Prsh nëna jam ne hall , kam djalin 7 muajsh . Tash 5 dit kam djalin me koll, qdo ushqim qe han e vjell, gjirin nuk e mer e ka nje gerrham qe po me shqetson shum.Qe disa dit !
Kam perdor kto barna : ventolin sirup , dhe hapa :prednol nuk kan pas efekt , fillova 4 dit me inhalim prep ka gerrham .O zot se e merzitur jam per djalin nuk di qfar te bej .
Nje pediater me tha tja jap keto tableta :
Granulla. Singulair(montelucast)4mg .
Po dashke me perdor 28 dit nga 1 me mbremje me shkri ne uj ose qumesht . Ju lutem shum nena nese dikur din diqka per kto barna , ose nese keni perdor me tregoni se nuk po di atej filloj me ja dhon djalit ajo .
Kto barna po vishin nga amerika . Pres pergjigjjen tuaj nena ju lutem se jam bo shum merak.
Gjith te mirat per ju nena.
flm shum alketa per pergjigjjen jo asgje sperdori pa konsullta mirpo pediatri me ka then qe inhalimin me trerje fiziologjike ose qaj kamomil mund te ja besh qdo mbremje sidomos ne kete peridhen e vieusave se tha ni shprehje mi ba inhalim vetem me tretje ose uj deti ne mbremje dhe me qit me fjet eshte nisoj si me dal ne ora pes me ec rreth detit, mirpo kam harru me pyt se a guxon fmiu me dal jasht psh nese ka ba inhalim gjat ditea. kam degju nga nenat se thon se fmiu i ka mushkrit e lagta nga inhalimi andaj sduhet me ja ndrru temp e dhomes ose me qit jasht. flm shum edhe nje here
smalazogu@hotmail.com(12 vite më parë)
Pajtohem me ty alketa edhe un djalin e kam me alergji po tash ka fillu ti kaloj e ka trashiguese nga babi i vete e une i vizitoj te dr.Drita telaku eshte nje mjeke e mrekullusheme eshte pulmologe fal saj djali im eshte mir shum.
(12 vite më parë)
Loreta, femijet e mi vuajne nga alergjia e pluhurit te shpise, polenit, dhe kete e kam kuptu ne baze te disa simptomeve por per baze kam burrin qe vuan nga kto, dmth trasheguese. dhe rezultati kur jane te vegjel eshte kapja e bronhiti shpesh. thuajse deri me tani cdo muaj djali e kam pas me bronhit. vajzen me pak a djalin me shume. une temp. e dhomes e mbaj gjithmone 23.5-24. vetem kur i patroje per 3 ore e lere 25. kur ju beje inhalim, qumesht nuk ju jap te pakten 2 ore. pas dy ore mundesh, qumeshti dhe produktete e tij nuk jane fort te rekomandueshme gjate procesit te inhalimit. inhalimi nuk eshte gje qe shkakton varje nga ai. eshte terapi. une te kisha udhezu te lexosh me shume rreth tij. kur ne organet e frymarrjes te poshtme ka sekret, atehere kalohet me inhalim ngase as sirupi as sprey(salbutamol) nuk e arrin ate shkalle te bronkeve. keshtu shkn me inhalim. ne rast se nuk detektohet me kohe sekreti ne bronke e qe te shumten e rasteve nenat e injorojne kete gje duke mendu qe ka vetem ftohje(laringopharingitis) vjen deri tek bllokimi nga sekreti dhe temperatura e larte. Une inhalimin nuk e beje pa konsulte me pediater. me mire me e vizitu si shpesh pediatrin se sa me e trajtu vete femiun. dhe duke u nis nga ajo qe mbidoza ose dhe mos perdorimi i duhur i salbutamolit, ka efekte anesore te kesiaj, rrahje te zemres te pershpejtuar, dridhje, ethe etj. keshtu qe nuk ka rutine pse bene inhalim, duhet me pas kujdes se femija kur sekreti i shkoliset djersitet(dhe rrobat duhet te ndrrohen shpesh) dhe kollitet me shume. kur kollitet duhet te kthehet permbys dhe te i rrahet shpina lehte. ose e vjell ose e perbin e me jashteqitje mandej e qet jashte sekretin. inkurajohet cdo nene te i ofron femiut qaj, peme te shtrydhuna sidomos mandarina tash kane dhe vit c dhe jane te dobishme per bronhit. mjalt ne qaj, uje, supa, ushqim te lengshem. kshtu femijeve te mi ju zgjat 3 dite max 5. por dy here me ka ndodh te i zgjat djalit 5 dite dhe normal inhalimi 5 dite se perndryshe 3 dite kalon me inhalim. ske nevoje me i jap sirupe shtese per kolle ose sekret. terapi kurr mos kombino pa konsulte kur i perdor ventolin. mundesh vetem asist ose ambrotus por dhe kjo pediatri e pershkrun. une dhe tani njekohesisht po ua lyj pak gjoksin me mukoplant(gel) edhe spray Ialoclean gjithmone ju perdor. se zakonisht edhe fyti skuqet pak kur ka bronhit se nga fytikalon poshte. pra, inhalim, spray ialoclean, eventualisht ambrotus /asist, vitamin c, qaj, majt. lengje supa
Alketa desha met pyt diqka pasi veq paske informata dhe pervoj per bronhitin pasi qe mjeku ma i mire eshte vet nena kur eshte provu me lloj smundje. Une e kam ni djal 3 vjet e 2 muj dhe deri ne 3 vite kurr ska pas bronhit ose zenje ne gjoks. Kur i mbushi 3 vjet fitoj bronhit dhe ju perserit per dy muaj rresht taman ju sheru prap pas ni muji dhe mejku heren e pare me dha veq antibiotik dhe siurp ventolin dhe si duket nuk arriti me liru krejt sekretin dhe per ni muj ju perserit gjendja prap e nejejt filloj te gerhas frymarja e veshtirsuar, kur shkova te mejku prap te njejtat gjera dhe e ndrrova pediatrin dhe pediatri tjeter me tha ti boj inhalim me ventolin dhe tretje qdo 6 ore dhe ni antibiotik dhe kshtu veprova dhe i kaloj tani eshte mire, mirpo une skam shum iformat per inhalim dmth kam degju se kur bon inhalim sguxon me qit jasht fmiun, sguxon mi dhan me pi ni koh etj etj a mi sqaron pak te lutem psh kto a bahet fmija i varun nese ni her mjekohet me inhalim a guxon me ndrru temeperaturen e dhomes nese ka ba inhalim dhe a eshte i domshem nese e shef se fmiu ka koll dhe i bon inhalim pa u konsulltu me pediatrin. Pasi djali nganjehr po fillon ni koll po i boj ni inhalim me tretje disa dit po me doket se po i largohet flm per pergjigjjejn kam msu shum prej shkrimev tua
kesi edhe un e kam pas djalin shum her ashtu kur e kam qu te mjeku mka then asgje ska veq viroz i kalon vet naj her mka qit nje sirup asgje tjeter. un kam marr shum frik atje pediatrat ishalla te sherohet shpejt djali
(12 vite më parë)
Alketa, po ashtu sic the ti eshte por edhe medikamentet shtes nuk do te thot qe te kalojin ne shkallen e 3 pa e kalu te 1...po them qe neve sa dim dhe mendojim qe dim ne nuk dim...sepse praktika dhe teoria jan 2 bota te ndrryshme...
(12 vite më parë)
jo dhe ne kosove ke profesioniste, por ja qe po duhet ti kerkojme. ka dhe nga ata qe nuk din as nje paracet ta ordinojne, por qe ne duhet ti verejme ate. fale zotiti informimi eshte shume i madhe ne kete dite, dhe mund te ju ikesh ketyre rasteve. te tilla ka cdo kund ne bote. ndodhi ne belgjike me nestle rreth mishit te kalit??? dhe nga kush u shit nga gjermania??? Une elinda e trajtoje ftohjen tek femija im vetem me qaj kamomil, mjalt mbi nje vit dhe me vitamin c, pika fiziologjike per hund dhe ne rast te ngritjes se temperatures, paracet asgje tjeter.pa i derguar tek pediatri ju kalon, por kur kalon shkallen e dyte, duhet te veprohet me medikamente shtese.
(12 vite më parë)
Alketa, un ne te vertet nuk trajtoj bronhitin sepse nuk jam mjeke...e dyta eshte qe mu aty ishte fjala qe kishte qen mir qe nga fillimi ta trrajtonin ne metoda te lehta dhe nuk kishte ardhur deri ketu...pra ketu dhe veq ceka qe, sa din mjeket tan ashtu dhe veprojin...per fat te keq
(12 vite më parë)
une si nje nene dhe jo si nje doktore e graduar nga shenca, dij mjaft per bazen e barerave si posedoje mjaft njohuri sa i perkete atakimeve nga viruset, bakteriet, infeksionet etj te femijet. jam sprovuar shume, kam lexuar shume shume, sa qe mund ta quaj veten lirisht nje infermiere por pa diplome, e sa per nje nene te informuar, kete e kam, te garantuar. Ketu neve po supozoje, se pa e pare me sy dhe ndegju me vesh, asnjeri se din se si eshte, dhe nganjehere ne nenat i bejme me te medha gjerat se sa we jane ne te vertet, egzagjerojme pra, e ky egzagjerimi une, nganjehere jep dhe diagnoza te rrejshme.
(12 vite më parë)
si e trajton ti elinda, bronhitin??? po e zeme qe djali i kesit e ka, ka frymarrje te veshtiresuar, ka bronket e mbushura plot sekret, nuk bene gjumin si duhet, hundet e zena, pastaj dhe fyti atakohet. si doe trajtoje ti dhe cfare terapie do pershkruaje ne kete gjendje? nuk eshte vetem ftohj e zakonshme, seshte laryngopharyngitis. dhe ky mund te shkaktoje vetem kolle dhe temperature.
(12 vite më parë)
e di e di elinda, qe ka ibuprofena te ndryshem. nurofeni ne ks eshte aktualisht me i miri. une nuk jetoje ne eurpoe por ne kosove. dhe gjithashtu edhe ne eurpoe nhihet si me efikasi. prodhim anglez. e tek djali i kesit, veq eshte zhvillu, kshtu qe rrugedalje me brufen ska.
(12 vite më parë)
Alketa, une nuk dij si vijim ne konkludim qe mund te ket ate apo kete perderi sa kesi do e qoj te mjeku dhe ata do shohin se qfar ka ne realitet...Une e kuptoj qka eshte ventolina dhe e dij (sepse punoj dhe vet ne kete profesion) mirpo ka shum sende me efikase per femin ne kete mosh e jo meniher ventoline...Mirpo mjeksia ne gjdo vend perdoret ashtu dhe aq sa din...
(12 vite më parë)
Alketa, ibubrufeni ka shum \"familjar\" ne familjen e tij qe quhen burana, ibucin, ibumax etj etj...Dhe jan mu per kete gje dhe perdoren per kete gje...Sidomos jan per moshen dhe peshen e femis...Ate te garantoj un sepse ne europ ipet tek femijet po me ket shkak qe kan, por ipet ne fillim qe te parandaloj te madhen..E nese nuk ka sukses ateher vazhdon me mjekim me efikas...
(12 vite më parë)
por ventolin elinda, ka pika per ihalim, ka sprej ka sirup. kur ka bronhit, pa salbutamol si do e largosh ate??? ti mund ta zbsesh por ta eleminosh ne total , nuk ka shanse. nejse kesi po e dergon ne spital amerikan, besoje qe atje do ja japin udhezimet e duhura. me duket dr erzeni eshte si pediater tani per momentin, dhe eshte shume i mire.
(12 vite më parë)
Alketa, per ventolinen edhe un i kam shkruar me heret Kesit, pse ti japi femiut ventoline kur ka shum metoda tjera per ta mjekuar...Ventolina do te ishte gjeja gati e fundit qe do tja perdorja femiut tim (vetem ne rast qe te ket diqka tjeter ne mushkeri) ....Inhalimi eshte metoda me efikase per fillim e pastaj do kishe ditur te veprosh nese nuk do ju largonte...
Nana te dashura un veq ju falenderoj nga zemra nga shpirti jeni nenat me te mirat ne bot .
Un nuk po kam koh me shkru ma shum veq dsshta me ju falenderu shum. tash kam termin me qu djalin ne spital amerikan
Ta sho qka pom thojn jam shum e merzitua .
Zoti ju rujt juve dhe familjet e juaja. Respekt maksimal per ju.
(12 vite më parë)
diellza, 1ml ventolin ne pergjithesi salbutamol eshte shume shume eshte. te rrahuart e zemres se atij femije pershpejtohen tej mase nga mbidoza e salbutamolit.
(12 vite më parë)
Sarah, nese femija eshte i nxanun ne gjyks dhe ka qelb ateher nuk guxon ti japesh qumesht e as tjera sende qe permbajn qumesht sepse i formojin apo i rrisin edhe me shum gjelbin ne gjoks...sa ma larg qumshtit ne at koh kur femiu ka shum peshtym apo qelb ne gjoks...
diellzaaas(12 vite më parë)
pajtona me alketen,pervec kesaj mund te ja besh inhalimin gjat dites me shpesh veq me tretje fiziologjike me sasi 2 ml dje para se ta vendos me nxe pak ujin dhe pastaj ta bledh pumpen per nxerrjen e sekretit ngu hunda dhe te ja besh qdo her pas inhalimit ajo do ti ndihmoj shume,nese kjo sbon pun kishte qen mir me dergu te mjeku qe te ja nxerrin sekretin me pompen e atyre...e inhalimin me pika ja ben cdo 6 or ka 1 mil ,ndersa pa pika sa me shume qe mundesh...kjo metod ma ka shpetuar vajzen time dy muajsh nga bronhiti,shpresoj qe te ndihmoj
(12 vite më parë)
ibuprofeni, nuk ipet kur femija ka sekret ose dhe kur ka barkqitje, mos e perdor, asnje te mire ne kete situate se ke nga ky. nurofeni eshte me i miri por i padobishem ne situaten tende. ne rast temperature ordinohen supostet ose sirupi paracetamol.
(12 vite më parë)
Kesi, djali ka fitu bronhit obstruens, mbasi e ka kollen me gerham dhe vjell. e vjella i bene mire per aresye se e qet gelbazen jashte. une te kisha thene qe djalit ti besh ihalim cdo 6 ore 2 dite me ventolin pika per ihalim(salbutamol) dhe tretje fiziologjike i qet ne te. sasia per ventolin per moshen e djalit tend shkrun ne paketim ose ose thirre pediatrin pyete. nese nuk gaboje 0.2ml shkon. kete sasi e mat me shiringe qe e blen ne apoteke. dhe per tretje pyete pediatrion. kujdes duhet shtuar gjate perdorimit me ventolin. nuk eshte e lejuar qete perdoren njekohesisht dy terapi ne kombinim. andaj kur vendos qe femiun ta trajtosh me salbutamol, kjo shkon nuk mund te kombinohet vetvetiu vetem ne konsulte me doktorin. e inahlon 3-4 rresht, 2 dite cdo 6 ore 3 4 cdo 8 ore. ne rast se kolli nuk i permiresohet qysh pas inhalimit te dyte, duhet te vizitosh prape mjekun ose te ndegjohesh ne telefon. jane disa injeksione qe mund te ja hudhesh ne inhalim dhe i qetesohet kolla. pas 3 dite ne kombinim me inhalim mund te shtosh ne terapi sirupin ambrotus. dhe ipet pas inhalimit. inhalimi e shkolis sekretin ndersa ambrotusi(ambroxol) e detyron ate te del nga bronket ose permes vjelljes ose permes jashteqitjes, ky gjithashtu e nxit me u kollit per dalje te sekretit, keshtu qe nese ta pershkrun mjeku mos u shqeteso per shkak te kollit pas marrjes se ambrotusit. kur kollitet qe nuk vjell ai e perbin sekretin(gelbazen) dhe e veren ti ne pampers kur ta qet. gjithsesi, une te kisha thene qe ta vizitosh tek ndonje pediater profesionit per bronhit. kete terapine qe e ke pershkru ti e kane efektin e ambrotus sirupit por qe tek femija i vogel pa kombinim me inhalim e maltreton shume. llogarit qe po e detyron organizmin e femiut te qet dicka qe eshte e terur, e njejta situate eshte, pa e lageshtu ate pjese, ajo nuk shkolitet. ndiqi keshillat e mia, jo qe une jam me profesioniste se nenat tjera, por femijet e mi shume shpesh kane bronhit, per shkak te alergjive qe kane, dhe jam sprovuar me nje situate te tille shume shpesh. gjate terapise si dhe pas saj, eshte strikt e keshillueshme qe femija te mos qendroje te tym duhani, te mos atakohet nga vesa, nga mjegulla, nga ajri jashte qe eshte i lagur sidomos kjo kohe, ajri te mos jete shume i thate brenda, nga ngroheset.jepi kamomil me vitamin C, mundesh te i shtrydhesh peme, dhe te ja japesh ne forme lengu, supe, cdo ushqim duhet te jete i lengshme jo i thate. konsumimi i lengjeve ka nje rol shume te madh ne kete rast. pas inhalimit mos i ofro menjhere qumesht se vetem cka e hudh poshte kete proces.
Kesi pershendetje pasi qe nuk i kalon me hapa une shpesh vajzes ja skuqi sheqerin dhe i qes do qumsht edhe jq zbutke kollin shum bile flejke e qet duhet kanjeher edhe qeto barnat popullore mi perdor... Mami me pet than per sheqer edhe vetit shpesh ja bej kur kam dhimt fyti te pershendes inshaAllah i kalon djalit
pershendetje kesi,,, deshta me te treguar diqka kur ekam pas vajzen e vogel ika pas 7 muj e rroki nje kolll o zot imadh sdishin as mjeket qfar te japin me jam myt tu e qu naper mjek tu ja ndrru ilaqet por prap e kot sju nal edhe kur e dergova te nje dr aj me tha qe e shte ekot sado qe i jep se pa e ber te veten kolli nuk e len por demethenja e kesaj ish kon se vajza ime e kish pas \"kollin e keq \" i ka zgjat 2 muj o zot shpyrtin ja nxirrke dej sa villke su rehatojke epo them mos eka edhe djali yt shpresoj mos ta ket por ish nje gje kaluse edhe pse shum e veshtir se nese eka kollin eshte ekot ti japesh ilaqe veq ekam pas myt qiken me ilaqe te pershendes uroj shendet djalit
Prsh elinda un kam perdor neorofen jan te anglis jan te ngjajshme ibubrufen.
Ok flm shum gjith te mirat
nuk po kam edhe koh me shkru ma gjat se djali spom rrin .
Prsh. Vjollca . Un jetoj ne kosov dhe e kam pas te pediatri ramush beiqi. Nuk e di qfar te bej jam.Bo shum merak vjollca po ndihet tu gerrhat shum . Do ta qoj tash ne spital amerikan ta shof qka po thojn
Flm gjith te mirat
Kesi keshtu e kam pasur vajzen time 7 muajshe,mirpo mjeku i ka dhene antibiotik Pancef,si dhe Pico C vitamin c,dhe mezi si i ka kaluar vajzes se nuk me me lejke me e inhalu.Te lutem ki kujdes me djalin se edhe ai ka bronhit e kontrolloj tek ndonje pediater i mire,,,keto barnat tuaj nuk pasna degjuar per to asnjeher ndoshta nuk jeton ne kosove...sherim sa me te shpejt per djalin tuaj.
(12 vite më parë)
Kesi, a ke perdorur per djalin ibubrufen sepse ato jan tableta antibiotik + kunder dhimtes??? Ka ibubrufen per moshen e bebes dhe nuk jan te demshme...pyet dhe pediatrrin per kete sepse nuk di keshill tjeter pasi nuk kam pasur kesi rasti... :(
Kam perdor kto barna : ventolin sirup , dhe hapa :prednol nuk kan pas efekt , fillova 4 dit me inhalim prep ka gerrham .O zot se e merzitur jam per djalin nuk di qfar te bej .
Nje pediater me tha tja jap keto tableta :
Granulla. Singulair(montelucast)4mg .
Po dashke me perdor 28 dit nga 1 me mbremje me shkri ne uj ose qumesht . Ju lutem shum nena nese dikur din diqka per kto barna , ose nese keni perdor me tregoni se nuk po di atej filloj me ja dhon djalit ajo .
Kto barna po vishin nga amerika . Pres pergjigjjen tuaj nena ju lutem se jam bo shum merak.
Gjith te mirat per ju nena.