Trembja nga zhurmat
Pershendetje nena, uroj qe te jemi mire ju dhe bebat tuaj. doja t\'ju beja nje pyetje per djalin tim. Noeli pas 2 ditesh mbush 7 muaj por keto dite kam vene re qe ka shume frike nga zhurma e fsheses me korrent, nga zhurma e blenderit si dhe nga zhurma e aparatit te aerosolit. Kjo e fundit me ben shume merak pasi ate ia kam perdorur kur ka qene 4 muajsh dhe nuk ka patur probleme. Ju lutem me thoni a ju ka ndodhur ndonjeres keshtu dhe si veproni pasi une kam filluar ta ve blenderin ne dhomen e gjumit :( Kam pare ketu ne portal nena qe thone qe femijet e tyre i ze gjumi me zhurmen e thareses ose te fsheses. Me falni se u zgjata shume por jam bere merak .Ju uroj me te mirat.

