Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Pse bebes sime i mbetet qumështi në fyt?
A mund te me tregoni pse bebes sime i mbetet qumeshti ne fyt? Ka kater dite qe i ndodh kjo gje, dhe beba ime per disa qaste nuk merr fryme. Kam provuar me kapje te hundes, veshit, e kam kthyer ne shpine, por shume me vonese beba vie ne vete.
Jam e shqetesuar!
Arta (13 vite më parë)
Arta (13 vite më parë)
Ju faleminderit shume per keshillat. Paqin fat bebet tuaja, bashke me cdo bebe ne bote.
Eda (13 vite më parë)
Edhe une pajtohem me Ilirianen, edhe djalit tim 4 javesh i ndodh e njejta gje, infermieria me ka keshilluar qe gjinin ta kap me dore dmth nese i jep me gjinin e djathte atehere doren e djathte e perdore gishtin e madh mbi, ndersa 4 gishtat tjere perfundi gjirit, kur i mbet ne fyt une e mbaj nelt dhe i bie pak ne shpine ose permbys, mos provo menyra te tjera te lutem, cdo te mire :)
Rita (13 vite më parë)
Po i mbetet per arsye se ke shume gji, po mbaja gjinit gishtin si gershere se ia ndal pak, nuk i shkon me vrull, dmth edhe nese i mbetet ne fyt mos provo me vesh, e me hunde, se ato jane gabim, vetem e kthen permbys.
Iliriana (13 vite më parë)
Pershendetje Arta. Edhe djalin tim 4 javesh kur e ushqej me gji ndonjehere ndodh qe i mbetet qumeshti ne fyt. Kjo ndodh per arsye se i shkon sasi e madhe e qumeshtit dhe femijet ne kete moshe nuk munden te kaperdijne sasi te madhe te qumeshtit. Une ne ato raste e kthej djalin ne krah ose permbys dhe ia rrehi ngapak shpinen, pastaj si te qetesohet vazhdoj ta ushqej prap. Shpresoj qe do te ndihmoje kjo metode dhe nese ka sukses kisha pase deshire ta dija. Suksese nga Iliriana.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?