyn ai ineksioni osht si me t\'nxon rryma per 1 sekond...pastaj dhimbje qdo her ikin :-) Lindje te leht ishalla e nje bebi te shendosh!!
Anisa R. (14 vite më parë)
Une kam lindur me epidural sepse i kisha dhimbjet shume te forta dhe ta kisha dite do e kisha bere qe ne fillim te dhimbjeve gjilperen sepse me lehtesoi shume, nuk me ka dhene asnje shqetesim vetem se ndonjehere me dhemb pak mesi dhe ndoshtaaa mund ta kem nga ajo, por kam degjuar qe ka njerez te cilet nuk i mpin ashtu sic duhet dhe mund tju shkaktoje alergji,,,, te keshilloj qe me mire leja momentit vendimin
(14 vite më parë)
Bleona une kam lind me epidural sepse dhimbjet e lindjes kane qene per mua aq te medhaja dhe me kohezgjatje te gjate.Epiduralin ma ka rekomandu mjeku ne sallen e lindjes se me heret nuk kam desht te nenshkruaj diqka pa i pas dhimbjet e lindjes.Te them te drejten,as burri im nuk donte qe ta marr kur tha anestezisti se mund te mbetet e paralizuar nga epidurali.Por e pa ne fund se ishte e paperballueshme dhimbja.Duke e marr epiduralin dhimbjet te ndalen ne ate moment.Dhimbje koke nga kjo skam pas,po drejte te them nje kohe per disa muaj kur kam desht te ngritem nga krevati per ti dhene qumesht djalit nuk kam mund per disa sekonda me u ngrit dhe te shkeli ne toke.Per disa muaj kohe pas kohe me ka ndodh dhe me eshte largu krejt.Si do qe te lindesh me operacion ose me epidural dije se shpohesh ne palcen kurrizore.Vendimi te takon ty,po cdo organizme eshte ndryshe dhe reaksionet jane ndryshe
Qershiza Qershiza (14 vite më parë)
Une sta kish preferu epidurialin une kam vajzen e tezes me probleme ka dhembje koke dhe te kembeve qysh prej se ka linde. Une kur kam lind me cezarian kam lind me total. Une nuk jam pishman se kam pas gra ne dhome qe jane anku prej dhembjeve te kokes dhe kembeve une ende kontaktoj me disa dhe thone ne mengjes nuk munden me u ngrite menjehere se kane dhembje ne shpine dhe kembe. Tash ty te mbetet me vendose.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?