Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Shtatzënia 3 muaj pas abortit

Te nderuara nena, une qe 3 muaj kam abortu e tash kam mbet shtatzene, mjeku me ka thene qe pas 6 muajsh duhet me mbet, une jam e shqetesuar, a ka najkush qe e ka kete rast e ka pas sukses, me tregoni ju lutem, tung klm.

Arta (13 vite më parë)
Vanesa (12 vite më parë)
Pershendetje, une kam rreth 1 jave qe kam abortuar (8 jave) mjeku me ka thane mbas 3 muaj mundesh prape me mbet shtatzane, ama a ka rrezik me mbet mbas 1 muaj? klm ju pershendes.
Dafina Hoxha (13 vite më parë)
Pershendetje, une kam rreth 2 muaj qe kam abortuar pa deshire dhe tani dua te mbes shtatzene por frikesohem. Ju lutem me shpjegoni a ka ndonje rrezik nese provoj qe tash apo te pres periudhen e parapare prej mjekeve? Faleminderit shume.
Tringa (13 vite më parë)
Arta edhe une jam nje vajze e re dhe kam abortuar,mirpo mjekja ime me ka then se me rregull duhet mbas 3 muajve me mbet shtatzan ajo me ka preferuar vet mua..keshtu qe mos ke frik aspak Te uroj shtatzani te mbare e dashur.
Arta (13 vite më parë)
Faleminderit per pergjigjjen tuaj nga Arta, klm.
Linda (13 vite më parë)
Une kam pasur abort jo spontan pasi qe e kam lindur femijen e pare, dhe pas dy muaj abort kam mbet prap shtatzane. Jam 30 javshe tani dhe fetusi eshte duke u zhvilluar mire, keshtu qe mos u brengos. Ne Gjermani ne literature me sa kam lexuar nga disa gjinekolog thuhet qe, je ne gjendje te mbetesh shtatzene dhe eshte normale pas nje ose dy cikle, krejt varet sa javeshe ke qene ti shtatzene ne kohen e abortit psh nese ke pasur 8 jave dy cikle eshte normale te kalojne qe te mbetesh prap shtatzene.
Yllka (13 vite më parë)
Arta edhe une kam abortu dhe mbas 3 muajve kam mbet shtatzane tash jam shtatzane ne javen 25, jetoj ne Gjermani, ketu mjeku me ka thane mbas 3 muajve muj me mbet shtatzane ne Ks kom ndigju qe mbas 6 muajve, shpresoj edhe per ty edhe per veti qe gjithcka ka me shku mire te pershendes :)
Tina (13 vite më parë)
Arta nuk e besoj qe ki me pas naj problem, edhe pse preferohet me prit 6 muaj pas abortit. Vetem mos e shqeteso veten, se ajo mundet me te shkaktu ma shume problem. Suksese.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?