Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Septium ne miter

Pershendetje nena edhe ato qe presin te behen nena shpresjo te jeni mir nena un ju kam treguar qe kam ber nje nderhyrje ne miter edhe sod lexova letren e mjekut edhe aty shkruan keshtu vrehet nje septium ne miter me qe rqst behet reseksioni i septumit ne miter nena un nuk kuptoj as gje qfar do te thot fjala septium ndersa titulli i keti shkrimi shkruan keshtu howsteroscopic operation a dini gje per ket gje ju lutem me kshilloni nese kuptoni ndoj gje ketu ju pershendes ju dua shum

(13 vite më parë)
(13 vite më parë)
Laura une e kam bere kete dhe ajo nderhyrje quhet histeroskopi, une e kam bere jashte. Ka dy lloje uterus arkuar bikor dhe arkuat septum, bikorni eshte nje lloj ndarje ne miter e cila eshte ne forme kockore dhe nuk pranon nderhyrje ndersa semtum eshte ne forme cipe e cila rregullohet me nderhrje. Une e kisha septum bera histeroskopine dhe 5 muaj mbrapa ngela shtatezane. Nuk e di sa te madhe e kishe ndarjen ti sepse ato luajne dhe me perqindje une e kisha 40% dhe me duhej ta beja patjeter.
(13 vite më parë)
Nena ju falenderoj nga zemra jeni shum te mira allahu ju shperbleft me keni qetsuar sepse as gje nuk kam kuptuar sr qfar ka then mjekja ju falenderoj shum nga zemra
Ilda Shyle (13 vite më parë)
Prsh Laura. Ashtu sic ta ka shpjeguar edhe Gentiana septumi eshte nje perde indore qe e ndan hapesiren e mitres ne dy dhoma. Ka lloje dhe forma te ndryshme septumesh. Nese mjeku evidenton nje gje te tille, patjeter qe duhet bere nderhyrje per ta hequr, pasi nese ngelesh shtatzane eshte mundesia me e madhe per abort. Nje e afermja e imja ishte shtazane ne javen e 6 apo te 7 se mbaj mend dhe ne momentin kur shkon te beje ekon e radhes, merr vesh qe kishte binjake dhe se ishte nderprere shtazania, njeri fetus ne javen e 4 dhe tjetri ne javen e 6. Imagjino sa e dhimbshme! Pas abortit u identifikua qe kishte septum. Pas nje sere analizash dhe ekzaminimesh kreu nderhyrjen per ta hequr e cila zgjat vetem 10 minuta dhe tani eshte gjithcka ne rregull per nje shtazani tjeter te shendetshme. Nuk di te te tregoj me shume detaje.
(13 vite më parë)
Septumi uterin është një perde indore qëe ndan hapësirën e mitrës në dy dhoma. Është prezente që nga lindja dhe shoqërohetshpesh me infertilitet dhe aborte të përsëritura. Një hysteroskop i hollë i lidhurme një videokamer dhe nje burim drite futet nëpërmjet kanalit të qafës së mitrësnë hapësirën e mitrës. Gjatë kësaj kohe një sasi e vogël solucioni fiziologjikfutet në mitër me qëllim që të pamja të jetë sa me e qartë. Mjeku vëzhgon formëne hapësirës së mitrës, shikon për polipe, fibroide, apo probleme të tjera që mundtë shkaktojnë hemorragji. Nëse mjeku dyshon për dicka mund të marrë biopsi tëdrejtuar në zonën e dyshuar. Si rregull procedura zgjat vetëm disa minuta..edhe un kaq lexova nese do me shum informacion futu ne google i gjen te gjitha...
Ina ** (13 vite më parë)
kurse septumi qenka mures ndares ne miter, dhe nese ke probleme me kete mund te kesh shume gjakrrjedhje.. une se di problemin tend por keshtu thote.. dhe ne rast te tille u beka nje operacion qe e heqin kete mur ndares. kaq munda te mesoj :(
Ina ** (13 vite më parë)
Pershndetje Laura.. As une nuk e di ca eshte por pashe ne internet dhe hysteroscopic oeration eshte nje operacion qe behet per te futur nje mjetm, si teleskop ne miter dhe per te pare ca behet brenda.. ne pergjithsi u beka kur ke shuuume perioda, perioda te zgjatura shume, etj.. por eshte nje operacion i vogel dhe mund te dalesh nga spitali brenda dites, dhe behet me mpirje lokale, dmth je koshiente gjate operacionit..

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?