Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

1 vjeqarja preferon me shume turshi se ushqimet tjera!

Pershendetje nena si kaloni a jeni mire, kam vajzen 1 vjecare po i pelqejne turshite e vecanerisht domatet e gjelberta, ushqimet tjera qe ja pregadis pak e hiq spo han cfare mendimi keni ju a i ben dem ndonje gje me ja hjek po kane se keni idene sa shishem e han me ate rast po mundem edhe ca buke ti jep, faliminderit nese me keshilloni.

Nora Aliu (13 vite më parë)
(13 vite më parë)
Nora, thuju vjehrrive qe e vertet asht se perpara keshtu jan rrit te gjith po thuj keni pas skomje e skeni pas zgjidhje, ndersa sot jan kohra tjera. Une se kuptoj asnje nan qe merr keso lloj vendimesh per tja plotesuar deshirat vjerres e vjerrit apo nanes e babes vet. Thuj JOOOOOO edhe pik..e nese e ke burrin aq kok-bosh dhe nuk te perkrah ne kto vendime ateher me mir ik nga aty se te marresh femijet ne qaf, dhe te vuajn pas disa koheve. Une i kisha than ne goj qe JO edhe gjithashtu kisha lyp perkrahje nga burri, e nder tjera e kisha shti me lexu ne internet qka asht krypa dhe si ndikon ne organizem e sidomos te femija. Ishalla po mueshn mend shqiptart se nima 70% jemi kok-trrash.... Nora e ty zoti te ndihmoft se te kuptoj plotesisht qe nuk e ki as ti te leht, por te lutem lufto per te miren e femis se ti je nana e saj, ajo ska tketer kend te kuftoj e ta mbroj nga e keqja, e keshtu qe keto ushqime jon gjithashtu dhun ndaj femis por ne menyra tjera.
Jeta . (13 vite më parë)
Atehere e ke problem nora sepse shija e personit nuk ndryshon dhe aq me pak mendja e njeriut pasi ti kaloj te 40.kjo eshte nji problem i shum nenave me gjysherit dhe fatekeqesisht nese nuk ke pak autoritet ti ndalosh te shkaterrojn psiqikisht.nuk njoh shum popuj nga afer sa i perket kultures se brendeshme familjare por ama di te them qe ne shqiptaret per keto gjera me injorant me nuk besoj qe na kalon kush, keqardhje shum.
(13 vite më parë)
Logjikisht, as ne te rriturit nuk ben ti ham turrshit sepse te gjith e dim sa kan krit ato e lere me mos te flasim per femin. Te femiut mund te paramendoni se si ja ben veshkat e nuk po flas per gjera tjera
Nora Aliu (13 vite më parë)
faliminderit shum valla un spo i ve ne sofer amo kur po hajn vjehrria po i vejn edhe vjehrri po i jep spo di si ta largoj boll po i them amo kta po thoj hajt s ektyneher qishtu jan rrit edhe ma te shnoj jena kan edhe spo ke qa me bo veq mu bu hor me ta pom thoj ti po i jep sene tblem qika po rrin nhall e qishtu valla gjithsesi ju faliminderit
Jeta . (13 vite më parë)
Edhe vajza ime cdo gje te tharet e han me dashuri te madhe e sidomos turshit.nga turshit i jap nji turshi me speca te gjelberta qe i vendoj me uthull natyral dhe kryp, kurse turshit tjera i kam heq krejta,as ne nuk i konsumojm me, e ngaqe ka shije te atille une i jap kos, moll, e gjera te kesaj sorte qe jan te shendeteshme por qe vijn me te tharta ne shije.
rinesa hoxha (13 vite më parë)
besoj qe nuk i bejn aspak mire mundohu mja dhan naj pem ose buk sepse edhe neve na bejn ato dem ose leje mo femijes edeh per lukth nuk jan te mira te pershendes
Tina R (13 vite më parë)
Nora stomaku i femiut 1 vjecar eshte ende i ndieshem dhe ma merr mendja qe me turshi do te ja ngacmosh, pasi ato permbajne konzervanse te ndryshme gje qe sjan te mira per te rriturit e lere me per femijet mos i ofro ushqime te tilla,largoi nga sofra deri sa e ushqen femiun.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?