Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Ushqimet qe te mbrojnë nga gripi
Karota
Duke marrë sasi të madhe të frutave dhe perimeve të freskëta ngjyrë portokalli dhe jeshile, si karota, kungulli, spinaqi dhe lakra, do të keni nivel optimal të vitaminës A në organizëm, i cili ruan integritetin e lëkurës dhe mukozës, duke penguar hyrjen në trup të mikrobeve, viruseve dhe shkaktarëve të tjerë të sëmundjeve.

Mishi i kuq forcon mukozën
Ushqimet proteinike ndihmojnë në ruajtjen e funksionit normal të mukozës së veshëve, fytit dhe hundës, që paraqesin mbrojtjen e parë kundër sulmit të virusit. Mishi i kuq, i pulës, peshqit, vezët, produktet e qumështit, perimet, bishtajat, frutat me levozhge, farat dhe produktet e sojes përmbajnë të gjithë përbërësit e nevojshëm që e forcojnë epitelin e qelizave të mukozës, prandaj duhet të konsumohen të paktën një herë në ditë.

Speci, antioksiduesi më i fortë
Nëse ju ka sulmuar virusi, duhet ta dini se organizmi lufton kundër tij me rruazat e bardha të gjakut, ku prodhimin e tyre
e përshpejton vitamina C. Meqë kjo vitaminë nuk ruhet në organizëm, duhet që ta merrni në sasi të mëdha me ushqime. Speci, majdanozi, lulelakra, perimet me fletë, bizelet, portokalli, mandarina... janë disa nga ushqimet me vitaminë C.
Sardelet mbrojnë nga ftohja
Qelizat T janë, po ashtu, të rëndësishme për luftimin e viruseve. Zinku është elementi kyç për krijimin e këtyre qelizave. Sapo të bjerë niveli i zinkut në organizëm, organizmi bëhet më i ndjeshëm ndaj infeksioneve, ftohjes dhe gripit.
Burim natyror i zinkut janë sardelet, mishi i lopës, spinaqi, etj.

E verdha e vezëve forcon organizmin
Hekuri është minerali i dytë për nga rëndësia, kur bëhet fjalë për imunitetin. Pa praninë e tij, organizmi nuk mund ta absorbojë oksigjenin. Mungesa e tij shkakton dëmtim të sistemit imunitar.
Ushqimet që kanë zink, kanë edhe hekur, por ky mineral gjendet tek e verdha e vezëve, lakra, etj.

Hudhra mbyt viruset
Hudhra përmban substancën e quajtur alicinë, e cila çlirohet kur
shtypet, grihet . Studime të shumta kanë treguar se kjo substancë eliminon aftësinë e virusit që t’i sulmojë qelizat e organizmit, apo që t’i dëmtojë ato. Hudhra, po ashtu, forcon edhe imunitetin.

Turshitë jane të shëndetshme
Me gjithë disa studime që më parë thoshin se turshitë nuk janë ushqim i preferuar, kohëve të fundit gjithnjë e më shumë ka ekspertë që thonë se ato janë burim i dobishëm i vitaminave gjatë dimrit. Natyrisht, kjo vlen për turshitë që nuk përmbajnë konservues, apo shtesa konservantesh. Turshitë shpëlahen perpara se t’i konsumoni, pasi kripa shkakton rritjen e presionit të gjakut.
Kloa 1 (13 vite më parë)
Ana Laura (13 vite më parë)
Limoni eshte nji nder armiqt me te medhenjt te gripit ,te viruseve, te mikrobeve,
Kloa 1 (13 vite më parë)
mire jemi mok faleminderit,djali porritet dita-dites
(13 vite më parë)
mir mir ela.po ti aje mir si esht djali apo rritet...popo qdo dit mendime te ndryshme po shfaqen..pastaj me turrshin u qudita,gjithmon kan then esht e demshme tash qenka e mir.....ne fakt qdo dit te zhgenjen shkenca,sde di dikush beson shum ne te ama qa thon mbas ktyre ahhahahha...
Kloa 1 (13 vite më parë)
Mok miremengjes,si je? Po kerkoj ne internet dhe gjeta keto materiale sipsa studimeve te bera kohet e fundit,Mund te jete e vertete edhe ajo qe thua ti sepse une nuk ja kam idene. Kalofsh nje dite te kendshme
(13 vite më parë)
sdi pse sqenka qepa ktu..ajo esht nje armike e gripit ahahhhaahah sa di une...faliminderit

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?