Kurat natyrale shërbejnë njëlloj si ilaçet në kurimin e kollës.
- Jepini fëmijës sa me shumë lëngje:
Për të ekuilibruar nivelin e lengjeve ne organizem pasi dihet qe organizmi dehidratohet ne periudha gripale,prandaj duhet ti jepini çaj të ngrohtë, supë, ujë dhe lëngje frutash. Kjo gjë e ndihmon fëmijën tuaj që nëpërmjet lëngjeve të konsumuara të nxjerrë jashtë sa më lehtë sekrecionet dhe mbron trupin nga toksinat.
- Zbutjani gryket me një përzierje mjalt me qepë:
Kjo përzierje ka efekt anti-inflamator duke lehtësuar bllokimin në mushkëri të fëmijës dhe ngadalëson të kollën e shpeshtë. Për të përgatitur këtë përzierje merrni një qepë të thatë , ndajeni në copa të vogla dhe përziejeni me një lugë mjaltë dhe një lugë kafe gjethe trumëze. Përzierjen vendoseni në tenxhere dhe ngroheni derisa të zbutet. Pjesën tjetër vendoseni në frigorifer dhe përdoreni kur të doni. Kjo kurë është për fëmijë të rritur. Foshnjave nën moshën një vjeç mos i jepni asnjëherë mjaltë për arsye se mund të shkaktojë botulizmin tek ato.
3- Pakësoni infeksionet në mushkëri duke përdorur kurat bimore për kollën: Qershia dhe manat përdoren shumë si kuratore bimore në shërimin e ftohjes dhe kollës.
4- Lageshtiteni ajrin për të pakësuar të kolliturat:
Bëni të mundur që fëmija juaj të thithë ajër të lagësht . Kete gje mund ta beni me se miri ne banjo me ane te dushit ose te vini nje tenxhere ku te zieni ujin ne mes te ambientit ku e keni femijen .
Une gjeta dhe disa info, por disa gjethe nuk e di cfare jane, ndoshta ju e dini:
Fëmijët dhe i ftohti
Fëmija është gjithnjë i sëmurë me kollë, dhimbje fyti, grip? Provo t\'a shërosh me receta natyrale.
Një dimër me shëndet të mirë
Ke një fëmijë të vogël? Ndoshta alarmohesh sapo fillon të teshtijë. Qetësohu: nuk është gjithnjë e nevojshme të marrësh pediatrin. Shpesh bëhet fjalë për probleme kalimtare që zgjidhen edhe pa ilaçe. Ja zgjidhjet e përgatitura në shtëpi për të ndihmuar fëmijën të shërohet më me shpejtësi.
Largo ftohjen me një filxhan lëng mishi
Vogëlushi është i ftohur, ka hundët e zëna dhe nuk merr mirë frymë? Provoje me lëngun e mishit. Përgatite me kraharorin e pulës, perime (karota, qepë, selino) dhe erëza. Pastaj hidhe në një supjerë dhe lëreni të thithë avullin, pastaj jepja ta pijë ngadalë. Për të parandaluar ftohjen dimërore futini fëmijës këmbët në ujë të ngrohtë për 10 minuta. Do të bëhet menjëherë më mirë
Nëse ka kollë, jepini një biskotë
Vazhdon të kollitet? Provoni anasonin. Përdoreni për të përgatitur biskota: në një enë rrihni 4 vezë, 25 g sheqer, 125 g mjaltë, shtoni 300 g miell dhe 3 lugë të vogla çaj farash anasoni.
Hidheni përbërjen në një tavë furre të lyer me gjalpë e miell. Vendoseni në furrën e ngrohur më parë dhe lëreni të piqet për 30 - 40 minuta. Hiqeni nga furra, lëreni të ftohet dhe priteni në shumë forma trekëndore.
Nëse fëmija nuk fle nga krizat e kollës, jepini këtë çaj para se të flejë: hidhni një lugë të vogël çaj trumzë në 1/4 litër ujë të zier. Lëreni për 10 minuta, filtrojeni dhe ëmbëlsojeni me 1 lugë mjaltë.
Mbroje nga virusi me sherbelë
Fëmija sëmuret kur shkon në kopsht ose në shkollë nga viruset dhe bakteret. Për këtë është e mirë sherbela: gri nja dhjetë gjethe dhe përzieji me disa lugë qumësht dhe 1 lugë të vogël mjaltë. Jepi vogëlushit 1 ose 2 lugë çaji me përgatitjen 2-3 herë në ditë.
Ulni temperaturën me kompresë
Një ngritje modeste temperature është sinjali që organizmi reagon ndaj viruseve ose baktereve. Atëherë, njom dy peshqirë me ujë të ftohtë, shtrydhi mirë, vendosi në pulpën e këmbës së fëmijës, midis kaviljes dhe gjurit. Lërini të veprojnë për 20-30 min, hiqini dhe zëvendësojini pas gjysmë ore.
Edhe duart tuaja e ndihmojnë të bëhet më mirë
Masazhet ashtu siç janë të dobishme për ne, janë edhe për fëmijët. Fërkimet shumë të lehta në fytyrë janë efikase për të luftuar shqetësimet e ftohjes.
Ja disa masazhe për fëmijën tënd:
1. Vendosni mollëzat e gishtave në tëmthat e fëmijës, duke ushtruar një presion të lehtë me pëllëmbët dhe fërkojini vetullat me gishta.
2. Vendosni duart mbi veshët e fëmijës dhe zbrit drejt mjekrës. Pastaj fërkojini faqet dhe kthehuni te veshët. Vazhdoni 10 herë.
3. Vendosni gishtat e mëdha në anët e hundës së fëmijës dhe rrëshqitni nga poshtë lart e anasjelltas, duke i kaluar në mollëzat e faqeve duke zbritur deri në anët e gojës. Përsëriteni 10 herë.
4. Tërhiqni me delikatesë faqet e fëmijës, sikur të qeshte dhe zbrisni deri në anët e buzëve. përsëriteni 10 herë.