Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Shtrëngimet / Kontraksionet

Pershendetje per te gjitha! Jam tek fundi i shtatzenise se pare - Java e 38. A mendoni qe jane normale kontraksionet e shpeshta, sepse gjate nates se mbremshme kam pasur shume, zakonisht kur isha e shtrire ne shpine ndjeja se po me zihet fryma dhe barkun e kisha te forte dhe grumbullohej i teri larte. Ju pershendes dhe ju falenderoj per kohen qe po gjeni per shqetesimet tona si nena te reja. Shendet!

Learta (13 vite më parë)
Ana (13 vite më parë)
E dashur mos u shqeteso fare, qendrimi me shpine nuk eshte i duhuri gjate shtatzenise dhe normale qe femija do te te marri frymen ne ate pozicion, gjate shtatzenise sidomos muajt e fundit qe levizjet e bebit jane me te medha, rekomandohet vetem qendrimi anash, sidomos ne te majte, dhe kur je e lodhur, e shqetesuar, ke nevoje te qetesohesh dhe te flesh shtriu anash ne te majte... te siguroj qe ske pse te shqetesohesh fare eshte vete ai pozicion qe te jep marrjen e frymes, sa per kontraktimet nqs ste vijne nga momenti qe je shtrire, mundohu vetem te qetesohesh dhe te rrish shtrire ne momentin qe ke kontraktime, pastaj kur je me e qete dil dhe vetem ec, kjo gje me ka ndihmuar mua qe te bej nje lindje te kollajte fare dhe pa asnje carje... te uroj dhe ty gjithashtu te lindesh si nje kokerr veze sic thone te vjetrit...
Lina (13 vite më parë)
E dashura Learta, ti duhet te shkosh tek gjinekologu sa me shpejt te besh nje kontroll sepse edhe mosha e shtatzanise eshte ne fund e eshte shume normale te besh lindjen edhe ne 38 jave. Uroj te kesh nje lindje me kollajllek.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?