Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Dhimbje barku te beba 5 jave

Djali im te ejten i ben 5 jav por keto dit ndrydhet shum si te themi shtrengohet shum ne bark dhe disi nuk po mundet ta kryej nevojen por vetem kapak edhe ashtu me shum si uje pak diqka me trash,a mundet te i ndikoj qe po kam temperatur ne gjinej une a mos po i ben keq bebit tim? apo qafr mundet te ket?

Tina Ks (13 vite më parë)
Dita Rrustemi (13 vite më parë)
Në moshën mes 2 dhe 16 javë disa bebe kalojnë nëpër periudhën kur qajnë rregullisht dhe pa arsye të qartë. Këto kriza të qarjes zgjasin më së paku tre orë dhe zakonisht paraqiten vonë pasdite ose herët në mbrëmje. Duket sikur fëmija vuan nga dhimbje barku. Kjo dukuri njihet më emrin “kolikë” dhe shfaqet te rreth një e treta e të gjithë foshnjëve. Zakonisht nuk ndihmon nëse e merrni fëmijën në dorë dhe mundoheni ta qetësoni duke e luhatur. Në rastet më të lehta shfaqen vetëm periudha kur fëmija është i shqetësuar. Shkaku për paraqitjen e kolikave nuk dihet, por ato kalojnë-pa tretman-pas disa javësh. Cilat janë simptomat e kolikave? Kolikat paraqiten prej dy deri katër javët e para të jetës dhe maksimumin e tyre e arrijnë rreth javës së gjashtë deri të tetën. Zakonisht foshnja duket e shëndoshë dhe e kënaqur, deri vonë pasdite apo herët në mbrëmje kur shfaqen simptomat që vijojnë: Bebja bën grimasa që tregojnë se diçka i dhemb. Fytyra i skuqet. I shtrin këmbët, duke treguar kështu se i dhemb barku. Qan zëshëm dhe e shqetësuar. Të qarët zgjat nga tre orë apo më shumë dhe nuk qetësohet. Më në fund fiton gazra ose zbrazje, kjo shfaqet më shpesh kur do të ndërpritet të qarët, por mund të jetë edhe koinçidencë. Epizodat kalojnë, asgjë e keqe nuk i ndodh bebes. Çfarë sjell deri te kolikat? Shkaku nuk njihet. Ekzistojnë më shumë teori pse shfaqen kolikat: Ushqimi i nënës - disa përbërje në ushqimin e nënës mund të shkaktojnë simptoma të alergjisë dhe të intolerancës te foshnja të cilës i jep gji. Fajësohen disa ushqime të veçanta si lakra, brokri, çokollata, qepa, dhe qumështi i lopës, që mund të shpien deri te krizë kolike te bebja. Disa substanca sociale që i merr nëna -si kafeina dhe nikotina të cilat transmetohen në qumështin e nënës dhe mund të sjellin deri te shqetësimi i foshnjës. Ndjenjë e mbushjes - e mundshme është që kolikat të jenë rezultat i ndjenjës së mbushjes së barkut dhe prezencës së shumë gazrave, dhe këto senzacione t\'i interpretojnë si me dhimbje dhe alarmuese. Papjekuri e përgjithshme - periudha e adaptimit në jetën jashtë mitrës mund të zgjas disa muaj. Prapë se prapë, te disa bebe nuk ekziston asnjë nga shkaqet e lartëpërmendura. E rëndësishme është diagnoza mjekësore Foshnjë që qan duhet ta kontrollojë mjeku, që të vërtetohet se nuk bëhet fjalë për ndonjë problem shëndetësor, që shkakton dhimbje. Nuk ka test specifik për kolikë, kështu që mënyra e vetme që të siguroheni se bëhet fjalë për kolikë është që fëmijën ta kontrollojë pediatri. Si t\'i ndihmoni foshnjës me kolikë? Ashtu që do ta merrni në dorë, do ta luhatni ose do ta përkëdhelni. Kështu fëmija mëson se ju jeni aty për të, edhe pse nuk arrini ta qetësoni. Provoni, ndoshta do t\'ju ndihmojë ndonjëra nga idetë që vijojnë: Përgjigjuni shpejtë nëse fëmija juaj qan. Kjo mund të thotë se më vonë do të qaj më pak. Foshnjat që qajnë kanë tendencë ta shtrembërojnë shpinën dhe t\'i shtrijnë këmbët. Vendosni fëmijën në pozicion të lakuar, të formës C (pozicion të fleksuar). Kontrolloni të mos ketë shumë nxehtë apo ftohtë apo nuk është rehat për ndonjë arsye tjetër. Shumica e foshnjave qetësohen me pirje gji apo me biberon. Ndonjëherë ndihmon luhatja dhe përkëdhelja. Disa foshnja qetësohen nëse i lani dhe u bëni një masazh të lehtë, por zakonisht kjo nuk ndihmon nëse foshnja ka filluar të qajë. Muzikë e qetë me një ritëm të caktuar, si p.sh. muzika nga kutia muzikore. Ndoshta përpiqeni së tepërmi që ta qetësoni foshnjën. Lëreni pakëz vetëm, që të shihni se a do të qetësohet. Shëtiteni në karrocë ose në mbajtëse speciale, ose vozituni me veturë. Kontrollojeni stresin Që të kujdeseni për foshnjë që qan , dhe nuk mundeni ta qetësoni është diçka shumë shqetësuese. Nëse ndjeni që jeni nën një stres të madh, ju nevojitet pakëz kohë që të qetësoheni. Sugjerimet që vijojnë mund t\\\'ju ndihmojnë: Lëreni foshnjën të sigurt te krevati, dhe dilni nga dhoma. Shëtitni nëpër shtëpi ose dilni pakëz jashtë. Qetësohuni ashtu që do të bëni një gjimnastikë të vogël: duke i hequr këmbët, shpinën. Pini çaj,ose hani diçka. Bëni ndonjë aktivitet fizik, p.sh. vraponi. Nënës i nevojitet përkrahje Sugjerimet që vijojnë mund t\'ju shërbejnë: Ndërrohuni me partnerin tuaj që ta ruaj beben, dhe dilni jashtë për shkurtë. Kërkoni përkrahje nga anëtarët e tjerë të familjes (p.sh. nga gjyshet). U lejoni të rrijnë me foshnjën derisa qan. Ata mund ta bëjnë këtë për shkurt, duke e ditur që ju do të ktheheni shpejtë. Ndërroni eksperiencë me prindër tjerë, diskutoni për strategjinë
Lanika Lanika (13 vite më parë)
Pëlqeje në Shtatzënësifoshnjevogëlushvideo Ballinatemaperinatologjianeonatologjiamenopauzapyet gjinekologunpyet pediatrinpyet nënattema e javësnënat shkruajnëanketagjej kujdestaregjej kopshtin Neonatologjia > mënyra për të qetësuar ngërçet e foshnjave Përmbajtja A mund ta dalloj nga mënyra e të qarave që foshnjen time e mundojnë ngërçet? Si ta dalloj nga të qarat që foshnja ime ka ngërçe? 9 mënyra për të qetësuar foshnjen e cila ka ngërçe A mund ta dalloj nga mënyra e të qarave që foshnjen time e mundojnë ngërçet? Të qarat në rastet me ngërçe janë më të forta dhe më intenzive Shumë nëna nuk mund ta dallojnë të qajturit e foshnjes së tyre, për shembull nëse është e uritur, e lagur, apo dëshiron të përkëdhelet. Kur këto mundësi nuk janë në pyetje, ndërsa foshnja juaj vazhdon të qajë më shumë dhe më me intenzitet se më parë, ka mundësi që e mundojnë ngërçet. Si ta dalloj nga të qarat që foshnja ime ka ngërçe? Nëse foshnja qan më gjatë se tre orë në ditë, më së paku për tre ditë në javë, gjatë tre javëve, egziston mundësia që foshnja ka ngërçe. Të qarat në këtë periudhë janë shumë të ashpra dhe intenzive dhe paraqiten zakonisht në orët e mbrëmjes. Foshnja mbledh këmbët dhe duart kah barku, skuqet në fytyrë dhe vështirë qetësohet. 9 mënyra për të qetësuar foshnjen e cila ka ngërçe Mundohuni që me njerën nga këto metoda të cilat nënat më së shumti i rekomandojnë për qetësim të foshnjave të cilat kanë probleme me ngërçe: 1. mund të zvogëloni sasinë e ushqimit të cilën i jepni foshnjes gjatë një shujte, ndërsa të rrisni numrin e shujtave gjatë ditës. Keni kujdes që foshnja të gogësojë pas çdo shujte. 2. Zgjidhni një ambient më të qetë. Ndriçimi dhe zhurma e fortë, numri i madh i njerëzve vetëm mund ti përkeqsojnë simptomet e ngërçeve. 3. Luhateni foshnjen në ndonjë luhatëse apo karrocë. Lëvizja konstante mund ta qetësojë dhe ta vë në gjumë. 4. Mbani foshnjën në krahë, duke e mbështetur në barkun e saj dhe lehtësisht masazhojini shpinën. 5. Mbështilleni butësisht me ndonjë batanije dhe mbajeni lehtësisht duke u shëtitur. 6. Voziteni me makinë apo me karrocë. 7. Bëjini një dush të ngrohtë dhe masazhojini barkun me vaj të vakët për foshnja. 8. Në disa raste foshnjat i qetëson zhurma monotone e ndonjë aparati, siç është tharrësja e flokëve, makina për larjen e enëve, tharrëset e rrobave dhe ngjashëm. 9. Bëni pauzë dhe mundohuni të qetësoheni. Duke qetësuar veten egziston mundësia e madhe që të qetësoni
Meri H. (13 vite më parë)
Vlera..edhe pasulin mos e ha...vez mos ha shume...disa nana e kan permen edhe bozen,,,po kqyr edhe ne portal asht te rubrika e neonatologjise mos gabofsha ushqimi per nanat gjidhenese...se jam shume e zanun me pune se e kisha gjet e ta kisha dergu.
Lanika Lanika (13 vite më parë)
Vlera ka gerqe djali jem prej javes 3 deri 6 jav shum e kan mungu gerqet jepi qaj per momentin spo di si thirret ata qaj mere naj leck te nxeht jo shum te nxeht ja vendos ne bark dhe kujdes ti ne disa ushqime pasi e ke me gji se ateher ka me shum gerqe bebi mduket qep nuk ben me ngren lakra fara me shum spo di nenat qe din me shum ndoshta te ndihmojn

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?