Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Si tja bej qe djali te fle te krevati i tij?

Te dashura nena, si ju kam?pyetjen e rradhes , pas pyetjeve qe kam parashtruar per gazrat ne bark, kapsllikut, diarrese, te vjellat, e kam per gjumin. Djali ime, 3 muajsh, vdes te fle ne krahet e mi, ose me mua ne krevat, e sa e vendos te krevati i vet fillon qan. si tja bej qe te behet pak me i pavarur? si ja keni bere me femijet e juaj?e di qe e kam mesuar keq, po doja ndonje metode qe shkakton pak te qara te djali:) ju pershendes

Elva Gael (13 vite më parë)
Elva Gael (13 vite më parë)
Lum ti per djalin tend sa te mbare e paske moj Lira, dhe ti bravo per durimin. shume faleminderit per qe ndave eksperiencen tende me mua, e kam vere re qe dhe djali ime ka ca dite qe eshte i qete, dmth ska dhimbje barku dhe fle me gjate, akoma ne fillim te krahet e mi, po pastaj e ve te krevati i vet. Duhet durim sic thua ti, dhe shembulli jot duhet ndjekur, te pakten provuar se femijet nuk jane njesoj ;) te pershendes
(13 vite më parë)
Elva, une e kam vendos djalin ne krevat dhe ne dhome te tij prej qe ka lind . Normal me babyfoon me camera . Deri ne 3 muaj e kam qetsu dhe e kam qit ne gjum tu i dhon gji e mandej e kam lshu ne shtrat . Mandej prej qe i boni 3 muaj i pushun shtrengimet e barkut ,veq e lshojsha ne shtrat. Diten e pare ka qajt nja 5-10 minuta edhe ka flejt. Diten e dyte ka qajt pak ma pak ,e qishtu i ka shku java. Mandej ska qajt kurr mo kur e kom qit ne gjum Tash i ka 6muaj e 10 dite ,si te qes ne shtrat te vet as nuk qan as kurgju ,flen brenda 5 minutav. Ne ora -20:30 e qes me flejt e deri ne 8 mengjes flen . ne mengjes eshte shume i pushushem, lun ,keshet knaqet krejt. eshte shume fmi aktiv .Une mendoj se eshte shume e rendesishme edhe nana me bo gjumin e mire gjate nates qe me pas force e energji qe gjate dites mu mirr me te. Plus edhe me ja mesu shprehine e mire te te fjeturit naten....mfal se shume e pasna zgjat veq dashta me te thone qe ma mire me msu kadal kadal me flejt vet e mire , e mandej kur eshte zgjut keni boll kohe me ja kushtu njeri-tjetrit .... Cdo te mire
Elva Gael (13 vite më parë)
Kur mendon se sa shume kemi pritur per te qene nena, se cfare ndjesie kur e kemi patur ne krah per here te pare, do ta mbash vetem afer te voglin tend. I vetmi hall qe kam eshte se fle rehat te krevati i vet, i rri trupi tamam drejt. Shume faleminderit per keshillat e qe ndate me mua eksperiencat e juaja, se mendoja se vetem une mbaja djalin te krevati im :) Ju pershendes
Roland Dior (13 vite më parë)
:O Elva qofte me jete te gjate djali, sa ndjenje e bukur ajo kur mban bebin afer, (edhe pse akoma nuk e kam perjetu kete moment, por se shpejti do ta kem dhe une kete rast) dhe nuk e di nese do te kem forc ta mbaj larg vetes qofte edhe per pak minuta, sepse mezi e pres te vij ne kete bote. Te pershendes dhe te uroj gjithe te mirat ty dhe bebit tend, qofte i lumtur gjate gjithe jetes se bashku me ju!!
(13 vite më parë)
Elva deri ka bo vajza ime 2 muj nuk e lom lon me flejt vet, se edhe kisha qef ta mbaj afer por edhe nuk kisha fuqi mu qu naten me marr prej krevati e mi jap gji...at dit qe ka bo 2 muj kom vendos, niher e qes n\'djep e nxon gjumi mir edhe e qes toni n\'krevat t\'vetin, edhe flen deri n\'mengjes...provo edhe ti kshtu!!!
Nadi <<>> Eda (13 vite më parë)
elva edhe vajza ime don te flej me mua kjo tash ka ber 4 muaj.deri sa eshte ne gjum te thell flen te krevati i vet deri kah ora 3 e nates pastaj me nuk don te flej aty dhe e mar ne krevat te un beso qe kur flen me mua nuk kerkon as me pi naten.kur jam mundu me len veq ne karvatin e vet me flejt nuk rrehatohet e veq lyp me pi sa pin pak edhe e len nuk shkon gjys ore prap qashtu e kur e mar ne krahet e mi flen shum e qete
(13 vite më parë)
Jo Elva, se ke mesuar keq, perkundrazi. Femijes deri ne vitin e pare te jetes, i nevojitet ngrohtesia jote, era e trupit tend, afersia, gjiri i nenes. Femiet e mi kane fjetur ne mua deri ne vitin e pare, mandej jane bere pak sa te pavarur dhe i kam vene ne krevatet e tyre. Ai femije qe rritet afer nenes, eshte me i bute, me i hareshem, me i gezuar, me i qete, flen me mire si dhe krijon lidhje me te ngushte me nenen. ai ndjehet keq kur ti e largon, nuk e afron, si jep ngrohtesi dhe mandej kur te rritet behet shume arrogant, me i ftohur ndaj njerzve, me agresiv. keshtu qe une te keshilloje qe ta mbash afer teje. Une keshtu mendoje, ka qe mendojne qe eshte me mire te fleje ne krevatin e tij por une ketij mendimi dhe bindje nuk i largohem. nese vetem don ta largosh, atehere te pakten bluzen qe ke bartur gjate dites, ja ve tek koka ne menyre qe ai te mendoje se je afer tij dhe e ndjen eren e trupit tend. jo ne nje pozicion qe mund ta kap ai dhe ta fus ne goje a ku di une, sa mos me u ngulfat me te.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?