Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Qumeshti i gjirit kur ju ka ardhur?

Pershendetje te dashura nena, un jam 39 jave e 3 dite, po doja tju pyesja: "ju kur ju ka ardhur qumeshti ose clostrum qe vjen para qumeshtit?!" sepse me kane pyetur disa mike te miat dhe jane cuditur qe mua sme ka ardhur ende sepse sipas tyre duhet te me kishte ardhur,madje kam degjuar raste qe ju vjen qe muajin e 7. ju kur iu ka ardhur qumeshti?! theksoj se per mua kjo eshte lindja e pare. ju falenderoj.

Eleonora Sh (13 vite më parë)
Dita Pr (13 vite më parë)
Nuk pasna ndegju qe vjen gjiri para lindjes e pa besushme..mbasi t lindesh po patjeter ...une kam pas mbas 4ditve t lindjes...ndoshta eshte e mundshme sdi...
Dita Pr (13 vite më parë)
Nuk pasna ndegju qe vjen gjiri para lindjes e pa besushme..mbasi t lindesh po patjeter ...une kam pas mbas 4ditve t lindjes...ndoshta eshte e mundshme sdi...
H. H. (13 vite më parë)
valla mu mka ardh mas tri dite edhe se kam shti ne gji shpesh qato tri dit po mas tri dite shum mka ardh mi pat ra djali sarilleku smujke me pi qka kam hek masanej po ja nxirrsha gjumin e i jepsha me zor
Eleonora Sh (13 vite më parë)
faleminderit nena te dashura, jeni nje ndihme e madhe morale dhe psikologjike, sepse me pare me bente pershtypje pasiguria qe te jep shtatzania por tani qe po e perjetoj vete qenka shume emocionuese dhe behesh shume emotive.
Vlora . (13 vite më parë)
mua me ka ardh qumshti 2 dit mbasi kom lind me heret jo
Valmira Hoti (13 vite më parë)
pershendetje eleonora, ishalla me nje lindje te lehte dhe bebe te shendosh. sa per pytjen nuk di qka te them se nuk kam lind hala veq te shkrova se edhe une i kam keto dilemat e tua, jam ne javen e 29 dhe edhe une kam degju se fillon bile prej mujait te shtat te dikush dikush e te une hala kurgja ska fillu, nganjeher tutna qe skam me pas e nganjehr me mban ajo se mami jem ka pas shume gji dhe na ka ushqy krejtve me gji e po tham se ndoshta shkon pak edhe me trashigemi. ishalla te vjen. ndoshta komentojn nanat tjera qe kan lind e na japin ndonje keshill. suksese
Meri H. (13 vite më parë)
Eleonora sdo me than qe patjeter duhet me te ardh para se me lind...mue as nlindjen e pare sme ka ardh as tash nte dyten...mka ardh tri dite masi kom lind,,,ti si te lind beben shtine ne gji mas dy ore menihere edhe qato diteet e para shtine shpesh ,,,sa ma shpesh se te vjen ma leht.
Nita Berisha (13 vite më parë)
Eleonora te deshiroje lindje te lehte dhe femije te shendoshe... Mua me ka ardh mbas 1 dite kur linda ...
(13 vite më parë)
Mos u shqeteso se kjo eshte individuale. disa e lirojne me lehte qumeshtin nga gjiri, disa me veshtire. ty vetem ka fillu kulloshtra te te behet, por une nuk te kisha thene qe te shtrydhesh gjirin dhe ta testosh sepse nxit kontraksione te parakohshme edhe pse ti je ne kohen e duhur te linjdes, por prap se prap femija e din kur deshiron te dal. kulloshtra fillon te rrjedhe ne momentin kur mitra fillon te tkurret, pas lindje. pra kontraksionet qe do i kesh gjate procesit te lindjes, i japin sinjal trupit qe te fillojne ngritjen e prolaktines, dhe ne kete forme fillon dhe procesi i prodhimit te qumeshtit. ti mos u shqeteso per asgje, e rendesishem eshte qe pas lindjes ta vesh foshnjen menjhere ne gji./ sa me shume qe ai/ajo thith, aq me teper nxitet prodhimi i kulloshtres/qumeshtit si dhe mitra tkurret, dhe vie ne vendin e vet. e ti kete do e ndjesh me dhimbje te lehta sikur te ciklit si dhe me therrje te lehta ne gjoks.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?