Grua ma ke nxirë jetën dhe jetën ta kam nxirë,
Jemi sharë në dritë dhe jemi puthur në errësirë,
Kemi vendosur të ndahemi dhe kemi thënë; e po mirë!
Dhe prapë jemi puthur ashtu si për lamtumirë.
Kemi gënjyer njeri-tjetrin, kemi bërtitur s\'të dua,
Kemi pështyrë mbi proverbin që qënkeshim mish e thua,
Kemi mburrur kontratat që bëjnë në amerikë.
Kemi thënë njëmijë herë; u mbush kupa dhe pikë.
Pastaj jemi përqafuar ; “e po unë isha në gjumë “
Jam futur në mishin tënd siç futet në shkretëtirë një lumë,
Jemi sëmurur dhe fshehurazi i jemi lutur qiellit,
Na është holluar shpirti nga frika si fija e perit.
Dhe prapë jemi zënë sa janë tundur tepsitë,
Kemi ndarë dyshekun me vijë, (ah, vijë e florinjtë,)
Po në errësirë kufirin e kemi shkelur si barbarë
Me dredhi ballkanike që as o.K.B-ëja s\'ka parë.
Grua, ma ke nxirë jetën dhe jetën ta kam nxirë,
Ma ke pirë gjithë vrerin dhe helmin ta kam pirë,
Po ja që s\'bëjmë dot pa këtë helm të mallkuar
Mos pushofsh kurrë, moj luftë dhe qofsh e bekuar!
BackHistori e vertete....
nga NEO prej 27/4/2008, 9:45 pm
Leter nga Londra.
Jam i pamartuar, isha i fejuar, mirepo fejesa deshtoi, ja pse:
Per vitin e ri vendosa ti dhuroj te fejuares nje pale doreza dimri, e bashke me dhuraten nje leter pershendetese. Aty ne dyqan takova nje shoqe te kohes shkollore, e cila bleu Breke. Shitesja me pakujdesi, na i nderroi pakot, keshtu qe shoqja ime kishte marre dorezat, e une pakon me breke.une pa ditur gje futa ne pako dhe letren pershendetese.tani mund ta merrni me mend te fejuaren time,kur e hap pakon me dhuraten dhe e lexon letren pershendetese.
Ja dhe permbajtja e letres:
Me kete dhurate e dashur dua te te them se te dua shume. Heren e fundit kam pare cfare te mungonte, pra tani e ke ketu ne kete pako. Desha ti blej te leshta, mirepo mund te djersije ndoshta,e kete e pashe edhe te disa kolege te punes. Nuk e dija numrin e madhesise, keshtu qe me ndihmoi shitesja,e cila i provoi per mua. Desha ti blej prej lekure, mirepo nuk mundesh me i heq shpejt, sidomos kur te takohesh me kolege ne pune.
E di qe do te perlyhen shpejt, sepse njerezit i kane duart e papastra.Po mos u bej marak se edhe pak vjen pranvera,e sdo kesh nevoje ti mbash me.
Te puth i dashuri yt Albi
Hahahahaha shkendije, keta me pak se na mbajn inat, a m\'doket mu ashtu a nuk e di, me shume mbaj inat une sesa burri, per ate thash: kokit nda cop kokit bo krejt :p hahahaha :d
Iris ani bash qka ja ke qellu qe kur te behemi nervz qka si thojmi njeri tjetrit un me sum i tham nuk te dua srri me me ty edhe prap se pram te duaa hahaahah
haha bash qeshtu valla,e saher un qe bona nervoz e mar djalin e shti ne mes neve e ai e kthen shpinen edhe un(e vendosmi vijen dmth)e kur perlami ma shum i mar kejt teshat i gjuh prej vitrine(tana prap vet duhet mi palu)shkas i tham e prap e duuu qeshtu e ka kjo pun,e tana qysh mu pajtu ..kur vje nata ai esht shum dipllomat e sill.e pshtill e ma bon lamsh prap perfundoj ner ta eeedhe bile flm i tham haha
Linda hahaha bile pak u mundova se me nda me vi bojshum hile kshtu jastakun mjedis se burri me kam nuk ndodh mem prek ne gjum perveq me dur ose e afron koken jastak tem
Iris,
Ndoshta se ke problem e postova ne fb kete \"vjershe\" sa per funny qe te qeshim :d
By the way, shume e mire dhe shume reale njekohesisht, te puth dhe falenderoj qe sjell gjera te tilla per relax :d
iris hahahaha shum e vertet se shum perlahen qiftet mes veti po ne fund prap bashkohen kur idhnohesha me burr shpesh e ndajshum krevetin e shtisha nje jastak ndermjet qe mos me prek njoni tjetrin hahahaha
Hahaha laura un kapem gjithmon edhe per m? té voglin ai m? thot pse flet agresive kur esht vet qe ngre zerin po ama kto koh ká dal qe kam pas un té drejt dhe o ca lumturieee kur kupton se del sic don ti
(13 vite më parë)
Hahahahhahahahahaahaha iris shum interesant me ka pelqy shum por titulli qe kishe ver kur te jeni duke u zerm me burr lexooni kete po ku me lexuar kete moj iris ne ato moomente veq me ndegjuar mos poo kalon ndooj fjel pa ja kthy hahahah