Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Keshilla kunder gripit:
Ne kete stine te ftohte, eshte e lehte te semuremi me grip, sidomos femijet dhe te moshuarit, pasi jane mosha me delikate.
Ja disa keshilla, qe ndihmojne ne luftimin e fazave te lehta te gripit, se sigurisht, ne raste temperature te larte ose shqetesimesh te medha te natyres se ndryshme, i duhet drejtuar menjehere mjekut specialist. Ne nuk mund ta zevendesojme doktorin!!!
- Shurup me qepe kunder kolles dhe gripit.
Qepa eshte antioksidant dhe antibiotik natyral. Presim nje qepe me feta per se gjeri dhe e veme nje shtres ne nje ene te vogel. E mbulojme me nje shtrese te holle mjalte e keshtu vazhdojme derisa te mbaroojne fetat e qepes. E mbulojme dhe e leme keshtu ne erresire per 12-15 ore e me pas e kullojme. 1 luge me shurup per disa here ne dite e per disa dite, lufton me sukses dhembjet e fytit dhe kollen.
Gjithashtu, nese ka dhe probleme nga bajamet, keshillohet tu jepet nje luge gjelle leng qepe ne mengjes dhe ne darke pas buke per nje muaj.
Caj me hudher
Hudhra gjithashtu eshte shume e njohur per vetite e medha kuruese te disa semundjeve. Eshte dizinfektues, luftues i viruseve te ndryshme e eshte shume e perdorur ne mjekesine popullore.
Marrim 4 thelpinj te medhenj hudhre dhe me thiken ( pjesen e gjere) i shtypim ato. I veme ne nje tenxhere dhe i veme te ziejme me 400 ml uje. Kur te marrin vale, i leme te ziejne akoma per 15 minuta ne zjarr te embel.. Me pas i kullojme, dhe e sherbejme me mjalte ( qe embelson kollen) dhe pak spec djeges.
Perzierje me mjalte e limon
Gjithashtu dime dhe vlerat e medha ne mjekesi, te mjaltit dhe limonit.
Shtrydhim 1/2 limoni dhe e perziejme me 1 luge mjalte. Thithet pak nga pak.
Ne te njejten kohe, nuk duhet te harrojme qe sidomos gjate gripit, duhet te ushqehemi me supera te ngrohta e te lengshme, me shume limon.
Te perdorim me shume kosin se se qumshtin ne ato dite.
Te hame shume agrume te pasura me vitamine C.
Te pijme shume uje.
Kloa 1 (13 vite më parë)
Kloa 1 (13 vite më parë)
per mua eshte kenaqesi tu vij ne ndihme atyre qe kane nevoje. te uroj sherim te shpejte Ilda . faleminderit adriana
Ilda Shyle (13 vite më parë)
Faleminderit e dashur! Ma ke gjetur fiks ne kohen qe kisha nevoje per keshilla te tilla pasi i kam bajamet keq fare. Edhe njehere faleminderit per ndihmen dhe kohen qe gjen per te na ndihmuar. Gjithe te mirat.
(13 vite më parë)
faleminderit Ela 1 per keshillat se ne kete kohe dimri kemi nevoje per to, mpuq per djalin

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?